Dituria dhe puna mbi të gjithat!

Opinione

Dituria dhe puna mbi të gjithat!

Nga: Agron Shabani Më: 28 korrik 2016 Në ora: 13:38
Agron Shabani

Sipas një " tradite" të pashkruar dhe të pathënë asgjëkundi, shumica e shqiptarëve në përgjithësi punojnë dhe lëxojnë ( mësojnë) pak. Ndërkohë që puna dhe lëximi sipas Volterit, e lirojnë ose çlirojnë njeriun nga 3-4 gjëra ose probleme të ndryshme kardinale ose jetike. Nga monotonia, nga skamja ose varfëria si dhe nga padituria dhe bestitnytë ose blasfemitë e ndryshme objektive dhe subjektive. Në të kundërtën, gjeniu i mbarë njerëzimit është puna e shoqëruar me përvojë, lëxime ( mësime) të ndryshme dhe dituri. 

Se këndejmi, sipas Karl Marksit si dhe të shumë mendimtarëve të tjerë, njerëzit inkuadrohen në marëdhënie pune si dhe në marëdhënie ose raporte të tjera shoqërore ose qytetare mbi bazat e njohura ligjore ose obligative. Gjëgjësisht, në bazë të pergjithësive dhe obligimëve të njohura ligjore, morale, profesionale dhe kështu me radhë.

U mor vesh se gjëndja e volitshme materiale ose ekonomike i pëcakton edhe elitat ose superstrukturat e njohura shoqërore, qytetare ose politike. Në këtë frymë, i dituri dhe i pasuri gjithmonë kanë të drejtë. 

Pa punë, lëxime ( mësime), përvoja, dituri ose njohur të ndryshme objektive dhe subjektive, njerëzit zakonisht bëhen robër ose skllëvër të vesëve, cemëve, traditave, mentaliteteve, zakoneve dhe diktatëve të dikujt tjetër. Përkatësisht, robër ose skllëvër të neglizhencës, dembelizmit, kotësisë dhe paditurisë së tyre. Në këtë kontekst, atyre gjithëmonë ose vazhdimisht u duken të bukura, të dashura dhe të këndshme vetëm ëndërrat, kujtimet ose iluzionet e ndryshme mbi ato "vlera" ose "pasuri" të ndryshme që i kane ngritur ose krijuar duke kërkuar lëmoshën ose mëshirën e  dikujt tjetër. Mbase, me djersën, intelektin, shpatullat ose kurrizin e dikujt tjetër. Kjo pos tjerash, mëse miri dhe mëse qarti mund të shihet dhe reflektohët tek politikanët, deputetët ose liderët e ndryshëm institucional, funksional ose politik në Kosovën e pasluftës....Të cilët janë bërë të njohur, të " ditur", të pasur ose multimilioner pa asnjë ditë pune gjatë tërë jetë së tyre si dhe pa kurrfarë shkollimi, kulture, edukate ose përgatitjesh paraprake për postet ose funksionet e tyre shtetërore, qeveritare, parlamentare, politike, diplomatike etj. 

Në këtë kontekst, antropologjia politike së bashku me sociologjinë dhe psikologjinë kognitive dhe politike, apriori i hulumtojnë, studiojnë dhe analizojnë kushtët, rrethanat dhe procesët e njohura objektive dhe subjektive që i shërbejnë ose paraprijnë funksionimit optimal ose maksimal të personit ose individit. Gjegjësisht, grupit, personit ose individiit të caktuar funksional ose institucional së bashku me mekanizmat ose institucionet e njohura shtetërore ( qeveritare), piolitike, diplomatike etj. Gjegjësisht, shtetërore, nacionale, institucionale dhe të tjera në këtë kontekst.

Ndërkaq, hulumtimet, studimet ose analizat e mesipërme në fushat e njohura të antropologjisë dhe sociopsikologjisë kognitive ose politike, mund të ndahen ose klasifikohen në tre (3) pjesë ose kategori të ndryshme. Në subjektivizmin dhe objektivizmin e përvojës së përgjithshme pozitive ose pozitiviste, në moralin dhe karakterin e njohur pozitiv të personit ose individit si dhe në bashkësinë (shoqërinë) dhe institucionet funksionale dhe pozitiviste të shtetit ose shoqerisë përkatëse ose respektive. 

Përderisa, çelësi ose formula kryesore e psikologjisë pozitive ose pozitiviste, janë ose mund të jenë stabiliteti i preferuar psiçikë ose psikologjikë, mirëqenja e personit ose individit, fuknksionimi i tij optimal ose maksimal së bashku me vetëbesimin, vetrespektin, vetpërcaktimin dhe vetreflektimin e njohur moral, profesional (funksional) aksional dhe institucional në kuader të psikologjisë politike dhe asaj kognitive ose pozitiviste.

Në anën tjetër ndërkaq, fati, shëndeti, familja, profesioni, kariera, pasuria, kualiteti jetësorë, kulti i njohur i personalitetit, modeli i njohur pesëfaktorial etj. U përkasin ose takojnë si të thuash predikatorëve dhe indikatorëve me të rëndësishëm ose kryesorë të lumturisë dhe vetëkënaqësisë temporale, kognitive ose gjenerale dhe universale ( globale) të personit ose individit. Ndonëse, gjithënjë duke menduar këtu në kontekstin e raportëve ose marëdhëniëve të njohura personale, interpersonale dhe te tjera që i përkasin variabilitetit të njohur sociopsikologjik, sociokulturorë, sociopolitik, socioekonomik, sociodemokratik dhe të tjerë.

Dhe, të gjitha këto në funksion të asaj që u cek ose trajtua me sipër. Respektivisht, në kontekst të anomalive dhe patologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të shtetit, pushtetit ( regjimit) dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme shqiptare ose kosovare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat