Kumanova një skenar i dhimbshëm

Opinione

Kumanova një skenar i dhimbshëm

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 17 maj 2015 Në ora: 22:35

Inskenimi i konfliktit të armatosur në Kumanovër-vepër kriminale e udhëhqjes sllavomaqedone në bashkëpunim të ngushtë e sekret me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni e pjesësisht edhe në Kosovë,të cilët janë rutinuar në spiunazh dhe bashkëpunim me agjensitë sekrete sllavoçetnike.

Këta farë intriganësh,në krye me Ali Ahmetin,as që e ndiejnë veten për shqiptarë.

Tragjedia në Kumanovë-turpi historik për organizatorët e krimit dhe ata janë shumë,që vetëm nga ekspertët ndërkombëtarë mund faktikisht t`u zbulohet veprimtaria e marrëzishme sekrete kriminale.

Në verën e shkuar isha në një aheng në Kërçovë(dasmor) dhe sa biseduam pak i pyeta për Ali Ahmetin e Fazli Veliun,po thanë,këtu shpesh pijnë kafe bashkë.Ju thash:-As prej tyre,as prej Thaçit tonë nuk del gjë e hajrit,se as dreqit nuk i vyjnë asgjë.

Një kushëri imi;bac-mos fol ashtu se këta e kanë të vetin.Pikërisht për atë po ju them realitetin,por pritni se vie koha të ia nieni haberin.

Në Kumanovë u bë kërdi-kataklizmë njerëzore.

Dhe,

këtu zullumi u bë mbi shqiptarët,por, ai më i madhi do të bie mbi sajesën artificiale-Maqedoninë,e cila është mirë të zhbëhet,sepse as komb maqedon nuk ka.Shqiptarët janë autokton aty,ndërsa,bullgarët e konvertuar në maqedonë,janë janë ardhaca kë dhe tepër brutal.

Sipas ngjarjeve drastike e kriminele që po zhvillohen n`atë shtet artificial,bashkëjetesa e shqiptarëve të shtypur,është e pamundur,prandaj këtu ose duhet Maqedonia të shpërbehet krejtësisht,ose të krijohen dy shtete;njëri me maqedonë e tjetri me shqiptarë.

Kjo çështje serioze dhe me shumë rëndësi duhet të trajtohet nga Qendrën e Vendosjes Ndërkombëtare.

Azganin dhe budallën i ndan një fije floku

Më dhimben sinqerisht ata djem të vrarë dhe ata të arrestur,më dhimbën fëmijtë e traumatizuar dhe e gjithë popullata e trishtuar dhe keqtrajtuar.Mirëpo,kjo tragjedi ndodhi.Tash duhet pasë shumë kujdes që të mos përsëritet.

Që të harrohet Kumanova apo të kalohet leht mbi të,qysh po vlojnë ngjarjet,mund të shpërthejë ndonjë konflikt i sajuar nga kriminelët e shtetit dhe ku prapë do ta pësojnë shqiptarët.

Kur është fjala të djemt e armatosur,që padrejtësisht thirreshin UCK,unë do t`i trajtoj guerilë.

Ishin trima atdhetarë,besnikë,që ranë viktimë e pabesisë,si te “Halili e Hajrija”,ku në pabesi u ndodhi drama familjare,ndërsa këtu,në pabesi ndodhi,jo vetëm drama,por hataja shoqërore.Prandaj thuhet me të drejtë: Kur trimëria përdoret pa vend e pa kohë,humb konotacionet e trimërisë.

Këta trima ranë viktimë e tradhtisë së krerëve shqiptarë dhe të udhëheqjes kriminele të Maqedonisë,ku nuk përjashtohet as ndikimi negativ i disa krerëve të partive dhe t`institucioneve të kosovës.

Këtyre bashkëpunëtorëve shqipfolës me armikun,po ua them një thënje të Hitlerit:-Më se shumti i kam urrejt njerëzit që më ndihmonin t`i pushtoj vendet e tyre.

AKI-u gjind në afekte negative,përçka edhe nuk mundi të veprojë në parandalimin e hatasë,apo u pengua nga bosët e politikës,Thaçi e Haradinaj.

Kur të zvillohet lamshi,nëse ndodh dhe duhet,atëherë dalin flluqkat në fushë.

Apo siqë thotë populli:-Kur të binë rasati,del marrja për fushë.

Qysh po vriten,mjerisht shqiptarët,nga vetvetja,nga të huajt,në luftë dhe në paqë,po s`u ndal ky trend negative i shfarosjes së shqiptarëve,po t`ishim dy miliardë,sa kinezët,shpejtë do të faroheshim.E dilmë shtatë million dhe atë të shpërndarë gjithëkah,si vetë e qyqes dhe të ndrydhën keq nga regjimet e huaja(Mali i Zi,Maqedonia,Greqia,Sërbia dhe Turqia)

Duhet të zgjohet vetëdija për bashkim,sa nuk na ka rrue dreqi krejt dhe,dihet bashkimi nuk mund bëhet leht,sikur kur shkon në pllazhë,por duhet sistematikisht të punohet n`atë drejtim.

U shkel,nera,besa e burrëria,prandaj na erdh ujku te shtëpia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat