Çfarë (çka) mund të mësohet nga ´Akademia´ e Platonit....?

Opinione

Çfarë (çka) mund të mësohet nga ´Akademia´ e Platonit....?

Nga: Agron Shabani Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 21:24
Agron Shabani

Terimi ose nocioni ´akademiI´ -thuhet se origjinën ose etimologjinë e tij e ka nga mitologjia greke mbi Akademin (greqisht Akademos- Hekademos dhe latishit Academus- Hecademus) heroin dhe dijetarin e lashtë mitik me origjinë nga Sparta, i cili në saje të intelegjencës dhe aftësive të ushtarake ose luftarake, thuhet se u ndimoi Kostorit dhe Polideit ( të klanit ose fisit të njohur spartan të Tindarëve)-për të liruar motrën e tyre, Elenën nga arresti ose pëngmarrja e saj në Afrindi.

Kështu thonë se u ngritë dhe themelua Akademia e Platonit, e ngritur dhe ndërtuar asokohe pranë murëve ose fortifitave të e Athinës, në shënjë respekti dhe admirimi të lartë për Akademin (Akademosin), Perëndeshen Athinë  dhe kështu me radhë.

 Se këndjmi, heronjt kryesorë në Antikë, gjithënjë sipas historisë ose mitologjisë së njohur të grekëve të lashtë ishin: Akili, Akademi, Ajaniti, Eneu, Hektori, Edipi, Herakliti, Odiseu, Tëzeu, Përzeu, Jazoni etj. Pa i harruar këtu edhe Agamenonin, Andromahun, Andromedin, Antijohin, Ariaadrin, Arkadin, Atalanten, Danianin, Danajanen, Pirron, Diomedin, Dionisin, Sizifin, Tantalin, Atriden ( Zjjarin ose Elektren), Euridiken, Eurinomen, Europën, Ganimeden, Elenen (Helenen), Ifigjeninë, Jakosten, Narcisin, Penelopen, Orfeun, Pandoren, Psihen, Heren, Kasandren, Kasiopenë, Parisin, Pandoren etj.

 Për me tepër ndërkaq, e ngritur dhe krijuar (formuar) nga pasardhësit e dorëve, respektivisht nga Likurgu ( "themeluesi i dritës"), Agiardi, si dhe nga udhëheqës dhe komandant të tjerë ushtarak dhe politik të fisëve dhe klanëve të fuqishme të Hilajve (Hiloi), Dymanëve ( Dymanoi), Famfilëve ( Phamphiloi) dhe të tjera:  Sparta (Arta) ishte një qytet-shtet me aftësinë për të nxjerrë luftëtarë, komandant dhe strateg  të mëdhënjë ushtarak dhe politik, për dallim të Athinë e cila atëbotë (lëxo: 24OO vjet para Krishtit) i kishte me tepër se 25O. OOO banor, kishte tempuj dhe pallate të shkëlqyera, banjo dhe pishina të përkryera, vepra të shumëta të artit, shkencës dhe filozofisë etj...Por, nuk e kishte fuiqinë ushtarake dhe politike të Spartës. Çdo gjë që bënin spartanët, si i rrisnin dhe edukonin fëmijët, si e organizonin ekonominë, si kryenin marrëdhënie seksuale ose erotikr, çfarë hanin dhe pinin ata, si ushtrohëshin ose kalitëshin për luftë dhe kështu me radhë, ia përshtasnin dhe kushtonin një ideali dhe qëllimi të vetëm...Forcimit ushtarak dhe politik të Spartës. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme, nga pikëpamja ushtarake, ekonomike dhe politike.

Në librin e tij, “Historia”-Herodoti pos tjerash na bën të njohur faktin se si aristokracia e lartë e Spartës, kishin respekt dhe admirim të posaçëm për femrat ose gratë e njohura të Spartës që ua lindnin, rrisnin, edukonin dhe përgatisnin për luftë dhe nevoja tjera, djemt (mëshkujt) ose burrat e tyre.

Do shtuar në vazhdim se Platoni besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën.

Gjëja kryesore që ne duhet t'i mësojmë dhe ushtrojmë, nuk janë  vetëm matematika, retorika, oratoria , skolastika,  drejtshkrimi ose bukurshkrimi, por se di të jemi të mirë, normal dhe racional. 

"Ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, guximin, vetëkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, edukatën, kulturën, pavarësinë, qetësinë dhe lumturinë:", thoshte filozofi i madh grek.

 Për të vënë këtë në praktikë, Platoni themeloi një shkollë të quajtur pra Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet. 

Athiasit shkonin atje për të mësuar asgjë më shmë, pos asaj se si të jetonin, punonin dhe vdisnin si njerëz.

Idetë e Platonit mbeten thellësisht sfiduese, provokative dhe tërheqëse. 

Ajo që i bashkon ato është ambicia dhe idealizmi i tyre. 

Ai donte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën dhe vetvetèn tonë. Njeriun që vazhdon të frymojë, dhe frymëzojë.

Ndryshe nga kjo, eudaimonia ose eudaimonizmi është një fjalë greke, tepër e veçantë dhe interesante , por shumë e vështirë për t´u përkthyer ose deshifruar. Eudamonia e ka kuptimin e 'lumturisë në plotësim ose vetpërmbushje'.

U mor vesh se jeta ose kariera jonë intelektuale, shkencore, profesionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhë, shpeshherë shkojnè keq, duke hasur në pengesa të ndryshme objektive dhe subjektive: Kjo për faktin se ne pothuajse kurrë nuk i japim vetës sonë kohë për të menduar, reflektuar dhe logjikuar me kujdes të mjaftueshëm optimal ose maksimal për planet ose ambiciet tona.

 Kështu që ne përfundojmë në konfuzion, delir, katarsis, kaos dhe anarki, duke i pranuar dhe përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar, artin e gabuar politik ose diplomatik, marrëdhëniet e gabuara ,idealet, konceptët, përceptimet, narrativat ose vizionet e gabuara etj.

Ndaj, Platoni qyshë atëbotë (në Antikë) deshironte të sillte rregull, qetësi dhe qartësi në shpirtin, mendimet (mendjet), veprimet dhe reagimet tona. 

Ai vurin në dukje se shumë prej ideve tona janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre "ideve" që i mendon masa ose turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën "doxa", dhe ne do e quajmë "gjykim i shëndoshë" ose "racional"(lexo: iracional)  i cili sipas Platonit, Aristotelit, si dhe shumë filozofëve tjerë, sikur janë  "bërë shoshë" ose hi e plur prej gabimeve, paragjykimeve, fobive, paranojave, totemëve ose mendimëve të ndryshme iracionale dhe negative ndaj grupit, personit ose individit.

Idetë ose teoritë e njohura racionale, elitare, shkencore ose metodologjike mbi popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, famën, karierën, profesionin, politikën, diplomacinë, edukatën, kulturën, moralin apo mirësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë logjikës ose aryes. Kjo për faktin se njerëzit krenarë, ambicioz, tekanjoz ose supersticioz, udhëhiqen ose stimulohen shpesh nga instinktet, emocionet apo pasionet e tyre. Duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në mendime dhe vendime iracionale ose negative mbi bazën e asgjësë për asgjë. Pa e njohur, pranuar ose studiuar dhe analizuar kurrë palën tjetër oponente ose kundërshtare.

Në vazhdim ia vlenë të cekët ose rikujtohet një fragment nga libri i njohur "Simpoziumi" i Platonit i cili, është një përpjekje e hollë skolastike dhe filozofike e Platomit të Madh për të shpjeguar se ç'janë në esencën ose substancën e tyre fama, kariera, pasuria, bukuria, dashuria, edukata, kultura, arsimimi ose emancipimi etj. 

Platoni në këtë rast, flet ose tregon mbi përmbajtjen dhe "historinë" e një darke të shtruar nga Agathoni, një poet , pedagog dhe intelektual i pashëm dhe me famë, i cili fton një grup shokësh rreth tryezës, për të ngrënë, për të pirë  si dhe për të folur ose debatuar mbi famèn, karieren, pasurinë, bukurinë, krenarinë, artin, filozofinë etj. 

Mysafirët e ftuar në dark, të gjithë kishin mendime ose pikëpamje të ndryshme se çfarë( çka) janë fama, kariera, pasuria, bukuria, dashuria, mburrja ose krenaria etj. 

Platoni i jep mikut të tij të vjetër Sokratit (një nga personazhet kryesore në këtë libër dhe në të gjithë librat e tij) – teorinë më të dobishme dhe interesante kur thotë: Nëse ju dashroheni ose impresionoheni dhe fascinoheni nè dikënd, ajo që ndodh me ju, në të vërtetë është se ju i shihni ose i zbuloni tek një person ose personalitet tjetër, ato virtyte, tipare, ideale, atribute, vlera ose cilësi të mira ose superlative që nuk i keni vetë. 

Mund të jetë qetësia, kur jeni i shqetësuar, mund të jetë vetëdisiplinimi, kur ju jeni të shpërqëndruar ose të padisplinuar, mund të jetë disponimi kur ju jeni të indisponuar ose padisponuar, mund të jetë elokuenca, kur e keni gjuhën e lidhur (prangosur) ose të censuruar, mund të jenë edukata, kultura, arsimimi ose emancipimi i pamjaftueshëm ose deficitar, njohuritë dhe përvojat e munguara në politikë të lartë ose diplomaci, CV ose biogrfia e keqe personale, familjare (gjenealogjike), profesionale, intelektuale, mungesa e hetueshme e intelegjencës, forca, kurajo ose guximim etj.

 Në sytë e Platonit, respekti dhe vlerësimi optimal ose maksimal ndaj dikujt tjetër, si dhe ndaj dijes ose arsimimit, paraqesin në thelb një lloj edukate të brenshme e cila mban çelësin e zhvillimit dhe afirmimit të personalitetit tuaj. Domethënë virtytet që ju duhen patjetër.

Kjo tingëllon paksa e çuditshme, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për botën dhe kohën e sotme shqiptare ose kosovare, kur kemi tendenca hipokrite, demoniake, përverse, shamane, dogmatike dhe demagogjike për fosilizimin, instrumentalizimin, personalizimin ose prezantimin e lirisë, shtetit, pavarësisë, edukatës dhe kulturës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike si, gjetjen, zbulimin ose meritën ekskluzive të dikujt tjetër i cili ose e cila, me pamjen e tyre të jashtme dhe të brendshme, të mbushim plot trishtim dhe deshprim. Nejse!

Aleksandri ( Leka) i Madh, në kohën e tij u bë udhëheqës, strateg dhe komandant i madh ushtarak dhe politik, sepse pranoi të punonte nën komandën shkencore dhe filozofike të Aristotelit, Platonit etj.

Platoni dhe Aristoteli asokohe dëshironin që ne të hyjmë në marrëdhënie ose raporte tè ndryshme me njëri tjetrin, në një mënyrë sa më pak "luftarake" dhe krenare, supersticioze dhe egocentrike. Duke pranuar gjithashtu se ne nuk jemi të plotë ose të kompletuar pa ndihmën, përvojën dhe këshillat e të tjerëve.

 Kjo do thotë se ne duhet të përpiçëmi ose përkushtohemi për t’i ndryshuar ose determinuar gjërat në një version tjetër me të mirë, duke i përballuar ose duruar edhe "stuhitë" e pashmangshme që i sjellin këto ndryshime.

Në instancë të fundit, virtyti, nderi dhe morali origjinal ose autentik, sipas Jean Paul Sartërit, Albert Camys etj, në radhe të parë janë edukatë, kulturë, manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ata iu ndihmojnë individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre.

Njohja e vetvetës, iu mbronë nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkatëve, gabimëve, cemëve dhe deficitëve tuaja shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale, intelektuale, kadrovike dhe të tjera, iu mbrojnë dhe shpëtojnë nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretenizmi, cinizmi, injoranca etj..

Nderi, morali, arsyea, ndërgjegia, vetëdija, intelekti, shpirti dhe intuita, sipas filozofëve, sociopsikologëve ose socioantropologëve të shumtë, janë hyjnia kryesore brenda nesh ose brenda njeriut.

Kosova dhe shqiptarët kanë nevojë për politikan ose diplomat të zgjuar, rafinuar, intelektual, profesional, racional dhe intelegjent, dhe jo për !!!

Në të kundërten, jeta, vepra dhe kariera e njohur intelektuale, kulturore, profesionale, politike ose diplomatike, nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose riprodhim i thjeshtë i ligjëve të pandryshuara natyrore ose ordinare si në mesjetë ose në periudhat e ndryshme primitive ose parahistorike, por një gërshetim, sintezë ose simbiozë e hollë dhe tepër e thellë në mes metafizikës së moralit, fenomenologjisë së popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë, si dhe natyrës, karakterit, narracionit,  integjencës ose intelektit të personit ose individit të caktuar politik ose diplomatik.

Se këndejmi, filozofia politike rindërton, rikuperon, ravijezon, konturon dhe eksploron, përmes analizës së të gjithë elementeve, njeriun, mjedisin, konceptimin e jetës dhe vlerat e larta nga të cilat lindin veprat (veprimet) lucide, subtile, madhore, sublime ose relevante.

U mor vesh se boshti kurrizor i secilës etikë dhe estetikë shtetrore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike, është aftësia ose zgjuarsia e njohur intelektuale dhe profesionale për universalizimin dhe globalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve të njohura shkencore dhe humaniste.

Gjithëçka tjetër i takon spekulimëve ose manipulimëve të ndryshme "senzacionale" ose "bombastike".

Me fjalë tjera, vetëm Serbisë ( e jo Kosovës) i konvenon lufta.

Ndaj, mëqe, sipas logjikës dhe filozofisë së njohur politike ose diplomatike, në 'masivin' ose kompozicionin e marëdhënive ose raportëve të njohura botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rendomtë. Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshiti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Kush janë yjët global ose universal të politikës dhe diplomacisë kontinentale dhe interkontinentale?, kjo është pyetja për politikën dhe diplomacinë e Kosovës e jo ajo "tjetra" se "kur do e filloi luftën e re Serbia kundër Kosovës dhe shqiptarëve"....?!

Serbia vuan ose lëngon nga frika e fuzionit, dekompozicionit dhe gravitacionit centrifugalo-centripetal. Hungarezët e Vojvodinës së bashku me shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut, kroatët dhe të tjerët: Në Serbi shihen si "bomba të kurdisura me sahat"....Apo, si "rajone të posaçme", heterogjene dhe separate, të cilat në çdo moment mund të shkëputen nga Serbia.

Ndaj, mu për këtë, asnjëherë nuk duhet t’iu rezistojmë përpjekjeve të dikujt tjetër për të na përmirësuar, edukuar, korigjuar ose emancipuar si popull dhe si shtet.

Ndryshimi i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë:

Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ndoshta ishte edhe mendimtari i parë utopik i kësaj bote.

Në librin e tij, “Republika”, Platoni identifikon një numër ndryshimësh që duhen bërë, duke u shprehur se: ne kemi nevojë për politikan dhe heronj të rinjë.

Ne kemi nevojë për autocensurën, etikën, moralin dhe disiplinën, ne kemi nevojë për edukatën, kulturën, emancipimin dhe arsimin e mirë ose cilësor, theksonte asokohe Platoni i cili ishte i shqetësuar për mendimin dhe konceptin e gabuar të lirisë. Athina ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionbërësit dhe opinionshitësit më të këqinjë.

 U kuptua se nocione të çmendura fetare, kulturore, politike dhe ushtarake, në dukje të ëmbla, por të rrezikshme si ide dhe teori që thithën entuziazmmin e masës dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike, si dhe në luftëra të gabuara, si për shembull në sulmin fatal ose katastrofal ndaj Spartës etj.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të hutuar dhe vetmuar, është një gjë shumë e keqe, e rrezikshme dhe ndjellakeqe, mendonte Platoni, i cili atëbotë kërkonte kufizimin e aktiviteteve të oratorëve publikë dhe predikruesve të rrezikshëm dogmatik, demagog dhe hipokrit.

Idetë e Platonit mbeten thellësisht sfiduese, provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon ato është ambicia dhe idealizmi i tyre. Ai donte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën dhe vetvetèn tonë. Njeriun që vazhdon të frymojë, dhe frymëzojë.

Ndaj, politikani ose diplomati shqiptar (kosovar)-para se t'i ndryshojè tè tjerèt, duhët ndryshuar, shëruar ose përmirësuar egon, libidon ose vetvetën e tij.

U mor vesh se sipas 'heroit' dhe personazhit ose protagonistit kryesor të Platonit-Sokratit: çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja (truri) dhe trupi i njeriut. Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.

Ndonëse, psikologjisë dhe filozofisë moderne ose bashkohore nuk i interesojnë aq shumë çështjet ose aspektët e ndryshme siç janë: "ç’është shpirti i njeriut?", "a është shpirti i njeriut material apo jomaterial?", "dual ose jodual","a është i vdekshëm apo i pavdekshëm?",  "në çfarë marrëdhëniesh ose raportesh është ose ndodhët me trurin (mendjen) dhe trupin, shpirti i njeriut?" dhe kështu me radhë.

Rreth këtyre pyetjeve ose dilemave të mesipërme, janë zhvilluar debate dhe janë bërë replikime dhe polemika të ashpra në mes idealistëve dhe materialistëve që nga antika e lashtë dhe deri më sot...

Kështu, përderisa idealistët në antikë mendonin se shpirti është i ndarë nga trupi (Sokrati dhe Platoni), materialistët ishin të bindur se shpirti nuk është i ndarë nga trupi (Demokrati, Demosteni etj). Ndërkaq, Aristoteli dhe itharët e retorikës ose skolastikës së tij, asokohe ishin të bindur në 'trininë' ose 'trinitetin' e lartëcekur shpirti- truri (mendja)- shpirti i njeriut. Respektivisht, në prezencën ose ekzistencën e tre (3) botërave të ndryshme brenda qenies ose krijesës së njohur njerëzore: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.

Ndërkohë që edhe sot e kësaj dite sikur mungojnë pasqyrimet, përceptimet, anticipimet dhe definicionet e plota ose të kompletuara lidhur me çështjet ose aspektët e mesipërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat