Jemi duke jetuar në një botë të pafuqishme?!

Opinione

Jemi duke jetuar në një botë të pafuqishme?!

Nga: Nga;Ragip GUAZIU Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 10:04

Na lë të mendojmë tani pas rastit më të frikshem,dita e premte,13.11.2015,Në sulmet në Paris ku ishin vrarë 127 persona nga ekstremistët e Shtetit Islamik.Grupi terrorist bëri një deklaratë, ku thuhej se sulmet ishin kryer në përgjigje të sulmeve ajrore kundër ISIS-it.Para një bote të pafuqishme,Presidenti francez Francois Hollande shpalli tri ditë zie kombëtare, pas sulmeve të njëkohëshme që shkaktuan të paktën 127 të vrarë në gjashtë pika të ndryshme në Paris. Udhëheqësi francez fajësoi Shtetin Islamik për natën e tmerrshme që përjetoi vendi dhe i cilësoi sulmet “ një akt lufte”.

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse të Parisit ....

Ishte e pritur,dhe ashtu doli,pas pak orësh,SHteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse të Parisit,por sa vlenë kjo,kur ishte tërë bota në dijeni se këto sulme ishin pikrisht organizuar nga Shteti Islamik,ku thuhet në deklaratën e tyre se kjo ishte përgjigjeja të sulmeve ajrore kundë ISIS-it.

ISIS,një oranizatë Islamike që për fatë të keq ne mesin e saj janë përfshirë edhe disa shqiptar nga Kosova,në Siri po luftojnë kundër Asadit,por me veprimet e tyre po kërcnojnë e gjithë botën e pafuqishme,dhe vende vende po ja dalin,,,si në bahçe te babes'' dhe po i kryen sulme në pikat kryesoe,po bajne masakëra të paparapara,dhe tek atëhere,policia e atij shteti po ngriten në këmbë dhe asgjë tjetër,sa për të thënë se sulmuesit ishin të SHtetit Islamik,dhe po e zbulojnë rrugën e ISIS-it,se nga kanë rrugëtuar deri te kjo katastrof,që po pësojnë qytetarët,civilet e po atij shtetit,sic ishte tani rasti i fundit,që nuk do të jetë ky i fundit,në Parisë,pasi Franca ende po rrezikohet,dhe disa shtete ballkanike e evropinane,besa edhe botërore ,janë të kërcnuara nga Shteti Islamik,nga ISIS,kjo organizatë e ka gjetur momentin më të duhur për të vepruar në forma të ndryshme,sepse jemi duke jetuar në një botë shumë të pafuqishme.

Kjo botë e pafuqishme,mos vallë,po na sjellë një luftë të tretë botërore?!

Mendojë që PO!!! Pasi,Ku kemi parasyesh sidomos që nga vitet e 90,ta,nisen disa shtete nga komonizmi ta përqafojnë demokracin botërore,dhe ndodhën shumë raste t'merri në disa shtete,por po ndalemi te shteti më i ri i Kosovës,për të dëshmuar këtë botë të pafuqishme,që,po e vreni se po e pontecoj në këtë shkrim si shpeshhere,sepse kjo është arsyeja e këtij shteti që po jetojmë.

Bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës: 11 840 të vrarë,Serbia ende kërcnonë Republikën e Kosovës,me Kishën Otodokse serbe edhe me luftë...

Nga kjo shifër,nga Janari e deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentuar të zhdukur 1 396 fëmijë,nën moshën 18-vjeçare,apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë.Që do të thotë se kjo dhumë e fëmijëve është më tragjikja në historinë e re të Evropës.

Në rast se i ju referohemi statistikave të Agjensisë SHtetërore e Arkivave të Kosovës,që pas përfundimit të luftës në Kosovë,vijnë shifrat zyrtare mbi pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm.

Për Arkivave kosovarë, grumbullimi i të dhënave mbi vrasjet, dhunimet, shkatërrimet, depërtimet, nuk ka qenë i thjeshtë. Puna për grumbullimin e të dhënave është bërë në grup, me bashkëpunëtorë nga treva të ndryshme dhe me vizita pothuaj në çdo vendbanim të Kosovës. “Qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar që nga Naçertania e Garashaninit, më 1844, e deri te programi “Patkoi”, më 1999, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre.

Kjo luftë u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik” Publikimi i këtyre shifrave është një detyrim ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre. Opinioni ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës. “Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm.

Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”, tha ai. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Bilanci i luftës në Kosovë, përfshin krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999: Vrasjet, masakrimet; dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova; varrezat masive; vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.; dhunimet e femrave; rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi; helmimet; rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.; shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera. Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare - 100.589; shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion - 358; zyra të vendit - 71; shtëpi kulture – 30; biblioteka publike dhe shkollore – 93; objekte shëndetësore – 123; objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe) – 215; kisha katolike – 5; objekte ndihmëse – përcjellëse - 88.101. Pasojat e luftës ishin: okupimi klasik i Kosovës; sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë; masakra të mëdha; vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra.

Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999: janë vrarë 11.840 persona nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; 1450 banorë ende janë të pagjetur; janë dhunuar 20.400 femra shqiptare. Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë; 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni; 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani; 7.581 në Turqi; 5.829 në Itali; 5.730 në SHBA; pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi

Në raportin për Kosovën,”Human Rigst Watch” dëshmon “për krime lufte kundër njerëzimit”në Kosovë.Janë disa momente të cilat nuk mund të anashkalohen me rastin e bërjes publike të këtij raporti. Nuk mund të ketë dy bindje për një të vërtetë.Kriteri i së vërtetës nënkupton vlerësimin,pra gjykimin për të kontrolluar vërtetësinë ose gënjeshtrën e një pohimi,hipoteze,teorie ose parimi.

E vërteta thotë se “në emër të stabiliteti rajonal”,Bashkësia Ndërkombëtare ka toleruar shkelje të rënda të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.Epilogu dihet”:në Kosovë u zhvilluan proceset me antipode “kundruall njerëzimit”;u zhvilluan aktet më dehumanizuese “që atakuan ekzistencën e njerëzve”;u përligjën masat “të cilat atakuan zhvillimin arsimor dhe shpirtëror të shqiptarve”;u nxorrën akte “që synuan shtypjen e vullnetit shoqëroro-politik dhe demokratik të shumicës dominuese shqiptare të popullsisë së Kosovës”.

Nuk e di pse ngurrojmë që çdo dukuri ta quajmë me emrin e vetë të vërtetë?Është thënë me të drejtë se ekzistojnë, së paku, pesë vështirësi gjatë shkrimit të së vërtetës.E para,”ai që dëshiron të luftojë gënjeshtrën,duhet të ketë guximin ta shkruaj të vërtetën”.E dyta,”mençurinë për ta dalluar atë”.E treta,”artin për ta bërë të përdorshme atë”.

E katërta,”zgjedhjen e vërtetë të saj”.E pesta,”zotësinë për ta shpërndarë të vërtetën”.Në Kosovë ka ndodhur dhuna dhe terrori shtetëror e politik serb me përmasa të gjenocidit.Kjo dukuri nuk është e re.Po qe se do t’i bënim një vështrim sado të shkurtër “historikut të krimit dhe të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve”,do të mund të identifikonim “lashtësinë e tyre si dhe gjeneratorët e aktit të krimit gjenocidal,që kanë marrë fuqi që nga ‘Naçertania’e 1844-shit”.

Nga kumtesa ime e paraqitur në Sesionin Shkencor të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës mbi “Gjenocidin e pushtetit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve të nëntëdhjeta”,të mbajtur më 29 qershor 2000, në Prishtinë,pata tërheq vëmendjen në këto tri komponente.Kompenenta e parë mbështetej në empirinë politike e cila “tregon se në raste më të shumta se motivi më cytës i pushtetit gjenocidial është lakmia për toka dhe synimi i
Tani kjo Evropë,dhe kjo botë e civilizuar,kanë krijuar një sherrë të madhë në mes të pozitës dhe opozitë,gjegjesisht,Qeverisë,qe ka adhur deri te bllokimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës,e gaqti deri tek një luftë civile,e nuk është kështu kur me një Evropë të pafuqishme dhe me një botë të pafuqishme,do të ndodhë edhe një luftë e tretë botërore,po qe se nuk vedisohemi te gjithë,e kamë fjalën te ato shtetet e mëdha me ndikim botëror duke fillua me SHBA,në,Rusinë etj.

Po i kthehemi edhe njëhere Parisit...

Sulmet u dënuan ashpër edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Ndaj Sulmeve në Parisë,sulmet u denuan ashpër nga Kryeministri i Republikës së Kosovës,Isa Mustafa,zëvëndëskryeministri,njëherit edhe ministri i Punëve të Jashtme,Hashim THaçi.Presidendja e Republiokës së Kosovës,Atifete Hjajaga,institucionet tjera të Republikës së Kosovës,dhe qytetarët kosovarë në sheshet e Pishtinës,me dhezjen e qirave përkujtuan të vrarët e Parisit në sulmet nga Shtetim Islamik,por edhe ..Sulmet u dënuan ashpër edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Në këto momente të vështira për Francën ne ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin e thellë me familjarët e viktimave, me popullin francez dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, duke u lutur që bota mos të përballet me veprime të tilla të tmerrshme”, thuhet në një komunikatë, në të cilën theksohet se aktet e tilla terroriste që sjellin viktima, terror e dhunë ndaj njerëzve të pafajshëm janë të papranueshme, antihumane e antinjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerizimin në përgjithësi e botën demokratike në veçanti.

“Mbrëmë në Paris u atakuan liria, demokracia dhe vlerat qytetëruese e civilizuese. Jemi të bindur që Franca dhe bota demokratike nuk do të përulen para së keqes, dhunës e terrorizimit, por do të gjejnë rrugën e duhet dhe masat e duhura.

Autori është gazeta analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat