Festë e përgjakshme në Francë

Opinione

Festë e përgjakshme në Francë

Nga Më 15 korrik 2016 Në ora: 16:18
Tragjedia në Nice

Përsëri në  Francë, tani në qytetin turistik të Nicës, ndodh një tragjedi e rëndë, ku linjet që ndërlidhën përmes përsonazheve të terroristave  radikal islam, mund të jenë shtyllat kryesore të idesë së një imagjinate të çmendur, që nuk ka të bëjë me çështjen e islamit të vërtetë dhe paqësor, por, veprimet e tyre janë më shumë se absurditete utopike dhe të sëmuara fetare, që shkakëtojnë  luftëra tragjike për të dominuar dhe shkatërruar edhe  botën e pafajshme njerëzore.

Është shumë e pa logjikshme që sot në këtë shekull,  civilizimi njerëzor përballet me këto çrregullime dhe tragjika të paimagjinueshme njerëzore, ku pësojnë fatet e njerëzve të pafajshëm, fëmijë e pleq dhe shumë të tjerë, të cilët në momente më të ndieshme të gëzimit, përjetojnë papritmas tragjedi të përgjakshme,  që nuk i kap mendja e shëndoshë njerëzore.

Dikush thotë se, pse ndezësh dhe hargjon pa nevojë fjalë dhe të paktën për një gjë,  që nuk  ka të bëjë me vendin dhe popullin tonë ? Nga goja e popullit dëgjojmë përditë ofshama të dhimbshme dhe mallkime të ndryshme në adresë të keqbërësve, të cilët nuk e zgjedhin përsonin dhe ideologjinë fetare, por në mes turmave të pafajshme njerëzore shpërthejnë me eksplozive dhe mjete vdekjeprurëse, dhe si të tilla, ato mund të ndodhin dhe përhapen në vende të ndryshme të botës, pse jo edhe në vendin tonë.

Faktori që e dallon këtë kategori të radikalizmit fetar janë pasojat njerëzore, dhe sa më shumë pasoja, aq rritet jehona  në rrethin e tyre global dhe ideologjik. Sot mund të gjenden argumente të panumërta në favor të këtyre veprimimeve, me çrast ka përkrahës edhe nga viset tona shqiptare, pikërisht për këtë lind mospërputhja dhe plasaritja në mes raportit emocional ndaj veprimëve të tilla antinjerëzorere.

A janë, apo nuk janë këto veprime radikale në përputhje të plotë me vetëdijën e formuar njerëzore dhe esencën e saj të brendshme, ky faktor nuk është formuar edhe vetëvetiu, natyrshëm dhe spontanisht si vetëdije, apo  si e tillë ndoshta është e imponuar për një çast në rrethana dhe kushte specifike?

Ky fakt vetëvetiu  vëhet në lojë civilizimi njerëzor, paqa dhe stabiliteti, ku njeriu  dyshon në sigurinë e vet dhe rrethin ku jeton, pa marrë parasysh shtetin, apo vendin ku jeton, sepse veprimet e tilla janë në krihët e krijesave të pamëshirshme dhe antinjerëzore. Sot përgjaket Franca, nesër një vend tjetër, dhe kështu zgjerohet ky absurditet kundër njerëzimit të pafajshëm, gjegjësisht , me tërë këtë bagazh të keq dhe antinjerëzor, a do të ishte i mundshëm zgjimi i vetëdijës njerëzore, dhe lindja e ndjenjës së dashurisë, që nga brumi i këtyre rrethanave të nxjerrët një vetëdije e plotë njerëzore pa urrejtje dhe ironi ndaj njëri-tjetrit.

Edhe nëse ngritët tërë bota në këmbë dhe të armatoset deri në dhëmbë kundër një ekstremizmi të tillë, apo në shkatërrimin e tërësishëmnuk të kësaj kategorie antinjerëzore, nuk do të sjellë rrezulltate të duhura, në qoftëse njeriu nuk e shpreh vetëvetën në aksion pozitiv dhe në mënyrë të ndershme, si edhe përmes ndjenjës së dashurisë, për të kuptuar jetën ashtu si duhet. Feja dhe ideologjia fetare nuk e krijojnë  njeriun „primitiv“, por tendenca e njeriut për të dominuar lirinë e tjetrit, që është edhe kundër  fjalëve të Bibles dhe Kur-hanit, ia imponon primitivitetin vetëvetës, duke ia prizh imazhin e bukur kësaj bote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat