Nga përshtypjet e një mërgimtari gjatë "pushimeve" në Vendlindje

Opinione

Nga përshtypjet e një mërgimtari gjatë "pushimeve" në Vendlindje

Nga: Ajet Avdyli Më: 30 korrik 2016 Në ora: 14:46
Ajet Avdyli

Për festën e Lucit (K……), 16.000 EUR

Si shumë mërgimtarë që e vizitojnë Kosovën, edhe unë isha e tani u ktheva në Zvicër në vendin e punës, në vendin e kulturës por edhe në vendin ku ka punë, ka para por ka edhe shtresë e peripeti të tjera.


Gjithmonë kur kthehemi ulemi me shokë, me dashamirë e bashkveprimtarë, e per një qast, i kthehemi kohës së kaluar në pushime, në vendlindje në Kosovë.
Po kthehemi  pas këtyre pushimeve  ku un kalova mirë, mes miqësh e dashamirës, por nuk pushuan së jehuari edhe kënga e ulurimat, sidomos të dasmave e dasmorëve, të cilët, si çdo herë në këtë kohë janë bërë, refrenet e shqiptarëve në Kosovën tonë.


Në qytetet tona, bie buria, bie kënga, bien fishekzjarret, nga dasmor, në fejesa e martesa, festa të ndryshme, një konkurrencë e paparë, mes njerëzve, se cili  e bëri gazmendin më të mirë, se cili e pat këngëtarin më të mirë, si cili e pat Restaorantin më të mirë, se cili pagoi më shumë per Meny, se cili pat dasmor më shumë, se e kujt e cilit!!!!!, ishte nusja më e mirë.


Të gjitha këto na sjellin te një pyetje???, e cila kërkon pergjegjje!!!, por nga kush, nuk e di as vetë.
Ishte ditë e shtune, ku nga Lagja Dheu i Bardhë morra rrugë për në qytet, ku si zakonisht nuk e preferoj udhtimin me vetur, por në këmbë. Rrugës të bien në sy, njerëz të cilët lëvizin, disa në këmbë e më shumë me vetura e taxi, të cilët lëvizin pa nderprerë.


Pak më posht, më bie në vesh një zhurmë, dhe vetëm zhurmë, daulle e surl, në një qerre me kuaj, të stolisur, të mbajtur mirë që tërhiqnin karrocën e stolisur dhe dy fëmij që sapo kishin krye synetin, si zakonisht, duan të festojn në kalurimin me kuaj e qerre, por edhe me daulle e surl. Ishte ditë e shtunë, bënte vapë e madhe temperaturat shkonin aty deri më 35 grad, ishte vështirë për ta pëballuar, edhe per ne por më e vështirë për fëmijët e vegjël, që sapo ishin bërë synet te mjeku, kishin fillue marshin me kuaj e qerre.


Temperaturat e larta, zhurma e daulles, zhurma e automjeteve që lëvizëshin pa ja nda, sikur të krijonin pershtypjen se asgjë nuk është në rregull;
U ndala për një qast ku kolona e automjeteve ishte e madhe, dhe e pyta një burrë në qerre;, përse në këtë kohë me këta fëmij, të cilët ishin të molisur dhe të smuar, ku fëtyrat e tyre të dejrsitura nga vapa sikur krijon fëtyra të molisura, në atë vapë percëlluese.


Plaku më u drejtue se kjo është fillimi, në mbrëmje paskan organizuar aheng, e festë në Restorantin më të njohur, Luxori në Gjilan, ku kan të ftuar 300 miqë e dashamir, që priten të argëtohen nga këngëtarët më të mirënjohur të Estradës së Kosovës.


E gjithë kjo festë me kuaj e qerre, me daulle e me këngëtarë të mirënjohur, sipas të gjitha gjasave do të kushtonte 16.000 EUR.
Si quhet kjo festë??, nuk e di, por po presupozoj se do të duhet të definohet ;
FESTA E LUCIT, (K…..)


Tani më duhet të shtoj pytjen se vallë a ja vlenë që sot në fukarallakun tonë, në Kosovën tonë, ku nevojat janë të mëdha, si papunësia më se 40%, e ne të i japim të drejt vetës tonë, të shpenzojm shuma marramendëse, për  hiqë asgjë, e sidomos nga ata, e ne që vijmë nga Mërgata e perpiqemi të i shesim mend të tjerëve në Kosovë, më duket se këto janë veprime të pamenduara dhe të paplanifikura mirë.


Do të ishte mirë sikur në të ardhmën do të mendonim më mirë per menaxhimin e buxhetit personal e familjar, sepse një dukuri e tillë ndodh vetëm në Ballkan, por jo në botën e qytetëruar dhe të civilizuar të shteteve perendimore.


Ne mërgimtarët që me vite të tëra punojm punë të ndryshme, të rënda, me shtres e me peripeti të tjera, perse vallë, nuk e vejm gishtin në kokë, e të ndalemi për një çast; se vallë perse veprojm kështu????.


Një familje si zakonisht e ka të vështirë, të i siguroj apo kursej 16000 EUR per tërë vitin, por në raste të ahenxheve, e gazmendeve të ndryshme t'i shpenzon për 4 Orë, kjo krijon presedan te ne shqiptarët, të cilët dinë të punojn, dinë të fitojn, por nuk dinë të menaxhojn me vetëvetën, me familjen dhe nuk dinë t'i kursejm.  Mendoj se shoqërija jonë, institucionet tona, mediat duhet ta kenë një rrol më aktiv, një qasje tjetër kundrejt kësaj dukurie të shumëtuar që e ka pllakosur këtë shoqëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat