Shyqyr që s'e dimë çfarë flasin njerëzit prapa shpinës sonë

Opinione

Shyqyr që s'e dimë çfarë flasin njerëzit prapa shpinës sonë

Nga: Kimete Berisha Më: 18 gusht 2016 Në ora: 02:09
Kimete Berisha

Dhe ku me ditë me çfarë "nofkash" na quajnë e qysh na përshkruajnë kur bëjnë llaf për ne.

Njeriu për nga natyra është mëkatar, është "i poshtër" dhe "vetëm zori njeriun e detyron të bëhet i mirë";

Nëse je i hollë-të thonë "shtihan";
Nëse s'je i bukur, të thonë "çorod"
Nëse s'ke fëmijë, të thonë "hise-shkymtë";
Nëse je i gjatë, të thonë "zgatavell";
Nëse je i shkurtër, të thonë "picimul"
Nëse je i urtë, të thonë "tuts";
Nëse je i kulturuar, të thonë "peder";
Nëse hesht, të thonë "belban";
Nëse bën zhurmë, të thonë "i trentë";
Nëse je optimist, të thonë "avdall"
Nëse je pesimist, të thonë "psikopat"
Nëse je i mençur të thonë "thi";
Nëse je i varfër të thonë "i dekt";
Nëse je e trashë, të thonë "bullicë"
Nëse je i pasur të thonë "haram";
Nëse je i papunë, të thonë "demel";
Nëse punon shumë të thonë "grykës";
Nëse je i moshuar, të thonë "gërrgjul";
Nëse i beson Zotit të thonë "hoxhë".

Dhe, krejt këto nofka që "i gëzojmë" ne, e kanë "një derë", përderisa nuk përqeshet dhe nuk diskriminohet njeriu edhe për shkak të sëmundjes së tij.
Shqiptarët dinë të thonë për të sëmurin "ai dergja", "ai paraliza", "ai gemqi", "ai qeli", "ai sakati", e shumë e shumë "mbiemra" të tjerë, që po më vjen zor t'i them.

E dëgjuam Presidentin Hashim Thaçi, dhe shokët e tij. 
Në mënyrë të organizuar e quanin Jakup Krasniqin "sheqer". 
Veç një njeri i pashpirt, i pa karakter dhe një i pa Zot, e quan njeriun "sheqerash" për shkak të sëmundjes së tij.

Qysh do ta quanin këta tipa të birin e Joe Biden, i cili ka vdekur krejt nga sëmundja!

Që kanë punësuar njerëz s'ke si i akuzon, sepse, s'ka njeri këtu që ka pasur diçka në dorë e që nuk e ka punësuar dikë me "t'njofshëm", ama, që çohen njerëzit e partisë më të madhe në vend dhe e quajnë njeriun e sëmurë nga diabeti "sheqer", ky është diskriminim i llojit të vet.

Nuk ka asgjë për të qeshur me njeriun e sëmurë nga "sheqeri". Thuhet se edhe Profeti Muhamed vuante nga diabeti. 
Tom Hanks, Salma Hayek, Halle Berry, George Lucas e qindra mijëra personalitete të njohura vuajnë nga diabeti dhe kur bota flet dhe shkruan për ta, nuk i quan me nënçmim "sheqera".

Liria shqiptarët i ka çoroditur. 
Robëria i disiplinonte shqiptarët dhe i bënte njerëz më human, më solidarë, më të mëshirshëm dhe më të mirë.

A po i shihni titujt e disa portaleve se si i përshkruajnë tiparet (sidomos) të femrave.

Është gjynah të tallesh me sifatet e njerëzve, sidomos me hundën e njeriut. 
Jemi rritur me mësimin se si Zotit më së vëshitiri i paska ardhur ta krijojë hundën.

E portalet, sidomos njëri prej tyre, tallen dhe shkrihen nga lezeti kur i diskriminojnë njerëzit (sidomos femrat) në bazë të pamjes, të moshës dhe të shëndetit të tyre, me titujt: 
"E tmerrshme: Ja sa e shëmtuar duket filanja"; 
"Shokuese: Ja se sa është plakur fistekja"; 
"Shih se sa e shtrembër duket hunda e asaj..."....

Dhe, asnjëri nga drejtorët e atyre portaleve nuk e shikojnë veten dhe gratë e tyre në pasqyrë...

P.S. Vetëm nëse bëhesh i famshëm jashtë atdheut shqiptarët "ta hanë m"...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat