Ku na mbeti Medvegja ?

Opinione

Ku na mbeti Medvegja ?

Nga: Ajet Duli Më: 30 korrik 2016 Në ora: 13:57
Ajet Duli

Ditë më parë Ministrja për Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës, znj. Edita TAHIRI, priti një delegacion të përbrë nga Kryetari i Komunës së Bujanocit, z. Shaip KAMBERI, dhe Kryetaren e Kuvendit të Komunës së Preshevës, znj. Ardita SINANI. Nga ky takim ishin të përfaqësuara dy komunat e lartcekura por mungonte përfaqësuesi nga Komuna e Medvegjës. 

Nuk është hera e parë që qeveritarët e Kosovës e anashkalojnë Medvegjën. Pse po injorohet Medvegja nga ana e Qeveritarëve të Kosovës?!

Me një vonesë të pa justifikuar është vizituar Presheva e Bujanoci por jo edhe Medvegja. Kur analizohet situata në Medvegjë na del se kjo komunë është e stërngarkuar me probleme prej atyre sociale e deri tek ato të fshirjes së popullatës nga regjistrat civil. Çka është më e keqja, Medvegja po injorohet përveç nga Beogradi zyrtar edhe nga mekanizmat dhe instancat e BE-së dhe faktorit ndërkombëtarë. Kujtojmë mbi pesëmijë të dëbuar në vitin 1999, diskriminimi më i madh në gjithë Evropën i cili po vazhdonende. Ju kujtohen zgjedhjet e 13 shtatorit 2015 kur politika zyrtare e Serbisë doli në opinion se në Medvegjë jetojnë 6% apo 7% shqiptarë. Qeveria e Serbisë është treguar e kujdesshme shumë në këto zgjedhje pasi që shqiptarët u zgjuan të marrin pjesë në këto zgjedhje, gjë që ka mundur të rezultoi në fitore, duke përberë shumicën shqiptare në Asamable Komunale me Kryetar dhe Kryesues. Gjithashtu na kujtohet bllokada që është krijuar artificialisht në kufi në vendaklimin kufitar në Mutivodë, ditën kur qytetarët donin të shkonin për të votuar në Medvegjë, dhe ku një pjese të qytetarëve të kësaj komune ju pamundësua të votojnë për zgjedhje të parakohshme. Në këtë rast është dashur të reagoi Ambasada e Shqipësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, por munguan. Me gjithë bllokadën, shkeljet dhe diskriminimin që ishte dhe vazhdon, veçmas në ditën e 13 shtatorit 2015 ndaj votuesëve shqiptarë, doli se pjesëmarrja e shqiptarëve në këto zgjedhje ishte rreth 30% . Intelektualët që veprojnë në Kosovë e që janë nga Medvegja, janë të organizuar ne Klubin “Trojet” që vepron që nga viti 1992. Ne kemi bërë perpjekje për unifikimin e faktorit politik por pa sukses. Mirëpo, as pushtetarët e Tiranës e as të Prishtinës nuk kanë gjetë kohë e perkushtim të na dalin në ndihmë. Sa i përket faktorit politik ne Preshevë e Bujanoc, ata i kanë degët e partive te veta në Medvegje dhe vetem sa e kanë perqarë popullaten në parti në Medvegjë. 

Unë personalisht mendoj se faji është jetim megjithëse të gjithë kemi faj per gjendjen aq dramatike e aq tragjike në Medvegjë. Medvegja është para zhdukjes me popullatë autoktone shqiptare, e ne po bejmë sehirë. Mbetet që ne medvegjasit t’i bejmë detyrat tona që na takojnë, por apelojmë tek ata me vullnet të mirë si dhe tek instuticionet që të na ndihmojnë që substanca shqiptare te ruhet me Mediten e lashtë Dardane...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat