Zgjedhjet në Serbi dhe rreziku për luftë

Opinione

Zgjedhjet në Serbi dhe rreziku për luftë

Nga: Milazim Maraj Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 13:11
Milazim Maraj

♦Shpartallimi i Jugosllavisë filloj në Kosovë në vitin 1981 dhe përfundoj në Kosovë në vitin 1999 më Millosheviqin.

♦Shpartallimi i Serbisë ka vazhduar më ardhjen e pasardhësit të Millosheviqit dhe do të përfundoj më së largu deri në vitin 2025 me Vuçiqin.

Fitorja e Vuçiqit dhe klikës së vjetër të Millosheviçit nuk ishte ndonjë befasi. Mundë të befasohen ata që prisnin demokratizimin e Serbisë në krye me një ish kriminel të luftës.BE ka bërë sehire me Serbinë, ka përkëdhel si dhe ka futur në programe të BE programet kriminale serbe, më rastin e Republikës serbe dhe që 20 vite me rastin e Kosovës. Ka toleruar që politika e Serbisë të luaj bilardon e vet politik, pas të gjitha atyre krimeve të bëra në shtetet e ish Jugosllavisë, duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja ndërsa, sa i përket Kosovës asnjë herë nuk e ka pushuar gjenocidin, vetëm se i ka ndërruar format e veprimit të gjenocidit. Por BE na pa si të pa dhimbshëm. Nuk e panë të arsyeshme që Serbia të dënohet për gjenocid dhe etnocid mbi qytetarë të pafajshëm. Përkundrazi kjo u ftua në tavolinë bashkë me viktimat e saj si të ishte palë e pa fajshme.

Madje lejuan lazdrimet e saj, të pranon marrëveshje dhe pastaj të njëjtat nuk i zbaton, thotë se e pranoj pastaj nuk e nënshkruan. I sigurohen aleat misionar që pretendonin ta dëmtojnë Kosovën në favor të Serbisë, madje edhe ta ndëshkojnë Kosovën për ta joshë Serbinë. A janë këto masa që e detyrojnë Serbinë të nënshkruaj marrëveshje?; kur dihet që Serbia është pjesë e projektit rus për botën ruse dhe pa ndërprerë vazhdon punën në realizimin e këtij projekti. Kërkesa tani më i kanë haptas. Dodik deklaron haptas pretendimet e Serbisë, në Bosnjë, Mal të ZI dhe në Kosovë dhe nëse i realizon këto i kthehet Kroacisë e Sllovenisë. Kjo qeveri e re serbe, do të vazhdoj pjesën në vijim, të projektit kundër perëndimit dhe kundër NATO s.

Pas zgjedhjeve të parakohshme në Serbi shihet një shqetësim në BE. Besoj që është vonë. Zgjedhjet e parakohshme në Serbi nuk ishin kot. Ato kështu i duheshin Rusisë, të parakohshme. Ato ishin përgatit me blerje të votave, me vjedhje të votave, më kërcënime, me premtime me falsifikime të fletëvotimeve etj. Duhej të vinte klika e kriminale që shpartalloj Jugosllavinë. Tani ka nevojë për këtë klikë që kjo të shpartalloj Serbinë në interes të Rusisë. Që i është përcaktim i çartë o Bota ruse o s’ka çka me duhet Serbia. Serbia është mbarsur edhe më mbi 100.000 rus që gjëja kanë ikur nga lufta!?.

BE nuk ishte e gatshme që Serbia të paguaj krimet që ka bërë në vazhdimësi jo vetëm nga shekullin e fundit por edhe më parë. Serbia është armatosur por jo sa NATO. Serbia kishte marrë të tërë armatimin kur u ndanë republikat e Jugosllavisë por tani të gjitha janë mirë të armatosura dhe do të duhej të vazhdojnë të armatosën. Ne momentin kur fillon provokimet që sipas të gjitha gjasave do të fillojnë në Kosovë do të përballet më NATO- n dhe shtetet fqinjë. Kroacinë dhe Kosovën, ndërsa në Bosnjë mund të zhvillohet një luftë e brenda kundër boshnjakeve dhe kroatëve të Bosnjës nga Republika serbe, në Mal të Zi do të këtë përplasje në mes të dokleatëve dhe serbëve që erdhën nga Serbia. Do të ketë viktima por humbja do të jetë e garantuar për serbet. Kjo nuk do të jetë e lehtë për Republikën serbe, kjo do të thotë është fundi i kësaj krijese të rrezikshme për paqe.

Kosova duhet të jetë e përgatitur për sulme dhe për luftë por edhe kështu si jemi asnjëherë nuk kemi qenë më të përgatitur së tani. Ushtria serbe krekoset për “trimëritë” e sajë që ka treguar në luftë kundër shqiptarëve të Kosovës të pa armatosur, kundër pëlqeve, plakave, fëmijëve dhe grave shtatzëna. Kjo vetëm në Koshare ka provuar si thyhen te gjitha njësitë e saja elite par luftëtarëve shqiptarë. Për deri sa nuk shpërthen lufta Serbia do të ketë shpërthime nga brenda. Këto do ta shpejtojnë organizimin e eksportimit të konfliktit më jashtë për të tejkaluar problemet e grumbulluara në Serbi që nga vitet 1990. BE gaboj me qëndrimin e saj proserb. Nuk ka shembull në botë as nga historia e njerëzimit nuk ka shënime; që krimi është zhdukur duke e ushqyer. BE ka ushqyer krimin serb gjithmonë. Këtë krim e ka lindur rritur dhe kultivuar Turqia. Në vitin 1800 një sulltan ka formuar kombin SERV, që do të thotë servil. Këtë e ka bërë për shkak të servilizmit të tyre skllav. I quajti SERV dhe nga kjo këta ndërruan vetëm një shkronjë. Serbet në këtë kohë kishin okupuar haremet e Turqisë më vajzat e tyre. Këto ishin “patriotet serbe”.

Më këtë strategji fituan përkrahjen turke. Bazuar në përvojën e kaluar duket: nëse Millosheviqi zhbëri Jugosllavinë duke propaganduar që nuk do ta len të ndahet Vuçiq do ta zhbëjë Serbinë më propagandën e krijimit të Serbisë së madhe. Kjo nuk kalon pa viktima por humbësi kryesor dhe shumë i arsyeshëm për të humbur do të jetë Serbia. Lutjet që i behën Serbisë që njëzet vite ju kanë bë Millosheviqit që nga viti 1981 e deri në vitin 1999 në Rambuje dhe nuk i ka pranuar. Këto lutje kanë përfunduar më urdhër në Kumanovë në vitin 1999 që u zbatua pa fjalë dhe brenda dite. Vetëm kështu sigurohet paqe në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat