Majlinda, princesha e Kosovës, shkëlqeu

Opinione

Majlinda, princesha e Kosovës, shkëlqeu

Nga: Haki Bunjaku Më: 14 gusht 2016 Në ora: 21:17
Haki Bunjaku

Një emocion i fuqishëm shtrëngues për të gjithë shqiptarët,një emocion i fuqishëm për familjen e Majlindës-heroinës tonë e të Kosovës.Një emocion i fuqishëm për vetë Majlindën,që gëzimin e fitorës historike, e papërmbajtur,e shprehu përmes lotëve të vakët,që ia njomën ato faqe të ndritura.Nga Rio e largët na dërgoi ne dhe prindëve,të gjithë shqiptarëve përshëndetje me të puthura të sinqerta vëllazërore.

Në këte gulshim të ndjenjave për fitorën historike të Princeshës tonë-Majlinda Kelmendi,që më mirë do t`ishte tash e tutje të thuhet:Majlinda Kosova,sepse nuk rri më vetëm në gjiun familjar,vetëm në fisin Kelmendi,por u bë pronë e krejt Kosovës,e krejt shqiptarizmës,edhe për ata nën shtypjen animale të Turqisë:

Një përshëndetje për suksesin i shkon edhe trenerit:KUKA!Urime fitorja i nderuar!

Shqiptarët gjatë zhvillimit të historisë kanë tregue aftësi e rezultate personale,por kanë ngel prapa si kolektivitet.Edhe sot kjo hetohet dukshëm te politika kriminele e korruptive në një anë dhe në anën tjetër te sportistët e talentuar me të cilët krenohet Kosova e shqiptarizmi.

Ishte Skënderbeu-lavdia e Europës.

Ishte Sinan Taxhi,arkitekt i famshë në tër botën.

Vie Nënë Tereza-Nëna e Botës që e bëri Kosova të njihej gjthandej të njohur.

Aktorët me fame botërorë: Aleksander Mojsiu e Bekim Femiu.

Vie edhe laurati i çmimit Nobel në Farmaci,në SHBA,Ferid Murati

Në vazhdën e tyre hyn edhe Dr. Ibrahim Rugova,që po t`ishte gjallë do të qullej në lotë gëzimi për suksesin e Majlindës.

A nuk ishte ky Dr.Ibrahim Rugova ynë,që hyri në kallëpet e politikës botërore?!

Edhe unë në këto raste,normal.jam i shtrënguar nga emocionet,prandaj nuk mund u përmbajta pa i shpreh në pak rreshta këto emocione.

Pas shumë deprimimeve e pesimizmit,suksesi yt madhështor ma mbushi zemrën me gëzim,MAJLINDA!

Suksese, fat e shëndet Majlinda!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat