Rama dhe Thaçi, hakmarrje me Isa Boletinin?!

Opinione

Rama dhe Thaçi, hakmarrje me Isa Boletinin?!

Nga: Dionis Xhafa Më: 11 qershor 2015 Në ora: 22:12

Edi Rama dhe Hashim Thaçi e kanë përdorur jo pak figurën e Isa Boletinit, sidomos Rama dhe qeveria e tij përgjatë vizitës së Vuçiç, si një ngacmim që i bëhej kryeministrit serb.

Si Rama, ashtu edhe Thaçi kishin këmbëngulur që varrimi i heroit kombëtar të bëhej në Vlorë.

Ndërkaq, familjarët e Isa Boletinit vendosën që varrimi të bëhej në vendlindjen e heroit, në Boletin.

Ajo që ra në sy në ceremoninë e varrimit ishte fakti se në këtë ceremoni, nga Shqipëria, ishte i pranishëm Lulzim Basha dhe Bujar Nishani.

Në ceremoni nuk mori pjesë as Edi Rama dhe as Hashim Thaçi.
Nëse justifikimi është se Rama nuk ka marrë pjesë për shkak se është i ngarkuar me fushatë, po Basha nuk është i ngarkuar me fushatë?

Por, se duket se problemi është ai se Rama dhe Thaçi donin që Isa Boletini të varrosej në Vlorë dhe se për këtë pati edhe përplasje në ide.

Mesa duket, Ramës dhe Thaçit nuk iu ka shkuar plani siç e kishin planfikuar dhe Isa Boletini u (ri)varros në vendlindje.

Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, me këtë rast mund tiu ketë ikur nga dora mundësia e artë, që të tregoheshin përpara shqiptarëve se janë patriotë.

Sidoqoftë, këtë aspekt, përfitimin si patriot, e morën nga ana tjetër, Basha dhe Nishani, të cilët jo pak përfituan nga ceremonia ku morën pjesë, për tu dukur sikur janë patriotë.

Rasti më tepër duket ti ketë ikur Ramës, i cili kohët e fundit ka luajtur jo pak me patriotizmin.

Familjarët e heroit tonë kombëtar, Isa Boletini duket se nuk ia dhanë këtë mundësi.

Andaj, Rama, së bashku me “sivëllain” Thaçi “u hakmorrën”, nuk shkuan në Boletin, nuk nderuan një nga figurat më të mëdha të kombit, nuk e çuan deri në fund atë që nisën të bënin për këtë figurë.

Rama dhe Thaçi, në një apo mënyrë tjetër, u “hakmorrën” me historinë dhe treguan se sillen mirë kur të tjerët (familjarët e Isa Boletinit) janë me ata, por se ta kthejnë me injorim, kur je kundër idesë së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat