Dashuritë gjithmone kanë etje dhe vapë të madhe ...!

Opinione

Dashuritë gjithmone kanë etje dhe vapë të madhe ...!

Nga: Agron Shabani Më: 20 korrik 2016 Në ora: 14:26
Agron Shabani

 " E sheh ti e dashur se në majat me të larta të tempullit, asnjëherë nuk është zhurmë as tollovi!" Do i thoshte dikur Filipi i Dytë i Maqedonisë Olimpisë së bukur, sharmante, bakante, supersticioze dhe tepër ekskluzive ose ekzotike....Mbase, i dehur ne qefe ose " lezete" te ndryshme ushtarake dhe politike në pikun e një vere të nxehtë dhe me vapë të madhe dikundi në Antikë. : " Po e di i dashur! E di....Por, ç´t´i bësh fatit se unë të kam njohur dikur me herët, kur ti ishe i ri. Vetëm një ushtar i thjeshtë në front. Pa u bërë akoma mbret ose gjeneral. Me duhet burri dhe jo mbreti ose gjeneral Filipi! Me kupto! Ndaj, nëse vërtetë me do aq shumë?! Atëherë me duaj pra me atë gjuhën e dikurshme të atij ushtarit të njohur në front dhe jo me " gjuhën e lartë " të një mbreti ose gjenerali të pensionuar dhe në delir! " Do ia kthente Olimpia ( Olimbia) asokohe mbretit Filipit. Si për t´a lënë gojëhapur dhe të patekst në kulimin ( zenitin) e famës ose karierës së tij , Filipin i cili kishte zënë t´i tmerrohej ose frikësohej aq shumë famës dhe shkëlqimit të njohur ushtarak ( luftarak) dhe politik të Aleksandrit ( Lekës ) të Madh i cili ishte edhe i biri ( djali) i tij dhe Olimpisë.


 Ndërkaq, mbreti Laj nga Teba i paralajmëruar dhe skandalizuar asokohe nga " rruga e lartë mbretërore" e ëndërrave. Gjegjësisht, nga " profecitë" e sofistëve dhe të astrologëve grek! Një ditë prej ditësh kishte vendosur që t´a braktiste dhe humbiste ( fshihte) në një mal ( pyllë) të dendur të birin e tij të sapolindur, Edipin e vocerl! Kjo nga frika se ky i fundit ( Edipi) gjithnjë sipas " profecisë së lartë" të sofistëve ose astrologëve grek, dikur me vonnë do ia merrte fronin e lartë mbretëror së bashku me mbretëreshen e bukur Jakosta e cila ishte edhe e ëma ( nëna ) e Edipit! 


Ndonëse, Ediipi i vocër do kalonte nën mbikqyrjen ose përkujdesjen e vazhdueshme të një famulltari të urtë dhe motrave të nderit në konakun kishtar deri sa ishte rritur ose bere burre. Pa i treguar ( deftuar) kurre mbi " historine" e mesiperme te prinderve te tij, mbretit Laj dhe mbretereshes Jakoste e c ila, sa çel e mbyllë sytë, i kishte futur ne konflikte ose zezona te pafundme strukturat, nomenklaturat ose " par exelencat" e asokohshme shtetërore ( mbreterore), ushtarake, politike dhe të tjera në Tebën e Lashtë-Antike. Përkatësishtë, mbretin Laj dhe Edipin se bashku me luftëtarët e ndryshëm ose komandantët më të njohur që kishin luftuar dhe ishin përpjekur dikur nepër frontët ose fushëbetejat e ndryshme ushtarake ose luftarake në emë të mbretit Laj dhe djalit të tij, Edipit.

Se këndejmi, zjarrin e saj dhe prushin së bashku me kripen e detit, gjakun e Akilit dhe flakët e Trojës që po digjej dhe kallej flakë nga lufta, asokohe mund t´i  gjëje dhe shijoje ku tjetër pos në zjarime e atyre e" lotëve profetik" të Elenës së bukur nga Troja. Apo...?!

Në fundin e pusit, lumiti ose detit, mund të mbyteni ose fundoseni shpesh, ndërsa, në fundin ose thellësinë e lotëve të një femre ose të një gruaje, mëse shumëti dhe mëse shpeshti. 

" Cmira, urretja, xhelozia, mosbesimi, paranoja, fobia dhe kështu me radhë, gjithmonë i nxisin ose shkaktojnë ndarjet ( divorcët), luftërat ose konfliktët e ndryshme në kohë dhe hapësire. Ndërkaq, vetëm arti ( bukuria), dashuria dhe profecia e gruas, mund t´i parandolojnë luftërat ose konfliktët e ndryshme si dhe t´i përmirësojnë gafet ose gabimet e mehershme së bashku me marëdhëniët ose raportët e përgjithshme njerëzore ose qytetare. " ( Frienadem)

Në të kundërten, shpirti i një femre ose i një gruaje, gjithmonë dhëmb me shumë se sa trupi ose skeleti i ( kurrizi) i një burri të pakurrizë! 

Thuhet se edhe Napoleon Bonaparta, askundi nuk e ndjente vetën me të vogël, se sa para Madam Zhozefines ose Maria Luizes brenda në dhomën fjetjes ose audiencen e tyre .

Ndryshe nga kjo, femrat ose gratë e bukura, sharmante, pikante, markante, t´pushtetshme  dhe intelegjente, janë në gjendje ose gjithmonë të gatshme për t´i stisur ose sajuar (sërvirur) përnjëherë pesë-gjashtë gjëra ose " arte" të ndryshme. Bukurinë, dashurinë, profecinë, dramën, teatrin, konfliktin dhe sallaten. 
Në fund të fundit, as gjërat ose veprimet e njëjta të burrit dhe gruas, nuk janë gjithmonë të njëjta dhe të barabarta në kuptimin e polëve ose gjinive të ndryshme. Në dashuri, gjithmonë ekziston një motiv i ri ose një rast tjetër..;

Sidoqoftë, arti i luftës dhe arti i gruas, na bëjnë burra ose mëshkuj t´ vërtetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat