Nuk vdes Presidenti Rugova

Opinione

Nuk vdes Presidenti Rugova

Nga: Milazim Maraj Më: 21 janar 2024 Në ora: 18:10
Autori Milazim Maraj

Kaluan 18 vite që nuk është në mesin tonë, Presidentin Dr. Ibrahim Rugova. Mungesa e tij ndjehet, komentohet, përfolët, ai kërkohet nga të gjithë atdhedashësit. Ndoshta disa nuk mund të flasin nga se e kanë hëngër gjuhën dhëmb më herët. Por socialistet dhe e majta mbetët e pa ndryshuar. Ajo ende ushqehet me urrejtjen e saj si për Presidentin Rugova ashtu edhe për shqiptarët në përgjithësi.

Sot në udhëkryqe politike dhe diplomatike kërkohet Dr. Rugova, kërkohet për të marrë vendime të vështira. Kërkohet për të vepruar drejt, saktë me vendosmëri, dhe përkushtim pa dëmtuar imazhin kombëtarë shqiptarë. Kërkohet të lidhë vlerat e kulturës nga AT LASHTËT, Pellazgët, Iliret Dardanët më shqiptarët e sotëm. Kërkohet të artikuloj drejt kërkesat tona, që ato të jenë të kuptueshme dhe të pranueshme nga miqtë tonë. Po kërkohet të na shpjegoj rrugën e tij që dikur dukej e thjeshtë por tani del bukur e pa kuptueshme, kur nuk shikohet drejt nga pozita demokratike po shihet nga këndet e ndryshme, qoftë socialiste qoftë korruptive qoftë, qoftë megalomane apo me përkulje para stuhive.

Të kërkojmë president që të ndezësh reflektorët për të ndriçuar Dardaninë dhe të vërtetën historike për te. Na duhet mjeshtëria e juaj që LDK të vazhdojë rrugën e pa përfunduar të Lidhjes së Prizrenit. Po kemi nevojë për mençurinë tuaj për të kaluar pengesat që dalin gjatë rrugëtimit tonë drejt aspiratave të shqiptarëve për realizimin përfundimtar të projektit tuaj “Kosova Shtet Sovran i Pavarur dhe Demokratik” ku të gjithë do të ndjehen mirë dhe të sigurt. Pengesat ideologjike që në kohën tuaj u shuan tani janë shumë aktuale. Perëndimi në Kosovë nuk po ndërton fabrika, por Lindja bashkë më Iranin, Serbinë dhe Rusinë po ndërtojnë xhami. Kosova në vend të fabrikave për të ndërtuar jetën moderne po ndërton xhami për të përgatitur shqiptarët që në Atdheun e tyre të ndjehen ardhacak të kalueshëm drejt botës tjetër, sikur kjo botë nuk është për te. Në këtë kohë ofendohet flamuri dhe pretendohet të vihet primitiviteti arab mbi kulturën e begat shqiptare.

Për këtë heshtë shteti jonë i quajtur “Laik”. Heshtë për të mos i trazuar votat që i duhen për tu zgjedhur përsëri në pushtet. Heshtë edhe opozita që pretendon të i marrë këto vota, nga se Medreseja dikur e urtë tani ka famë dhe është mjaftë agresive. Pra si po shihet po vuajmë nga “Votomania”. Apo tërbimi për pushtet. Shumë kemi nevojë për një njeri të urtë që urtë dhe qetë do të i sqaronte këto pengesa dhe do ta gjente daljen nga këto. Na duhet një tjetër Rugovë me fuqinë e tij intelektuale, politike dhe atdhetare që din të mbledh rreth vetes intelektual të spikatur dhe të kalon çdo kurthe të armiqve tonë. Kërkojmë një njeri mjeshtër të unitetit kombëtarë që dinë ta dalloj armikun nga opozitari, apo kundërshtari politik që paraqet ndonjë ide apo projekt tjetër. Na duhet një intelektual që nuk e pranon UJDI-n për pluralizëm nga se ky program sillet ende në tryeza politike dhe diplomatike si që është Asociacioni më komuna më shumicë serbe. Në jetojmë më juve President nga se na duhen këshillat tuaja. ”Unë fjalën sfidë nuk e preferoj, ne jemi përgatitur për të rezistuar”.

Ju ishit vizionar që e kuptonit mirë gjeopolitikën dhe sistemuat mençur Kosovën në pozicionin e vet duke respektuar interesat e SHBA dhe BE si dhe duke e bërë Kosovën interes të paqes në Gadishullin Ilirik , në BE dhe Botë. Nga ata që Komunizmi i kishte trajtuar armiq të shqiptarëve Presidenti solli miq në Kosovë që ndihmuan dhe ndihmojnë pa ndërprerë Kosovën. Këshillat tuaja janë për të i mbajte në tavolinë nga se për çdo situatë kishte shpjegim dhe rrugëdalje. Po të i kishim këtë këshilla në tavolinë LDK dhe partitë tjera në Kosovë do të tubonin rreth vetes potencialin intelektual. Do të identifikonte vlerat intelektuale dhe profesionale, do të i sistemonte ato sipas profesionit dhe arritshmerisë së provuar.

Do të kultivonim tolerancën dhe transparencën dhe të ushqenim unitetin kombëtarë dhe marrëdhëniet më shtetet demokratike në Botë. Kështu do të jemi faktor i stabilitetit dhe paqes në rajon dhe në BE. Kështu do të komunikonim më qetë edhe më Serbinë si shtet fqinjë armik i përbetuar por që njeh mirë forcën dhe kupton gjuhën e sajë. Pra ju nuk keni vdek President jetoni më ne, në kujtesën tonë, në bibliotekat tona. Në bibliotekat ndërkombëtare. Për mes jush na njohu bota Po përfundoj me një thënie të zonjë së pavdekshëme, Merlin Olbrait “ E njoh Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, e një Nënën Tereze dhe e njoh DR. Ibrahim Rugovën pra i njoh shqiptarët dhe Kosovën”. Lavdi President i Pavdekshëm, Dr. Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat