Me letra të hapura..!

Opinione

Me letra të hapura..!

Nga: Agron Shabani Më: 15 mars 2024 Në ora: 14:17
Autori Agron Shabani

Përqasje, qëndrime, koncepte, formulime dhe interpretime të ndryshme mbi trajektoren ose sintezën e lirisë së përgjithshme shtetërore dhe kombëtare të Kosovës, sipas formës së përgjithshme shkencore ose filozofike të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.

Tema që dua të trajtoj sot dhe ndaj të ndaj me ju të nderuar lexues, ndoshta mund të quhet dhe konsiderohet si e pashqyrtuar, e përpunuar dhe e trajtuar në gazetari dhe publicistikën shqiptare në Kosovë dhe nëpër botë.

Problematika e kësaj teme të posaçme dhe sfiduese duket se është lënë në hije, harresë ose errësirë përgjatë tërë periudhës së njohur (e të panjohur) në Kosovën pasluftës dhe tranzicionit.

Ndërkohë që brenga ose shqetësimi kryesor i kësaj tematike problematike është, si duket, përballja e dy qasjeve ose interpretimeve të ndryshme dhe kontradiktore në kuadër të konceptit, definicionit, perceptimit ose filozofisë së përgjithshme luftarake, politike, shtetërore dhe kombëtare të z. Thaçi dhe z. Haradinaj në kontekstin e njohur materialist, idealist, formalist, konceptual, ideologjik etj.

Kështu që, përderisa z. Haradinaj që në fillim ose në krye të herës e njohu dhe pranoi "tutelën" ose "diktatin" dhe monopolin e filozofisë së njohur të Dr. Ibrahim Rugovës, e sidomos dehirën e njëjtë dhe identike për të pajtuar dhe bashkërenditur luftën e njohur çlirimtare dhe heroike të UÇK-së me filozofinë dhe teologjinë kristiane dhe djathtiste, Z. Thaçi në fillim me duket se bëri të kundërtën e Z. Haradinaj duke i përqafuar idetë, teoritë, konceptet dhe definicionet e njohura revolucionare, bolshevike, majtiste ose marksiste-leniniste. "Detyra e parë dhe kryesore e një lideri ose politikani revolucionar janë edukata, kultura, nderi, morali, karakteri dhe emancipimi i tij," thonë Marksi dhe Engelsi. Nëse kjo fjalë vjen nga Marksi dhe Engelsi, do të ishte më e përshtatshme ta citoje si citim.

Ndërkaq, këto dy qasje ose interpretime të ndryshme të z. Thaçi dhe z. Haradinaj si dy figura ose personalitete të njohura të luftës dhe shtetndërtimit të Kosovës kanë bërë që skena ose panorama e gjithëpërfshirëshme politike në Kosovën pasluftës të ketë përplasje dhe polarizime të ndryshme (të skajshme mbase) konceptuale, ideologjike dhe të tjera. Mjafton vetëm të sjellim në mendjen dhe kujtesën tonë ceremoninë mortore të njohur të Dr. Rugovës në Kosovë së bashku me përplasjet e asokohëshme mes z. Thaçi dhe z. Haradinaj etj.

Filozofia sociale e komunikimit dhe bashkëpunimit të përgjithshëm teorik dhe praktik në radhë të parë nënkupton marrëdhëniet ose raportet e gjithë përfshira (e sidomos çështjet dhe pikë-renditëse e ndjeshme, kolaterale, bilaterale dhe multilaterale) të luftës, pasluftës, lirisë, drejtësisë, barazisë, pavarësisë, sovranitetit, integritetit, popullit, shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë, fesë (religjionit), ekonomisë, financave, tregtisë, industrisë, teknologjisë, kulturës, informacionit etj.

Revolucioni i njohur industrial në Angli asokohe pos tjerash solli mirëqenien dhe solidaritetin e përgjithshëm manual ose mekanik së bashku me solidaritetin e njohur sindikalist, social, fizik (organik) etj.

Ndërkaq, Revolucioni i madh (antiborxhez) në Francë, përveç tjerash solli arsimimin, edukimin, emancipimin dhe fitoren e vlerave, principeve dhe postulimeve të njohura shkencore dhe humaniste ndaj rendeve dhe sistemeve të pandryshuar, normale, skllavopronare, borxhore dhe feudale.

Përderisa Revolucioni (bolshevik) i tetorit në Rusi, asokohe bëri njerëzit dhe popujt e ndryshëm të pa fe, të pa komb dhe atdhe në kuptimin e bërjes së të gjithëve të njëjtin dhe barabartë me të gjithë. Duke kaluar kështu dikur me vone në asimilim, shqiptarizim, bindjen ose ndryshimin e përdhunueshëm të imponuar (proksemal), aproximativ, Diabolik, anabolik, katabolik, etj.

Me fjalë të tjera, problematika e përjashtimit materialist, idealist, formalist, funksionalist, tradicionalist, konceptual, ideologjik, etj., të "trajektorit" (trinomit) ose sintezës së përgjithshme luftarake (çlirimtare), patriotike, shtetërore, kombëtare, politike dhe historike të z. Thaçi dhe z. Haradinaj, kërkon studim dhe një analizë të gjatë dhe të posaçme në shumë fusha dhe sfere të tjera shkencore dhe metodologjike. Në eshatologji, epistemologji, ontologji (gnoseologji) dhe antropologji të përgjithshme revolucionare, luftarake, çlirimtare dhe patriotike, sidomos."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat