Republika Laike përballë asaj Islamike në Turqi

Opinione

Republika Laike përballë asaj Islamike në Turqi

Nga: Pirro Prifti Më: 27 korrik 2016 Në ora: 20:06
Pirro Prifti

  Nga grushti i shtetit i dështuar në Turqi në pamjen e jashtme duket sikur Turqia, qeveria dhe Presidenti i saj Rexhep Taip Erdogan shpëtuan nga një përpjekje antikushtetuese për të rrëzuar një qeveri legjitime e cila përfaqëson dëshirën e popullit turk.

Përballë këtij fakti qeveritë perëndimore dhe ajo e Shqipërisë e përkrahën qeverinë turke dhe Presidentin e e vëndit Erdogan për të ruajtur shtetin kushtetues dhe legjitimitetin e qeverisjes.

 Sidoqoftë  analizat e thella të ngajrjes tregojnë se jo çdo gjë është ashtu siç duket.

Po ta shohim  nga  analizat e dhëna, duken pak si të dyshimta vetë ngjarja e coup detat ashtu dhe ashpërsia me të cilën Presidenti turk po dënon dhe arreston kundërshtarët, dhe me sa duket vetë agresiviteti dhe dhuna ndaj arrestimeve të puçistëve e vështirëson kuptimin e vërtetë të ngarjeve pas grushtit të shtetit, dhe  se përse pamja e Turqisë sot nuk duket si një shtet demokratik, si një shtet anëtar i NATO-s, dhe si një shtet që aspiron për tu integruar në BE.

Deri në ditën e sotme autoritetet turke kanë arrestuar 13.000 njerëz , nga këta 8831 ushtarake, 42 gazetarë dhe 2500 gjyqtarë dhe avokatë e pjesa tjetër janë arsimtarë dhe të tjerë. http://www.reuters.com/article/us-turkey-security-idUSKCN1051B0.

Dihet se tetë ushtarakë kanë kërkuar azil politik në Greqi pasi ata u larguan me një helikopter. Greqia e ka kthyer helikopterin, por ushtarakët nuk i ka kthyer, ndoshta se ata kanë deklaruar se kanë ikur pa e ditur se do të ndodhte grusht shteti?!

Argumentat e Erdoganit  për shkaqet e grushtit të shtetit janë  jo shumë të mbështetura por i akuzuari kryesor është Fetullah Gylen që gjëndet në SHBA, dhe nga një mik i ngushtë i Erdoganit, sot është kthyer në armikun e tij më të madh.

 Fetullah Gylen sipas disa  analistëve  sot ështe një bashkëpuntor i CIA-s amerikane në fakt është një predikues turk, një ish-imam dhe një figurë politike.

 Ai ka krijuar një Fondacion që quhet fondacioni Gylen dhe është një figurë inspiruese për organizatiën e tij ``Aleanca e Vlerave të Përbshkëta`` https://www.google.al/?gës_rd=cr,ssl&ei=99SYV6KBHOm26ATCvpKICë#q=fetullah+Gylen.

Fondacioni Gylen është i shpërndarë kryesisht në Turqi, Shqipëri , Kosovë, Bosnjë , por dhe në disa vënde të tjera jo europiane.

Megjithse Fetullah Gylen e ka dënuar grushtin e shtetit , Rexhep Erdogan ka kërkuar zyrtarisht  ektradimim e tij në Turqi me pretendimin se  Gylen mbetet organizatori i grushtit të shtetit.

Praktikisht BE dhe SHBA janë të shqetësuara për ngjarjet që po ndodhin ne Turqi për vetë faktin se në rradhë të parë egziston tendenca e përkrahësve të Erdoganit që të shkelin ligjet për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe kjo vërtetohet me vetë fjalët e Presidentit Erdogan që… duhet rivendosur dënimi me vdekje.

BE dhe SHBA e kanë paralajmërur Turqinë që të mos rivendosin ligjin me vdekje, dhe nëse ky ligj do të rivendoset atëhere Turqia nuk do të integrohet dot në BE si dhe do të ketë sanksione.

Analistët perëndimore pohojnë faktin se  FSB ruse e ka lajmëruar Presidentin Erdogan disa orë para se të ndodhte grushti i shtetit duke i dhënë kështu një ndihmë bazike si në shpëtimin e jetës së tij të rrezikuar nga puçistët të cilët kishin gjetur vendndodhjen e tij në një hotel në Stamboll ashtu dhe në shtypjen e shpejte të grushtit të shtetit.

Po ta shohim në situatën e brëndëshme në Turqi shohim dy elementë kryesore;

-Tendencën për bërjen e grushteve të shtetit disa herë pas luftës së dytë botërore, dhe bërjen e tyre gjatë muajve të verës. Grushtet e shtetit janë bërë nga ushtarakët të cilët janë bazuar në një nen të Kushtetutës turke në të cilën thuhet se… në rast mos pajtimesh dhe problemesh të rënda politike, ushtria merr në dorë drejtimin e vendit derisa të orgaizohen zgjedhje të lira  në mënyrë që të zbatohet rendi kushtetues sipas Qemal Ataturkut.

Nja rast i ngjashëm ka ndodhur në Egjipt kur ushtarakët e drejtuar nga Sissi morën pushtetin pas rrëzimit të ish Presidentit pro-islamik Morsi pasi ndodhi revolucioni në 2011 në Egjipt kur u rrëzua gjithashtu në 2011 ish presidenti Mubarak. E njëjta Kushtetutë është dhe në Turqi.

Problemi kryesor është në përplasjen e Kemalistëve me islamistët apo më saktë me kripto-islamistët e Erdoganit.

Dihet që Kemalizmi u vendos nga Mustafa Qemal Ataturku Presidenti i parë i Turqisë i cili e ktheu Turqinë nga Perandori në Republikë dhe vendosi Republikën laike.

 Kemalizmi është një lëvizje politike pro perëndimore e cila përkrah fort tendencën për demokraci dhe laicizëm, pra ndarjen e shtetit nga feja, arsimimin laik, përkrahjen e shkencës dhe të lëvizjeve kulturore dhe sociale që e afrojnë Turqinë drejt Europës Perëndimore.

Gylenizmi është gjithashtu një lëvizje fetare e moderuar. Gyleni përkrah sufizmin dhe rumi-zmin të cilat janë sektë islame të ngjashme me bektashizmin.

Erdoganizmi është një lëvizje fetare sunni e cila kërkon indirekt largimin e laicizmit në Truqi. Kjo ka shkaktuar prej disa vitesh trazira midis kemalistëve dhe Partisë së Erdoganit.

Historia e përpjekjeve të Erdoganit për të rivendosur një shtet totalitar dhe afrimin me ish vëndet e pushtuara dikur nga Perandoria osmane si Shiqpëria, Kosova, Bosnja, pjesë të Maqedonisë duke i cilësuar këto vënde si popuj vëllezër dhe në disa raste turq, mbetet një nga gjeostrategjitë e Presidentit Erdogan.

Kjo gjeostrategji në fillimet e viteve 2000 u përkrah nga SHBA si një ide për të mbajtur larg rusët nga Ballkani, por më vonë SHBA nuk e nxitën  më këtë gjeo-strategji të Turqisë, me sa duket duke menduar me të drejtë se Turqia mund të mos e mbështeste me SHBA në këtë ide, por dhe së dyti duke parë se vetë vëndet e Ballkanit mund të ishin vetë një pengesë ndaj sllavëve sidomos shqiptarët të ndarë në katër shtete të vogla.

Sidoqoftë po të hyjmë në analizën e shkaqeve të grushtit të shtetit, shohim se kemi të bëjmë me përpjekjen e ushtarakëve për të ruajtur sistemin laik, përpjekje të cilat kanë ndodhur edhe më parë, dhe nga ana tjetër, me dëshirën e fortë të Erdoganit dhe të Partisë së tij fituese por kripto-islamike `Partia për Drejtësi dhe Zhvillim` nëpërmjet fitoreve në të tre zgjedhjet e fundit parlamentare, për të larguar shtetin laik dhe të vendosë një shtet me tipare islamike.

 Në këtë luftë Erdogani hyri së bashku me ish mikun e tij Gylen, por në vitin 2013 filluan kontradiktat deri sa u armiqësuan.

 Duke qënë se Filosofi fetar teologu Sufi Gylun  njohur edhe si `Hoxhë effendi` (mësues i respektuar), Gylen inspiroi një lëvizje humanitare të shoqërisë civile të quajtur ``Hizmet`` (shërbim), dhe kishte përkrahjen e miliona ndjekëve të tij në Turqi dhe në vëndet turqisht folëse; ai  ka ngritur shumë shumë qëndra arsimore madje dhe në Shqipëri.

 Të dy këta udhëheqës fetarë kishin personalitete të ndryshme dhe mënyra të ndryshme maskuliniteti.

Në 25 maj 2015 Erdogan e kritikoi ashpër Gylen një një fjalim të botuar edhe në New York Times, duke deklaruar se ..`ai duhet ta dijë se ku e ka vëndin`.. dhe duke pozuar vehten me tendencën për autotarizëm.

Menjëherë, Prokurori i shtetit turk ndaloi mediat pro-Gylen dhe shumë gazetarë të `Hyzmet` u arrestuan. Kështu Gylen u largua dhe shkoi në SHBA.

 Por në prill 2015 në Atlanta shteti Xhorxhia, Kolegji Black Morehouse  nderoi Gylen  me çmimin e Paqes `Gandi- King- Ikeda` për kontributin e tij për Paqe (http://ëëë.gulenmovement.us/gazi-ëarrior-vs-sufi-mystic-turkeys-erdogan-gulen-breakup.html).

Këto Personalitete kaq të kundërta si Erdogan dhe Gylen reflektojnë gjithashtu dhe vizionet e këtyre dy udhëheqësve për Turqinë e sotme, por gjithashtu performancat e tyre të kundërta për lidershipin, maskulinitetin, Fenë, dhe të tjera, tregojnë sigurisht shkaqet e përplasjeve sociale, fetare, politike, që shprehet në gjëndjen e trazuar në Turqi.

Përplasja politike e Kemalizmit me Kripto-islamizmin sunni të Erdoganit i cili kërkon kufizimin e laicizmit dhe rivendosjen e autoritatizmit dhe totalitarizmit me ngjyra islame, ka qënë e fortë sidomos pasi partia e Erdoganit fitoi zgjedhjet e para kur u bë Kryeministër Erdogani, por Partia kripto-islame sunni e Erdoganit ``Partia për Drejtësi dhe Zhvillim`` pësoi frakturimin e parë nga largimi i Sufistit -Romi Gylen dhe i pasuesve të tij që në 2013 pasi Erdogani u bë President.

 Me sa duket as Gylen nuk kërkonte kufizmin e sekularizmit (laicizmit) në Turqi, por sipas tij (Gylen) ai nuk ka gisht në coup detat të fundit, dhe se SHBA  nuk do ta dorëzojë pa patur prova të forta të implikimit të tij.

Së fundmi mund të them se sipas rusëve problemet e Erdoganit nisën të rëndohen pas rrëzimit të aeruplanit rus dhe për pasojë ashpërsimin e marëdhënieve me Rusinë e Putinit.

 Megjithë apologjinë e Presidentit Erdogan për rrëzimin dhe vrasjen e Pilotit rus, Rusia ka liruar sanksionet, dhe Erdogani është plot shpresa të afrimit me Rusinë me caktimin e datës 8 gusht për një takim Erdogan-Putin në Rusi, - kjo shihet nga analistët perëndimorë si një shpresë e Erdoganit për tu lehtësuar nga presioni i BE dhe SHBA ndaj akuzave të tyre për shkelje të të drejtave të njeriut në Turqi, dhe për frikën e tyre se Turqia nuk do të mbajë pemtimin për të mbajtur rrefugjatët në Turqi pas marëveshjes 3 miliard euro me Merkel.

Shkarja e Erdogan drejt një afrimi të fshehur me ekstremizmin islamik (megjithë propagandën e Erdoganit se po e lufton atë), është dhe lejimi i një rrjeti televiziv (e cila ishte bllokuar në Egjypt) me emrin Al- Rafidain. Al-Rafidain njihet më së miri për kundërshtimet ndaj kryeministrit të irakut Nouri al-Maliki dhe është rrjet televiziv pro sunitëve.

Ashpërsimi i gjuhës së Erdogan kundër Gylenistëve është ndjerë dhe në Shqipëri dhe Kosovë  kërkon një  kujdes nga ana e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës përsa i përket mbylljes së shkollave apo zyrve të krijuara nga  Gylen prej vitesh.

Sidoqoftë, Shqipëria, Kosova, Bosnja, janë shtete të pavarura dhe nuk mund të sillen si shtete satellite të asnjë vendi e aq më pak ndaj Turqisë, në një kohë kur të paktën Shqipëria është një vënd i inkuadruar në NATO, pra duhet të ruajmë relatat miqësore pa u ndikuar nga gjëndja në një vënd mik si Turqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat