Vuçiqi nesër do t´i drejtohet popullit serb!

Opinione

Vuçiqi nesër do t´i drejtohet popullit serb!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 19 janar 2024 Në ora: 16:23
Autori Sherif Ramabaja

Sërish i jam nënshtruar një presioni të paparë. Kurti përsëri po e shkel vijën e kuqe. Në Davos i njoftova të gjithë se ai po më provokon mua, Serbinë dhe popullin serb, duke e tërhequr nga përdorimi dinarin si valutë valide në Kosovë.

Këtë poshtërim Serbia nuk do ta toleroi. Ai e pushtoi veriun, pa asnjë reagim nga bashkësia ndërkombëtare. E largoi administratën, pa asnjë reagim. E largoi policinë, pa asnjë reagim. E uzurpoi kuvendin komunal, pa asnjë reagim. I vendosi kryetarët e Bashkisë, pa asnjë reagim. Dhe ç´ndodhi pas një pushtimi të tillë klasik, natyrisht Banjska, për të cilën po më fajësojnë mua personalisht.

 Pas hetimeve që i ndërmorëm, po del sheshit se perëndimi e kishte organizuar vetë Banjskën, me të vetmin qëllim që të më akuzonin mua, në mënyrë që ta shtonin presionin ndaj meje.

Këto fakte i zbuloi BIA jonë dhe organet hetuese gjyqësore të Serbisë. Pas Banjskës siç dihet ishin zgjedhjet, për të cilat po ashtu më akuzojnë, pse i fitova unë me partin time, e jo opozita.

Ne e kemi një sistem të përsosur zgjedhor dhe kuptohet që zhvilluam zgjedhje  me standarde të larta, kurse perëndimi qëndron pas opozitës duke më akuzuar se i manipulova dhe i bleva zgjedhjet.

Mjaftoi kjo fjali e tyre që kundër meje të debatoi edhe Këshilli i Evropës. Unë kam deklaruar dhe po deklaroi se, nuk do të lejoj poshtërimin e Serbisë.

Këto ditë jemi po ashtu dëshmitar që Kosova po armatoset, me të vetmin qëllim që t´i kundërvihet Serbisë dhe po ashtu t´i ndjekin edhe ata pak serbë të cilët ende nuk janë shpërngulur.

Kjo është tejkalim i vijës së kuqe ndaj Serbisë. Këtë ua kam bërë të ditur të gjithëve. Në të kaluarën ne hynim dhe dilnim sa herë donim e kur donim në Kosovë, sepse ajo ishte e jona. Edhe sot me kushtetutën tonë, Kosova është dhe do të mbetet pjesë dhe provincë e jonë.

Kjo pra është një përparësi për ne, kur dihet që kushtetutën vetë e hartojmë ashtu si duam ne, e jo perëndimi.

Tashmë nuk e kam të qartë as unë. Vetëm para disa javësh të tërë ishin kundër Kurtit dhe Kosovës, kurse tash janë vënë kundër Serbisë dhe meje. Kjo është dyfytyrësia e perëndimit.

Që kur Kurti e mori pushtetin, të gjithë i kam njoftuar se ai është i rrezikshëm. Këtë rregullisht me fakte dhe zë të qartë, e thotë edhe opozita në Kosovë dhe çfarë po ndërmerret, asgjë.

Edhe në Davos i njoftova se armatosja e Kosovës dhe Kurtit, paraqet rrezik për stabilitetin e rajonit dhe Evropës.

Kurti me një arsenal të tillë armatimi jo që do ta sulmoi Serbinë, po edhe Maqedoninë dhe Malin e Zi. Qëllimi përfundimtar i tij është, krijimi i Shqipërisë së madhe. Serbia këtë me të gjitha mjetet do ta pengoi, me Rusinë apo pa Rusinë.

Ju kisha lutur të mos e nënçmoni Serbinë. Vetëm sivjet për ushtri dhe armatime  i kam ndarë 1,5 miliard dollar, këtë duhet ta dini.

Jam i bindur që popullin e kam pas, prandaj kjo më jep kurajo që mos t´i nënshtrohem perëndimit, e aq më pak Kurtit, por do ta mbrojë popullin serb në Kosovë, Bosnje, Mal të Zi, Maqedoni e Kroaci. Si kryetar do t´i shërbejë Serbisë  deri sa të jem gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat