Edi Rama, ky mashtrues i verbër për pushtet!

Opinione

Edi Rama, ky mashtrues i verbër për pushtet!

Faik Krasniqi Nga Faik Krasniqi Më 21 korrik 2016 Në ora: 11:36
Edi Rama

Edi Rama është edhe i ‘’verbër’’, dhe po më përngjanë shumë në tregimin-satirik të një shkrimtari serb nga fundi i shekullit ‘19’ Radoje Domanoviq, i cili në satiren e tij të famshme udhëheqësi (vodja) përshkruan një udhëheqës të verbër.

Satira ka të bëjë me ngjarjet  serbe të shekullit të ‘18’ kur serbët u shpërngulën nga toka jopjellore në Bosne e Hercegovinë në drejtim të Vojvodinës pjellore. Mirëpo nuk ishin të gjitha shpërnguljet e suksesshme. Sepse ndër udhëheqësit e shpërnguljeve ka pasur edhe njerëz të verbër që kanë udhëhequr kolonët, e në një rast pasi të shpërngulurit udhëtojnë natën të gjithë bijnë në një greminë dhe vdesin.

Në mëngjes vijnë fshatarët të shohin se çfarë ka ndodhur dhe së pari që konstatojnë se prijësi-udhëheqësi i tyre ishte njeri i ‘’verbër’’ të cilit populli i përvuajtur i kishte besuar dhe përcjellë deri në vdekje, të cilët edhe i kishte mashtruar keq .

Kjo ngjarje serbëve iu përsërit me rastin e Millosheviqit, i cili e shkatërroi Jugosllavinë sepse nuk ‘’shihte’’ më lartë i verbëruar nga nacional-shovinizmi serbë.

Këtë do ta përjetoi edhe Shqipëria nëse akoma përkrahë të ‘’VERBËRUARIN’’ për pushtet Edi Rama, i cili me fjalimet e tija teatrale manipulon popullin shqiptar duke e udhëhequr drejt greminës dhe ferrit të quajtur ‘’luftë qytetare’’.

Shqipëria sot është në krizë të madhe nga mashtrimet dhe manipulimet e Edi Ramës, mashtrime me të cilat edhe erdhi në pushtet, duke e shpikur moton e famshme të gënjeshtrave ‘’RILINDJA’’.

Çdo shqiptar tashmë e ka kuptuar se ‘’Rilindja’’ ishte thjesht dhe vetëm një mashtrim për t’u marrë votën qytetarëve.

“’Rilindja’’ e famshme e Edi Ramës doli një fjalë boshe, rezultoi propagandë pa doganë, rezultoi një tufë tullumbacesh që u shpuan një e nga një pikërisht sepse ishte një premtim bosh pa alternativë, sepse nuk u bazua në një analizë konkrete, realiste të gjendjes së vendit, të mundësive të vendit dhe vizioneve për të shkuar përpara.

Por u bazua kryekëput në mashtrimin për të marrë votën. Sot përkeqësimi ndjehet kudo. Sipërmarrja në nivel falimentimi në të gjithë vendin. Me mijëra biznese u shuan. Mijëra shqiptarë humbin vendet e tyre të punës, asnjë premisë për përmirësim. Dhe që nga ajo kohë mbi 200 mijë shqiptarë ia mësynë Evropës, për të ikur nga vuajtjet, varfëria, papunësia, mashtrimet dhe krimet që ua solli ‘’Rilindja ‘’ e famshme e Edi Ramës.

‘’Rilindja’’ rezultoi të ishte vetëm ambalazh që nuk kishte brenda ilaçin që do të shëronte ekonominë shqiptare dhe vendin, siç kishte premtuar Edi Rama dhe partia e tij. Si një filozofi pa ideologji, ‘’Rlindja’’, kishte vetëm një ambicie, një ambicie shumë të sëmurë, ardhjen me çdo kusht në pushtet.

Prandaj, nga kjo krizë e thellë dhe në rrezik të madh që e ka sjellë ky lider mashtrues Shqipërinë, është largimi nga pushteti i Qeverisë së kuqe, të mashtruesit Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat