Në “Perëndimin e Egër (Kosovë)” asgjë të re!

Opinione

Në “Perëndimin e Egër (Kosovë)” asgjë të re!

Nga: Agron Shabani Më: 21 janar 2024 Në ora: 19:14
Autori Agron Shabani

Si për çudi dhe një "apologji" ose "analogji" të pa shkruar dhe thënë asgjëkund: Disa të të ashtuquajtur politikan ose "lider të lartë shtetërorë, nacional, institucional, politik ose partiak" në Kosovë (nga pozita dhe opozita), sikur kanë dëshirë e jo fakte dhe argumente të domosdoshme shkencore, burimore, materiale, historike, luftarake, intelektuale, profesionale dhe të tjera, për të lozur ose interpretuar njëkohësisht edhe rolin e Jul Cezarit , edhe rolin e Markus Kasus (Casus) Jucianusit, edhe rolin e Tacitit ose Ciceronit, edhe rolin e Kurt Mayedrit, gjeneralit ose komandantit të shquar gjerman të ´Reichut të III"!

Politika dhe diplomacia, kanë lindur nga nevoja imanente ose permanente për t'i ndalur (parandaluar) luftërat ose konfliktet e ndryshme, arti ka lindur ose buruar nga meraku ose dëshira e pashuar për të bukurën, dashuria nga dëshira ose nevoja e kamotshme për artin, lufta nga nevoja dhe mungesa e politikes dhe diplomacisë, ndërsa, shkenca dhe kultura nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën."( Eduard Bulver Liton)

Në vitin 284, Diokleciani zgjodhi ose emëroi rivalin e madh ose kundërshtarin e tij kryesor, Maksimilianin, për "Cezar" (perandor) dhe bashkësundimtar, sepse ndryshimet janë rregulla ose ligje të jetës.

U mor vesh se Zoti dhe Djalli, sipas psikologëve, klerikëve dhe antropologëve të ndryshëm, vazhdimisht janë në luftëra ose konflikte të ndryshme në kuptimin e asaj se lufta ose fushëbeteja e tyre kryesore ndodhën të bartura dhe fshehura në zemrën, shpirtin dhe trurin (mendjen) e njeriut.

Në të kundërtën, sipas Jean Paul Sarterit, ekziston vetëm një ditë ose një dritë e vetme dhe e vërtetë: Ajo që na jepet ose blatohet në agim ose mëngjes herët dhe na merret në muzgë ose në terr.

Kështu është edhe me mendjen, gjegjësisht, logjikën, koshiencën ose intelektin e njeriut.

Çdo gjë tjetër është relative në raport me këtë fundit që është absolute.

Mos të harrojmë se nga miqësitë ose aleancat e mëdha ushtarake dhe politike, asnjëherë nuk mund të lindin urrejtje ose xhelozi të vogla.

Disa tek ne atje... duke kërkuar lirinë e shprehjes ose lirinë e fjalës, si duket nuk e kanë madje as idenë e lirisë së mendimit dhe gjykimit të drejtë ose racional.

Se këndejmi, sipas maksimës ose apologjisë së njohur të Sokratit para gjyqit ose prokurorisë së Athinës: Ata që e flasin ose thonë të vërtetën, rrezikojnë jetën, ose vetveten dhe karrierën e tyre.

Ndaj, pasi i përbuzi, injoroi ose ironizoi asokohe me lehtësi ca kërma ose mbeturina të shoqërisë që ishin të paditur, mediokrit, stupid, nebuloz, shpirtëzi, xheloz, demagog, hipokrit, cinik dhe injorant të parikuperueshëm, Sokrati përfundoi në gjyqin ose burgun e Athinës.

Edhe akuzat kundër tij, u bënë më të kollajshme.

Dikur me vonë qetësisht piu kupën e helmit dhe vdiq me dhimbje të tmerrshme në burgun (gjyqin) e Athinës si hero dhe idol i madh i shtresave të ngritura qytetare, kulturore ose intelektuale të Athinës dhe shumë me larg.

"Bubu, po sa të mjerë janë ata që e dinë se nuk dinë dhe s'e pranojnë së bashku me ata që nuk e dinë se nuk dinë!"- tha Sokrati para se të vdiste në burg.

Gjithnjë sipas tij:" në një shtet, pushtet ose sistem të lirë, qytetar ose demokratik, ti mund të shahësh, qortohesh, kritikohesh dhe dënohesh edhe përmes humorit, kostenit, sarkazmës ose ironisë".

"Lexoni, mësoni dhe kuptoni o njerëz, sepse bëheni zot të vetvetes dhe fatit tuaj!" (Sokrati në "Apologjinë" e tij)

"Nuk janë me rëndësi ato që i shkruani ose i thoni, por t'i dini dhe kuptoni ato që i shkruani ose i thoni (flisni) publikisht."( Sokrati)

Në të të kundërtën, përtej "dyshimit" ose "mosbesimit (ateizmit) të madh" në mes pozitës (pushtetit) dhe opozitës kosovare: E vërteta e njohur shqiptare ose kosovare, sikur i mbanë (bartë) të njëjtat lidhje, fije, raporte ose marrëdhënie fillestare dhe 'ateiste' në raport me të pavërtetën ose gënjeshtrën serbe...!!!

Dhe, kush fiton nga ajo "luftë infermale" ose enciklike në mes pozitës dhe opozitës?

Fitojnë nacionalistët ose ultrashovinistët serb së bashku me bosët ose padronët e tyre në Moskë ose dikund tjetër që janë çuar lugat kundër lirisë (çlirimit), popullit, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, për të cilët intelektualët, patriotët, komandantët ose çlirimtarët shqiptar, janë të mirë vetëm të vdekur ose në burg.

Në të kundërtën, ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve.

Shpirtrat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër. (Stefan Zëeig)

Ndonëse, sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut të lirë, sovran, autonom dhe integral, merr hua (huazon) nga mendja (logjika ose intelekti), qenia dhe materia e tij perceptimet dhe anticipimet e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehet ose mirëmbahet, duke ua kthen atyre në formën e lëvizjeve ose manifestimeve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij.

Në të kundërtën, sipas Arthur Schoppenhauerit: Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit më njeri tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar vetminë, robërinë, nënshtrimin, nebulozen, stupiditetin, mediokritetin dhe vetveten e tyre në to.

Duhet patur kujdes optimal ose maksimal me ndjenjat, sentimentët, durimin, besimin ose pritjet e popullit shqiptar në Kosovë!

Të flasim ose bisedojmë, kemi të drejt gjithmonë ose vazhdimisht, ndërsa të nënshkruajmë ose vendosim, vetëm njëherë.

Politika dhe diplomacia kosovare, duhet ndryshuar (substituuar) ose determinuar qasjen ose aplikimin e tyre në suspektin e një formule ose doktrine të komplikuar, konfuze dhe kaotike të marrëdhënieve ose raporteve të sotme botërore ose ndërkombëtare.

Kosova (Prishtina) zyrtare, përmes tre (3) institucioneve më të larta shtetërorë ose nacionale (presidencës, ekzekutivit dhe legjislativit)- duhet t' i thonë 'Jo' të të ashtuquajturës "republikës serbe" në pjesën Veriore të Kosovës ose Mitrovicës.

E tërë kjo në mbrojtje të rendit, ligjit, kushtetutës, si dhe të drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës në pavarësinë, sovranitetit dhe integritetin e saj shtetëror, nacional, politik, juridik, territorial ose gjeografik.

Duhet patur kujdes dhe vigjilencë maksimale ndaj projekteve, planimetriva, formulave dhe doktrinave ugurzeza dhe tepër makabre e funebre të Serbisë dhe Rusisë-kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, por, vetëm për pyetje, përgjigje dhe të vërteta relative.

Albin Kurti dhe bordi (kabineti) i tij qeveritar, nuk bën t'i ngjajnë Josip Broz Titos dhe pushtetit (regjimit) të tij!

Se këndejmi, Titoja asokohe popujt e ndryshëm të ish Jugosllavisë, në emër të Serbisë ose Beogradit zyrtar, i kishte futur në borxhe ose kredi të jashtme deri në vesh ose deri në gushë.

Ata që e kundërshtuan Titon dhe regjimin e tij në Beograd, i burgosen, internuan, i vranë (pushkatuan), i linçuan, demonizuan, satanizuan, kriminalizuan dhe skizmatizuan, duke i quajtur armiq të Jugosllavisë dhe "bashkim-vëllazërimit jugosllavë" dhe parulla ose pamflete të ngjajshme. Thuhet se Titoja ishte Mason.

Liri në art, liri në kulturë, letërsi dhe informim, liri, drejtësi dhe barazi në punë, karrierë ose profesion, liri në familje, liri në popull (komb), shtet dhe shoqëri etj...këto janë ato qëllimet, motivet, idealet dhe vizionet e shumëfishta ose kryesore për të cilat ia vlen të luftohet, vdisët dhe sakrifikohet.

Ndaj, forma ose mënyra me e lehtë për t'i përballuar dhe tejkaluar dhembjet, plagët, fatkeqësitë ose sfidat e ndryshme individuale dhe kolektive, është ajo kur nuk i përsëritni gabimet ose mëkatet e armiqve, rivalëve ose kundërshtarëve tuaj, dhe kur e shihni dhe vërtetoni se ata janë më të ligjë, më të dobët ose më të mjerë se sa ju.", tha dikur Talesi, duke shtuar se: "Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak."

Ligjet e shumicës dhe opozitës parlamentare ose politike në kohë krizash të ndryshme shtetërore ose nacionale, sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike, shkrihen dhe bëhen bashkë si Një (1).

Ndërkohë që sipas George Ëilhelm Friedrich Hegelit, fryma liridashëse, reformatore, përparimtare, shtet formuese dhe patriotike e një populli (kombi) përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmërinë e tij. Çdo shpërfaqje, injorim, mohim ose shpërqendrim eventual nga maksima ose formula e lartpërmendur hegeliane, e ç'veshin dhe çarmatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vet shkatërrim.

Një digresion:

Edhe përkundër platformës dhe një filozofie të përbashkët në kuptimin e njohur global ose universal të fjalës. E ashtuquajtura "arkitektura" ose "infrastruktura e përbashkët evropiane", ndonëse e lindur si ide, teori apo si projekt i përbashkët dhe vizion në "Traktatin e Brukselit" gjatë vitit 1948 dhe kështu me radhë: Në strukturën ose substancën e saj, ndodhët e ngritur dhe projektuar pikërisht mbi "bazat" ose "themelet" e ndryshme borxheze dhe ekskluziviste " ultima ratio" ose " urbi et orbi" të "Traktatit te Versajes" me 1919 dhe të ngjashme. Mbase, në formë presionesh, ultimatumesh, konsensusesh ose kompromisesh të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera ndaj popujve ose vendëve të ndryshme që në forma ose mënyra të ndryshme ishin ndëshkuar ose sanksionuar politikisht, ushtarakisht, historikisht ose gjeografikisht neper konferenca ose traktate të ndryshme politike, ushtarake dhe të tjera siç ishte pikërisht ish "Traktati i Versajës" etj.

Ndonëse, në "buzëmbrëmjen" ose "muzgun e parë" të para fillimit të luftës së parë botërore, imperializmi ose i ashtuquajturi " liberalizmi i lartë" imperial, kolonial ose gjysemkolonialist, e kishte arrirë si të thuash "zenitin" ose kombinacionin e tij.

Asokohe dy të tretat ( 2 / 3 ) e popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor, ndodheshin nën sundimin ,kontrollin, dominim dhe monopolin e plotë të fuqive të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste.

E deshifruar ose dekoduar ndryshe, gjegjësisht, me formulën ose shifrën e njohur të faktëve ose realiteteve të njohura politike, historike, ushtarake, fetare, sociale, kulturore, industriale, ekonomike dhe të tjera: Ko do thotë se deri në fillim të Luftës së Parë Botërore, historia e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare, ende (akoma) po vazhdonte të shkruhej, skicohej ose formulohej në kuadër të të ashtuquajturit " rrethit vicioz" ose ekskluzivisht të fuqive të ndryshme koloniale dhe imperialiste të kontinentit plak- plus (+) Rusisë, të periudhave të ndryshme cariste, pentarkistr, perandorake, koloniale, imperialiste etj.

Ndërkaq, dy luftërat e mëdha botërore së bashku me ngjarjet dhe zhvillimet tjera revolucionare, postrevolucionare, evolutive, empirike dhe historike në këtë sfond, pos tjerash, atëbotë i bënë popujt dhe shtetet e ndryshme gjithandej globit, të besojnë dhe shpresojnë fuqishëm dhe në rendin, rregullimin dhe moralin e ri ushtarak, politik dhe diplomatik në raportet ose marrëdhëniet e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare.

Duke menduar këtu në fillimin e epokës së re të dritës, edukatës, kulturës, disiplines, përparimit dhe emancipimit të përgjithshëm global ose universal të marrëdhënieve të gjithmbarshme botërore ose ndërkombëtare. Por....!?

U mor vesh se disa shqiptar (shqipfolës) nuk e kanë si të thuash aspak të vështirë që edhe sekretët më të larta familjare, shtetërore, nacionale, politike dhe ushtarake (luftarake) t'i bëjnë publike. I shesin falas ose gratis para të huajve.

Kështu serbët, gjithmonë fitojnë ose janë në avantazh në raport me Kosovën dhe shqiptarët që tregojnë, zbulojnë, spiunojnë, shesin ose falin gjithçka pa fituar asgjë!

Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal dhe tepër dubioz, reaksionar e anakronik, janë të shumtë dhe të shumëfishtë.

Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.

Çdo njeri normal dhe racional në këtë botë ose mbi këtë tokë, i cili i ka vetëm dy fije ose fara truri (jo fara kungulli ose pocerrke) në kokën e tij, dhe i ka lexuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e dinë fortë mirë "nijetin" ose qëllimin final të "Ballkanit të hapur" ose "minishengenit ballkanik" së bashku me "ringjalljen" ose ri faktorizimin e idesë retrograde, infantile, patologjike, paradoksale dhe anakronike mbi ndryshimin ose korrigjimin i kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndarja e Kosovës Veriore ose e Mitrovicës (analoge me ish murin e Berlinit dhe ndarjen e dikurshme të Gjermanisë), puçja ose bashkimi i "rripit" ose "basenit të përbashkët mineral, xhehëtar ose metalurgjik" të Trepçës, Zveçanit, Stan Tërgut (Kosovë) me Borin e Majdanpekun (Serbi)....Shitja, lecitacioni, ankandizimi, trafikimi ose kontrabandimi i tyre në formën ose profilin e "paketës së përbashkët" kontekstuale dhe kontestuale si "kompromis" ose "modus vivendi" në duart e fuqishme të masonerisë ose oligarkisë botërore në kuadër të shtetit të thellë ose dubioz....Dhe, në fund ndarja përfundimtare e Kosovës ose krijimi i një "konfederate ballkanike" të pilotuar dhe komanduar nga Serbia me anën e "masonëve, rabinëve, sheikëve, sulltanëve, emirëve, mogulëve ose beduinëve të ndryshëm shqiptar ose kosovar.

Se çfarë (çka) fshihet brenda lozhës masonike ose oligarkiste, dhe se çfarë planesh kanë ata për Kosovën, shqiptarët dhe të tjerët, janë vetëm supozime, spekulime dhe hipoteza të ndryshme anarkoteorike, imagjinare ose fiktive, pasi që sekretët e tyre ruhen në mënyrë perfekte.

Prandaj, edhe enigma ose problemi më i madh mbetet sekreti ose fshehtësia e tyre misterioze ose enigmatike.

Edhe pse të gjithë, në mënyrë kategorike e mohojnë këtë fakt, duke u arsyetuar se të gjitha veprimet e tyre janë të hapura ose publike, dhe se të gjitha publikohen ose bëhen publike së bashku me profitin ose rezultatin final të angazhimit ose kontributit të tyre kolosal ose kolateral në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej.

Lidhur me fshehtësitë e njohura masone pos tjerash thuhet se: "masonët besojnë se çdo fshehtësi që “besohet” ose shkruhet me ngjyrë dhe në letër gazete, dhe transmetohet në etër, apo në pultin e transmetimit radio-televiziv, nuk është më fshehtësi ose sekret i lartë.

Ndaj, edhe çelësi i suksesit të tyre, substancën ose esencën e ka në fshehtësi, diskrecion ose misteriozitet. Edhe "drafti juridik i asociacionit" etj.

Ndonëse, sipas masonëve, pos figurave ose ngjarjeve të njohura biblike, fshehtësitë e jetës ose “shkëndijat e dritës” i ka ditur vetëm i Urti Moisi, të cilit ia ka zbuluar (shpallur) në Sinaj, Arkitekti i Madh i Gjithësisë, duke ia dorëzuar pllakat me këto fshehtësi...

Këto fshehtësi (lexo: sekrete misterioze ose enigmatike): Moisiu ua zbuloi 70 urtakëve.

Edhe librat e Moisiut janë shkruar në gjuhën kabalistike, andaj fshehtësitë e tyre mund të zbulohen, vetëm përmes interpretimeve mistike, të cilat sot, si besohet, i njohin vetëm rabinët dhe masonët.

Në Bibël, Libri i dytë i Kronikave, shkruan se si mbreti Salomon kishte vendosur të ndërtojë tempullin dhe se si kishte kërkuar nga Hirami, mbreti i Tirit, t’i dërgonte arkitektë dhe muratorë.

Në mitin e "Master Hiramit" thuhet se muratorët kanë shtuar shumë rrëfime rreth ndërtimit të tempullit. Rrëfenin për një tjetër Hiramin ( Hiram Abifin), i cili i dinte fshehtësitë e tempullit.

Tre banditë e kishin rrëmbyer dhe kërcënuar me vdekje; nëse nuk ua zbulonte parullat dhe sekretet (fshehtësitë) e muratorit... Meqë, Mjeshtri nuk ua zbuloi fshehtësitë ata e vranë.

Diku thuhet se Abifin e mbytën dy çirakë, dhe e groposën nën një bagrem, apo nën një akacie.

Kur Salomoni (Solomoni) e mori vesh për vdekjen dhe varrosjen (groposjen) e Abifit, kërkoi të dinte se cila ishte fshehtësia e Hiram Abifit, apo mos vallë ishte varrosur së bashku me Hiram Abifin, edhe fshehtësia e tij.

Salomoni dërgoi tre muratorë të gjenin trupin e Hiramit Abif, dhe të zbulonin fshehtësinë, e nëse nuk mund të gjenin ose zbulonin, fshehtësia e tempullit (parulla) do të ishte pikërisht gjymtyra e parë e trupit të Hiramit që do të shihej.

Pas gjetjes së trupit të Hiramit, së pari u pa dora e tij, dhe meqë nuk mundën të zbulojnë fshehtësinë, shtrëngimi i dorës dhe shenja të tjera të njohjes të cilat i pranuan muratorët, u pranuan si fshehtësi të reja.

Se këndejmi, me rastin e ceremonisë së pranimit në ritin “rrethin mbretëror”, kandidatëve nuk u zbulohej emri i Zotit, Arkitektit të gjithësisë.

Kjo mbase është njëra ndër fshehtësitë më të mëdha të masonëve.

„Njohuritë“ e veta, si dhe fshehtësitë e mundshme, i ruajnë për anëtarët e vet, ndërsa nga literatura e shfrytëzuar shihet qartë se kemi të bëjmë me përzierjen e një klubi me prestigj shoqëror ose 'audiencë të lartë sekrete ose misterioze' me llomotitje ezoterike, eshatoligjike ose metafilozofike mbi vetëzhvillimin, dashurinë e përgjithshme mes njerëzve dhe mbretërinë botërore, gati analoge sipas vëllazërisë komuno-socialiste“, thotë Emil Çiq.

Pyetja që shtrohet më së shpeshti do ishte: Përse e gjithë ajo fshehtësi, nëse masonët janë një shoqatë e ligjshme dhe me autoritet?

Njerëzit nuk i mbulojnë virtytet dhe veprat e mira, por dëshirojnë t’i mbulojnë të metat dhe veprat e këqija, apo....?!”

Megjithatë nëse ndonjë jomason shtron ndonjë pyetje, vetëm përgjegjësit (liderët) më të lartë tregojnë mirëkuptim, derisa anëtarët e kategorive më të ulëta u ikun këtyre pyetjeve, qoftë edhe me heshtje.

Papa Klementi, si dhe kundërshtarët tjerë të masonëve, pyesnin: përse ajo fshehtësi nëse ata punojnë mirë e jo keq? Ata janë njerëz të shfrenuar, thoshte papa, të pamoralshëm dhe heretikë, meqë “gjithsesi, sikur ata njerëz të mos bënin keq, kurrë nuk do ta urrenin dritën”.

Mu për këtë Papa, duke u kërcënuar me shkishërim ua ndaloi katolikëve të bëheshin masonë., thekson Ridli.

Miti mbi 'fshehtësinë ose sekretin e masonëve dhe oligarkëve të Kosovës dhe Shqipërisë" hëpërhë vazhdon të ruhet në mënyrë perfektë.

Ndaj, në çdo çast, çdo moment, në çdo veprim ose reagim të tyre (qofshin ato edhe kundër interesave me të larta shtetërore, nacionale, politike, strategjike etj.)-ata janë mbi ligjin, shtetin, pushtetin etj....Sepse, janë anëtar të rregullt ose sekret të klubit ose "lozhave të larta" të oligarkisë dhe masonerisë botërore.

Plus janë milioner, miliarder ose multimilioner funksional, politik, partiak, parapolitik, asocial ose parazit, të mbrojtur ose imunizuar nga ligji.

S'do mend se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologët e tij gjithandej, i kanë ringallur dogmat ose "formulat" e dikurshme imperiale, kolonialiste, cariste, pentarkiste ose neotomanike si " Europe and the People Ëithout History", " Europe and the Neë Colonial Ecquality" dhe të ngjashme.. ku serbët, rusët, turqit dhe të tjerët, prap ndjehën "lojtar" ose "akter" të privilegjuar si dikur.

Në instancë të fundit edhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Edvin Rama, në mënyrë perfekte (përfide)- vazhdon të lorz rolin e Markus Kasus (Caus) Jucianusit, i cili e financoi dhe afirmoi Jul Cezarin në ngjitjen e majave të karrierës dhe pushtetit të tij ushtarak dhe politik në Romën e lashtë-Antike. E sidomos në ekspeditat ose luftërat e tij kundër popujve dhe vendëve të tjera, ashtu siç e ndihmon vazhdimisht Edvin Rama Aelaksandar Vucicin e Serbisë kundër- Kosovës dhe shqiptarëve mbi baza të ndryshme të ortodoksisë, oligarkisë ose masonerisë botërore

Në Prishtinë (Kosovë) vazhdimisht zbarkojnë ose aterojnë "buldozherët" e ndryshëm politik dhe diplomatik" të Brukselit dhe Uashingtonit, të kryesuar nga Mirosllav (Serbisllav) Lajçaku i Sllovakisë dhe të tjerë.

Formimi i menjëhershëm dhe i pakusht i asocicionit (dodik republikës serbe) në veriun e Kosovës ose Mitrovicës, kjo është top agjenda e "ekspeditës" së tyre në Kosovë.

Ndonëse, Mirosllavi (Serbosllavi) i Sllovakisë, Lajçak që në krye të herës është profilizuar dhe pozicionuar kundër Kosovës dhe shqiptarëve, gjegjësisht në favor të Serbisë.

Habitë fakti se si e tolerojnë filoserbin ose serbosllavin Lajçak- shtetet ose fuqitë kryesore të BE-së në "çarter diplomacinë" ose misionin e tij kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Me fjalë tjera, në Danimarkë (Bruksel dhe Uashington) -diçka ose gjithçka si duket është e kalbur dhe qelbur në embriotëm.

"Pyesni gratë! Njerëzit lindin vetëm përmes dhembjes, mundimit dhe sakrificës. Dhembja, mundimi dhe sakrifica i bëjnë edhe gjelat, poetët ose politikanët e ndryshëm ditorë ose periodikë, të "këndojnë" ose kakarisin!", Me fjalët tjera të Friedrich Nietzsches.

Ndryshe nga kjo, as Zotit (Hyjit) mos ia tregoni vazhdimisht fshehtësitë ose sekretët e ndryshme ushtarake (luftarake), politike, shtetërore, nacionale dhe të tjera! Lëre me ti Lajçakut, Escobarit, Grenellit etj.

Në të kundërtën, ti ose ajo nuk mund të bëheni kurrë "lider, predident(e) ose kryeministra historik" të Kosovës dhe Shqipërisë duke i thurur ose qëndisur ditirambe, elegji, enciklopedi dhe antologji të ndryshme Ibrahim Rugovës ose dikujt tjetër. Jo kurrë. Aq me pak duke iu bërë krah i fort Vuçicit dhe të tjerëve kundër Kosovës dhe shqiptarëve!

Si sot me kujtohet rasti kur e dërmova (shkallmova) dikur dajak ose shufër (shipkë) hekuri çetnikun ose ultranacionalistin e çartur serb (Stevon) këtu në mërgim ose emigracion, vetëm për një ofendim çmendurak ndaj Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës në vitin 1993: Të gjithë "trimat" ose "schatzat" (zemljakë) kosovar, asokohe ua mbathën këmbëve, duke ikur si lavire nga strehimorja ku banonim asokohe, me fjalët : "po shjkojna te disa sebep ose kusherinj se beli vallha vijnë cetnikët serb dhe na cojnë poshtë"! Me lane vetem "trimat" sall me gruan time dhe femijet tane te vegjel asokohe.

Pa i cekur këtu me qindra raste të tjera!!!

Albin kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Besnik Bislimi etj...e sidomos dofarë Lumir Abdixhikash ose Memli Krasniqësh të ndryshëm, jam më se i sigurtë (1OO %) se me e parë luftën ose gjakun në televizor, u bije (bjen) të fikëtit, ose i kapë infrakti.

Ani dofarë "analistësh, historianësh, trimash ose patriotësh të ndryshëm të portaleve të gazetave, facebookut ose internetit në shqip!

Ta çojnë tugën disa "politikan, intelektual, analist, historian, publicist ose patriot shqiptar"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat