Eshtrat e Isa Boletinit askund nuk pushojnë më mirë sesa në vendlindjen e vet – në Boletin

Opinione

Eshtrat e Isa Boletinit askund nuk pushojnë më mirë sesa në vendlindjen e vet – në Boletin

Nga: Prof.dr. Mehmet HALIMI Më: 8 qershor 2015 Në ora: 14:29

Rivarrimi i eshtrave të kolosit dhe heroit legjendar – ISA BOLETINIT,në vendlindjen e vet po bëhet me rend e me vend,sepse guri i rëndë peshon në vend të vet. Ndonëse ISA BOLETINI tërë jetën luftoi për një Shqipëri Etnike,luftoi për çdo cep e shkrep të saj,ku bukës i thonë – bukë,e ujit i thonë – ujë,është tokë jona nuk është e huaj,por ISA ishte një plis dheu i shpirtëzuar dhe i vetëdijësuar,i ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm për t’ i dalë zot trojeve të veta autoktone stërgjyshore.Ai kahdo që shkoi BOLETININ e barti me vete,në mendje e në zemër,me shpirt e me emër e mbiemër si atribut – Boletin.

ISA BOLETINI (l864 – l9l6 ),ishte një luftëtar e udhëheqës ushtarak popullor,i vyer dhe i rryer ndër beteja,si një organizator e drejtues i Lëvizjes për çlirim kombëtar,u shpall edhe hero i popullit.Qysh në moshën l7 vjeçare u dallua si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe mori pjesë në Betejën e Slivovës kundër forcave osmane,përkrahu haptas me shpirt e me zemër,me pushkë e me mendje Haxhi Zekën e Lidhjen Shqiptare të Pejës,nga njëra anë. Ishte njëri nga organizatorët më të zëshëm i Kuvendit të Ferizajt,më l9O8,nga ana tjetër.

Si i këtillë me aftësi strategjike e ushtarake,udhëhoqi luftëtarët e vet vullnetarë në betejat në Shtime e në Carralevë,më l9lO.Ndërkaq,më l9l2,u prini çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë.Kurse në ditët e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,në krye të përfaqësuesve të Kosovës u rreshtua përkrah ISMAIL QEMALIT në VLORË dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen dhe sigurimin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,duke mos iu ndarë në asnjë çast e rast,plakut e urtakut,udhëheqësit e strategut diplomat – ISMAIL QEMALIT,themeluesit të Pavarësisë së Shqipërisë.Dhe kështu Isa Boletini e Ismail Qemali u bënë një simbol binom i rezistencës shqiptare dhe i përpjekjeve për formimin e legjitimimin ndërkombëtar të Pavarësisë së Shqipërisë. Isa Boletini si anëtar i delegacionit shqiptar bashkë me Ismail Qemalin shkoi në Londër,ku kundërshtoi ashpër e me forcë vendimet e Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë.Kurse në Kosovë organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë.

Si i këtillë,duke u pëprpjekur me urti e maturi t’ i shërbej popullit e atdheut të vet,fitoi autoritet si udhëheqës popullor.Kur kishte arritur famë e namë në qarqet kombëtare e ndërkombëtare dhe kur po ngjitej e ngritej në majat piramidale të heroizmit historik për formimin e një Shqipërie Etnike,më 23 janar l9l6 u vra pabesisht e tradhtisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë,sëbashku me dy djemtë dhe dy nipat e tij dhe tre luftëtarë të tjerë në përleshje të rreptë,duke mos shkuar gjakhumbës,tregoi trimëri e heroizëm,duke i shkaktuar humbje të konsideruar me dhjetëra të vrarë,kundërshtarëve,armiq të përbetuar.(Shih FESH I,Tiranë,2OO8.f.277)

Emri i vendlindjes BOLETIN,i shërbeu tërë jetën ISËS si mbiemër atributiv.që ndërlidhen ndërmjetveti si rrobat me trup,në bashkëdyzim si mishi me asht,i ndërlidhur si lisi shekullor me rrënjë e me gëdhenj për trualli të vendlindjes së tij – BOLETININ,ai u bë si një lis që bënte hije,jo vetëm për një fis,por për një popull e për një komb,duke luftuar tërë jetën për një Shqipëri Etnike hyri në analet historike me binomin ISË e BOLETIN.Ndaj,ky binom u bë i pandashëm dhe kur përmendim emrin ISË,kujtojmë BOLETININ,kurse kur përmendim Boletinin na kujtohet Isa ynë legjendar.Kështu ndodh me shumë personalitete të tjera të shquara kombëtare,kur zëmë ngoje emrat e vendlindjeve të tyre,si vetima na kujtohen emrat e tyre.

Kur zëmë ngoje Vlorën,Frashërin,Fishtën,Galicën,Cernicën,Konicën,Gjilanin,Seferin e Prishtinën,na kujtohen për njëherë pjesa tjetër (emrat) e këtyre atributeve: Ismail Qemal Vlora,Abdyl,Naim e Sami Frashësi,Gjergj Fishta,Azem Bejtë Galica,Ramiz Cernica,Faik Konica,Mulla Idriz Gjilani,Idriz Seferi e Hasan Prishtina,etj.Prandaj,për simpati,respekt e dashuri,mburrje e krenari për veprimtarinë e tyre të bujshme patriotike e politike,në periudhën historike,kur ata punuan e vepruan,luftuan me pushkë e me pendë,foshnjet e lindura në atë periudhë shpeshehrë u pagëzuan me emrat më frekuentues: Skënder(Beun),Ismail,Isë,Bajram(Curri),Hasan,Azem,Abdyl,Naim,Sami,Gjergj(Fishta) e Luigj(Gurakuqi),etj.

Ndaj propozimi për rivarrimin e eshtrave të ISA BOLETINIT në VLORË,meqenëse është tokë shqiptare,ku u kurorëzua e u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe ku Isa ishte një bashkëpunëtor,bashkëveprimtar,bashkëmendimtar e bashkëluftëtar i Ismail Qemalit, si veprimtar të një ideali, ishte NDER i VEÇANTË për ISA BOLETININ,nga njëra anë.Mirëpo,rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit,në vendlindjen e tij,ishte më tapër se një amanet,ishte një obligim i domosdoshëm,më i arsyeshëm e më i logjikshëm.Sepse “Vendlindja duhet e çmohet,jo pse është e madhe ose e vogël,por pse është vendlindje”.(S.Frashëri).

E nderimi e obligimi kanë dallime kuptimore e detyrimore.Nderimi është cilësi njerëzore,është respekt vullnetar ndaj një personaliteti të caktuar,që meriton të nderohet e të çmohet.Ndërsa obligimi është një kusht detyrimor e parimor i njerëzimit gjatë historisë kombëtare të çdo populli.Sepse çdo personalitet i shquar historik kulturor e shkencor,strateg ushtarak e luftarak,në radhë të parë,pos prindërve e familjes së gjerë i takon vendlindjes.Sepse,aty,në atë truall stërgjyshor,në atë cep e shkrep,ai për herë të parë çeli sytë dhe e pa dritën,thithi ajrin e mori frymë e u frymëzua,piu ujin e gurit të shkrepit të vendlindjes e u madhua,hëngri bukën e arave e fushave të vendlindjes, u gatua e u mbrumua,u formua dhe u ndërtua e rriti trup e shtat me të mirat e ushqimet e vendlindjes së vet,nga njëra anë,por mori edhe edukatën tradicionale kombëtare të prindërve të vet,traditat historike të vendit,ku u edukua e u rrit me kujtime e hidhërime që përjetoi në vendlindjen e vet,ku e njeh çdo cep e shkrep, çdo gurë i thatë,ku ka mëmë e at( Çajupi),nga ana tjetër.Ndaj Isa Boletini kahdo që shkoi,punoi,veproi e luftoi,ai vendlindjen e vet – BOLETININ e barti me vete,si një plis dheu i shpirtëzuar e i vetëdijësuar i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm t’i shërbej popullit e atdheut të vet.Por me këtë rast rrënjën burimore,zanafillën e hiqte nga Boletini,në një cep të Shqipërisë Etnike,ai me emrin e vet dhe të vendlindje së vet,si një binom ISA BOLETINI,e afirmoi vendlindjen e vet,në radhë të parë,Boletinin,e pastaj duke u zgjeruar në formë të rrathëve koncentrikë apo në formë të valëve të zërit,u përhap gjithjandej në Shalë,në krahinën e fisit të vet,në Mitrovicë e në mbarë Kosovën,duke arritur nga Boletini,në cepin tjetër të Shqipërisë Etnike,në VLORË të Ismail Qemalit.

Sepse ashtu si emri i Isës për së gjalli dhe veprimtaria e tij luftarake’, patriotike e politike për një Shqipëri Etnike,me të cilët mburret e krenohet mbarë një popull anembanë rruzullit tokësor,nga njëra anë,po ashtu edhe Varri i Isa Boletinit e nderon,e afirmon dhe e madhështon vendlindjen e vet – BOLETININ dhe i jep peshë e vlerë historike si pjesë përbërëse e Shqipërisë Etnike,nga ana tjetër. Ndaj,sipas mendimit tim askund gjetiu në trojet shqiptare nuk i pushojnë eshtrat ISA BOLETINIT,më mirë,më qetë,më arsyeshëm e më logjikshëm,më hijshëm e më madhërishëm,sesa në dheun e shtratin NËNË të Boletinit,ku Isa çeli sytë,ku Isa rriti shtatin,ku Isa ladroi atin,ku ai mësoi artin ushtarak të luftës,prej nga u nis me guxim e trimëri dhe mori pjesë ndër beteja,duke dalë gjithmonë faqebardhë e ngadhnjimtar,ai ia la nderin,famën e lavdin për bëmat e tij BOLETINIT,i cili sot më lO qershor 2Ol5,pas plot 99 vjetësh po e merr në gjirin e vet birin e tij – ISËN E MADH,Isën hero,ku ai kaloi fëmijërinë e djalërinë,ku u burrërua e zhvilloi beteja e korri fitore madhështore,duke mbrojtur vatrat stëghyshore,nderin personal , familjar e kombëtar. Ndaj eshtrat e Isës e Varri i tij,i japin peshë e vlerë,e pasurojnë me mburrje e krenari,vendlindjen e vet- BOLETININ,por duke marrë frymë për një atdhe mbarë shqiptar,të cilën Isa gjithmonë e kishte objektiv e synim,brengë e shqetësim mbarëshqiptar kur thoshte: UNË JAM MIRË KUR SHQIPNIA ASHT MIRË.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat