Kuvendi i Pashkëve serbe 2024

Opinione

Kuvendi i Pashkëve serbe 2024

Nga: Milazim Maraj Më: 30 mars 2024 Në ora: 14:56
Milazim Maraj

Do mbahet kuvendi i pashkëve serbe tha Vuçiq. Këtij kuvendi i ka parapri një kuvend tjetër për të cilin nuk u dhanë shumë informata, sikur të ishte kuvend ilegal. Këtë e quajtën “Kuvendi i 100 akademikëve, serb dhe të huaj”; lexo, rus dhe pro rus.

Së çka do të jetë biseduar në këtë kuvend, apo çfarë projektesh do të jenë formuar ani pse nuk është bërë publike, disa gjëra lexohen nga jashtë. Do të jetë një parapërgatitje për “botën ruse” për mes serbëve. Për të planifikuar të ardhshmen e largët duhet të studiohet e kaluara e lashtë thëntë, W.Ç. AASHS kishte bërë plane për të formuar “botën serbe” në Jugosllavi.

Për këtë u zgjodh S. Millosheviq një pop që kishte mbaruar “Bogosllavinë” në Prizren. Zbatimit të projektit të dhunshëm ia filloj në Kosovë, pikërisht në Fushë Kosovë më.24. prill 1987. Projekti afatgjatë kishte filluar shumë më herët, ose më mirë të thuhet ky projekt nuk kishte ndryshuar asnjë herë për largimin e shqiptarëve nga Dardania e tyre dhe për ta populluar më serb dhe rus.

Projekti serb kishte marrë hov që nga viti 1981, ku vriteshin dhe burgoseshin shqiptarët. Për gjëra që në Evropë dhe botë nuk dënohej kush. Në Jugosllavi shqiptarët ishin në shënjestër, për të i vrarë, burgosur, keqtrajtuar, përzënë nga tokat e tyre dhe vrarë kudo që këta gjendeshin në Evropë dhe merreshin më organizimin e shqiptarëve për liri dhe të drejtat e tyre. Më 28 korrik 1989 në Gazimestan krimineli S. Millosheviq u zotua së Serbia nuk dot të lejoj shpërbërjen e Jugosllavisë, që nënkuptohej që tani e tutje Jugosllavia do të jetë Serbi e madhe ose një botë serbe në Gadishullin Ilirik.

Ai gjenocidin e filloj në Kosovë, madje nxiti serbet për gjenocid edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi. Kudo në këto vende ku kishte shqiptarë kishte vrasje të tyre, burgosje dhe ndjekje për të u burgosur. Ne Gazimestan një vend i krijuar me gënjeshtra, si vend më të cilin serbet kanë lidhje shpirtërore më te. Një histori mashtruese por që në botë e shiti në vend të fakteve historike. Duke prezantuar si serb edhe heronjtë shqiptar si Gjergj Marash Kelmendin që turqit e quanin (Karagjorgje) Gjon Kastriotin e princër tjerë shqiptarë që bënë betejën e Kosovës.

Tani edhe këtë humbje e plaçkitën. Takimi në Gazimestan ishte fillimi i fundit të Jugosllavisë. Në këtë miting të madh në të cilin kishte tubuar serbet nga e gjithë Jugosllavia u bë homogjenia nacionalizmit serb, por të gjithë popujt që kishin jetuar në një shtet më serbet i beri kundër. Serbia ishte ajo që nuk la shpresë për jetë të përbashkët me serbet në Gadishullin Ilirik. Kështu filloj lufta në Slloveni, pastaj në Kroaci, në Bosnjë dhe përfundoj aty ku filloj së pari, në Kosovë. Pas kësaj lufte Jugosllavia u shpërbë.

Një kohë pak më gjatë Serbia e mbajti nën tutelën e vet edhe Malin e Zi dhe pastaj edhe ky shtet u pavarësua, Kosova u pavarësua e fundit de jure, ndërsa që nga viti 1992 kishte institucionet e veta shtetërore që funksiononin nën okupim. Këtë rrugë armiqësisë më të gjithë, po e ndjek edhe pasardhësi i kriminelit serb Millosheviq që vdiq në burgun e Hagës si kriminel i luftës, ish ministri i tij i informatave në Serbi tani President me vota të kontrabanduara, Aleksandër Vuçiq.

Ky do të përsërisë edhe një herë një takim hegjemonie në Beograd, më 4 dhe 5 maji, për ditën e pashkëve serbe. Kjo është rruga e natyrshme për shpërbërjen e Serbisë dhe kthimin e tokave të okupuara pronarëve të natyrshëm. Vetëm kështu përfundon dhuna, gjenocidi, krimi dhe fatkeqësia njerëzore në këtë gadishull që po vazhdon që nga ardhja e këtyre agresorëve nga Rusia e deri sot.

Këto pashkë do të arrijnë efektin e kundërt që pretendon Serbia dhe Rusia. Këto pashkë do të projektojnë përsëri humbje jetë njerëzish, gjakderdhje masakra dhe dhunime. Në këtë takim të pashkëve serbe do të prezantohet bota serbe.

Në këtë kauzë ogurzezë do të planifikohen sa duhet te prezantohen vetëm “ të drejtat serbe”, do të ushqehet bashkë me vezë të ngjyrosura edhe fatkeqësia e gjeneratave të reja serbe, të dresuar për armiqësi dhe bindje negative.

Kryekrimineli Porfirie do të i bekon viktimat e reja që i planifikon mish për top, kështu ai do të i spërkatë me uji dhe do të i lavdëroj ata që do të humbin jetën për këto projekte, konkretisht për teke të bosëve që nuk e dinë skajin e mallit të fituar nga gjaku i të rënëve më herët.

Në këto pashkë Serbia do ta ndanë rrugën më perëndimin dhe do të i bashkohet edhe formalisht më rusët. Dukët që i ka ardhur koha që Serbisë të i ndihmojnë të shpërbehet më sa më pak viktima at që pa arsye e formuan këtë shtet fatkeq që prodhoj fatkeqësi për të gjithë që nga themelimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat