Kërcënimi i kryekriminelit dhe loja e “Kaçurrelit”

Opinione

Kërcënimi i kryekriminelit dhe loja e “Kaçurrelit”

Nga: Petrit Dibrani Më: 22 mars 2024 Në ora: 15:53
Petrit Dibrani

Kryekrimineli Vuçiq kërcënon me luftë, veç thotë se nuk jemi gati njëherë!

Loja e ndyrë e Vuçiqit për konsum të brendshëm dhe zvarritje për zbatimin e marrëveshjeve, nuk është asgjë tjetër, vetëm dakordim në heshtje, varësisht nga ndodhitë dhe me çfarë dakordimi, përfundon agresioni rus, mbi Ukrainë.

Loja me shumë letra, mbi kurrizin e njerëzve të pafajshëm, është edhe një sfidë e radhës për përcaktimin e pozitave të fuqive kryesore, gjë që edhe do mbyllet, me ndryshim të kufijve në Ukrainë, Ballkan-Evropën Juglindore dhe jo vetëm….

Sigurisht sipas gazetës prestigjioze, “The Financial Times” dhe jo sipas meje: Kërkesat e vazhdueshme të SHBA-ës, dërguar Ukrainës për ndalimin e sulmeve me dronë, ndaj rafinerive të naftës në Rusi, “ngase po dëmton kapacitetin prodhues”, është njëfar treguesi, hmmm!

Nejse se për t’gjitha k’to, është në dijeni edhe Kaçurreli.

Paralajmërimi i tij për luftë nga Serbia Fashiste dhe kërkesa e vazhdueshme, për trupa shtesë t’NATO-s, me mision të KFOR-it në Kosovë dhe njëkohësisht edhe përgjegje ironizuese rreth zgjedhjeve për opozitën, është shpërfaqje e krenarisë së tepruar dhe demagogji nga ana e tij, ngase e dinë shumë mirë; që Serbia nuk lufton me trupat e NATO-s dhe s’ka kush që e mposhtë politikisht, nga opozita momentalisht.

Mos u merakosni shumë, ngase Serbia Fashiste jo sepse s’ka “oreks” për tokat shqiptare, mirëpo me misionin paqeruajtës të NATO-s n’Kosovë, me emrin KFOR, s’mundet me luftu.

Nga sulmi terrorist i Radojçiqit dhe grupit të tij kriminal.

Qysh u pasurua ky Kryeterrorist dhe u bo, i “famshëm”?!

Sulmi mbi trimat e kohës dhe PATRIOT, zyrtarët policor të Republikës së Kosovës, ishte LOJË e pistë dhe e rrezikshme, mjerishtë si çdoherë, mbi kurrizin e shqiptarëve.)

Shumë pse…?

Pse nuk u arrestu dhe ende, s’ka aktakuzë për Radojçiqin?

Pse ambasadori n’Serbi, z. Chris Hill tha….?

Pse po kërkohet largimi i Albinit, duke e ditur shumë mirë, se s’munden me fitu në zgjedhje edhe sikurse çdo vit, të mbahen ato.)

Duhet, realitetin me e pa e me thonë dhe jo hajt, veç t’a provojmë se po na kona.

Kërkesat e vauzhdueshme për Kosovën n’NATO dhe për zgjedhje të parakohshme-jashtëzakonshme Parlamentare, janë vetëm ego për pushtet dhe populiste.

Kosova, s’ka me hy n’NATO!

Shqipëria, është anëtare me të drejta të plota, e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior.

Nejse, s’po e z’gati ma shumë!(

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat