"Mësimdhënësit- arkitektet e shoqërisë"

Opinione

"Mësimdhënësit- arkitektet e shoqërisë"

Nga: Astrit Ahmeti Më: 7 mars 2016 Në ora: 18:34

Roli i mësimdhënësve në Kosovë përgjatë historisë ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Mësuesit e parë shqiptar ishin krijuesit, ndertuesit e shoqërisë dhe identitetit tonë kombëtar.

Puna e tyre në mësimin e shumë gjeneratave për shkrim-lexim në kushte të tmerrshme e në ilegalitet përgjatë historisë është deshmi e mjaftueshme që ata ishin dhe mbeten arkitektet e shoqërisë dhe identitetit tonë kombëtar.

Shkolla shqipe deri ne shekullin 21 ishte e angazhuar jo vetëm në mesimin por edhe në edukimin e gjeneratave të reja rreth vlerave shoqërore, të mirës e të keqës, kulturës e moralit.

Mësuesit shqiptar punonin me shumë vullnet e deshirë në realizimin e idealeve, ideale këto që kishin të bënin me ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë, kulturës e moralit në rrethana të veshtira okupuese.

Të gjitha këto i bënin me shumë veshtirësi, të rrezikuar nga regjimet pushtuese, shumë herë edhe pa paga, në ambiente të pafavorshme për mësim e në disa raste edhe në shtepi-shkolla. Shumë prej tyre dhanë edhe jetën gjatë realizimit të rolit të tyre fisnik në Shkolla.

Po çka po ndodh sot me arsimin në vendin tonë, A janë duke vazhduar rrugen e mësuesve të parë, sot mësimdhënësit?

Sot mësimdhënësit në Kosovë punojnë me kushte të mira, me paga nder me të lartat në rajon, me infrastrukturë moderne, por nëse e krahasojmë nivelin e cilësisë së arsimit sot me të kaluaren, me shumë bindje konstatojmë që niveli i cilësisë në Shkolla sot është shumë më i dobët.

Shkollave tona sot i'u mungon edukimi e mendimi kritik, krejt qka bëhet sot në Shkolla është mësim edhe atë me metoda të vjetra të mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke mos punuar sa duhet në edukimin dhe vetëdijësimin e gjeneratave të reja në reduktimin e sjelljeve dhe dukurive negative tek të rinjët.

Qëllimi i shumicës së mësimdhënësve sot është paga dhe ruetja e vendit të punë, prandaj fatkeqësisht në shkolla shohim nxënës-konsumues të drogave, alkoolit, shohim dhunë mes nxënësve, të nxënësve ndaj mësimdhënësve e më rallë të mësimdhënësve ndaj nxënësve.

Pra reformat në arsim të bëra pas luftës së fundit në Kosovës nuk kanë reduktuar dhunën në Shkolla, por vetëm kanë zëvëndësuar ushtruesit e saj, nga mësuesi tek nxënësit, sot kemi dhunë të nxënësve ndaj mësuesve.

Sot shohim mësues në shkolla, të cilat nuk kanë as pergatitjet minimale për lëndet që ligjerojnë, shohim konkurse formale e që në fakt njerëzit punësohen në baza nepotizmi edhe pse suksesi i tyre në studime është minimal.

Arsimimi është baza e shoqërisë dhe arritja e progresit shoqëror realizohet vetëm në Shkolla me cilësi të lartë, me reforma dhe risi në kurrikula konform edukimit evropian e global.

E gjithë kjo mund të arrihet me ngritje të cilësisë së pari në Universitete në menyrë që mësimdhënësit të jenë të pergatitur në edukimin e drejtë të gjeneratave të reja në shtetin tonë.

Në fund uroj gjithë mësimdhënësit për ditën e tyre, me shpresë që gjendja e arsimit në Kosovë çdo vit e tepër të shënojë ngritje të cilësisë e sukseseve të përbashkëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat