A po ikë Kryeministri nga politika - që të mirret me shkencë

Opinione

A po ikë Kryeministri nga politika - që të mirret me shkencë

Nga: Luz Tomaj Më: 25 gusht 2016 Në ora: 23:43
Luz Tomaj

Ditë më parë u përpoç t'a shpërndan një  lekcion mbi teorin dhe shkencën lidhur me demarkacionin.

As pozita dhe as opozita, edhe për një milimeter, nuk levizin nga çendrimet përkitzi me demarkacionin. Tani, kryeministri përpiqet me e ftu në ndihmë shkencen. Me çdo rrespekt por, me e ftu shkencen në procesin e demarkacionit, duke godit gjeograf, gjeodet, jurista etj, nuk paraqet asgjë tjetër përveq një apsurd dhe përpjekje me shitë men. Fjala e moqme thoshte mos e qitë me e shitë atë që nuk t'a hanë pazari.

Unioni europian

Kurraja për diapazon të informimit dhe mosha, ma kanë mundësu, që nga fillimi, t'a përcjelli historin e UE. Filloi në vitin l957 kur 6 shtete u muren vesh me e themelu një bashkësi ekonomike europiane. Me kohë ndodhen ndryshime dhe zgjërime dhe u transformu në Unionin europian. Ekspanzioni më i madh ndodhi, megjithatë, me 2004 kur,  Sllovenija, Polonija dhe 7 shtete tjera u integrun në Union. Diç më von iu bashkuan Bullgaria dhe Rumunija dhe më në fund Kroacija.

Gjithnjë kanë qenë, ndaj edhe sot janë dy kritere kryesore për integrim në UE - standardet e legjislacionit në përgjithsi dhe niveli i korrupcionit. Kuptohet se kritere përcjellëse paraqiten, situata politike e sidomos gjendja ekonomike, e cila, para së gjithash e nënkupton tregun e lirë, shkallën e papunësis etj.

Është prrallë për fëmij të vegjel se  liberalizimi i vizave varet nga demarkacioni.

Nga vet fakti se demarkacionin duhet t'a ratifikojn legjislaturat e që të dyja shteteve, i napin karakter të një akti ndërshtetëror bilateral, por jo edhe politikë. Prandaj, demarkacioni ka nevoj dhe duhet të zgjidhet por jo edhe të politizohet. Mospajtimi rreth vijes kufitare, nuk paraqet rast politik as teorik dhe as shkencor. Paraqet shum thjesht kontest i cili mund të quhet pronsoro-juridik ndërshtetëror, gjë që nuk është i panjohur për të Drejten ndërkombëtare. Konteste të tilla janë zgjidh dhe zgjidhen qoftë përmes Gjykates ndërkombëtare të drejtësisë qoftë me anë të arbitrimit.

Sa për përkujtim, një kontest i tillë akoma nuk është zgjidh mu në mes Malit të Zi dhe Kroacisë, një kontest i till, nuk jam i sigurt se a është zgjidh akoma në mes Kroacisë dhe Sllovenis. Kontestet e tilla nuk i pengun Sllovenin dhe Kroacin që të integrohen në UE.

Zoti Kryeminister, në vend të filozofimit me shkencë dhe teori, më mir pyete, drejtpërdrejt Bruxelin dhe Washingtonin se, a lejojnë kriteret e demokracis së plot që, të bëhet presion mbi përfaqsuesit legal të popullit që të votojn për diç, përkkunder bindjes personale dhe përkunder vullnetit të popullit.

Shiquar nga aspekti ekonomik dhe shum të tjera, Kroacija është desht të integrohet në UE qysh në vitin 2004 me grupin më të madh të shteteve. Dy faktor e penguan - niveli i standardeve të legjislacionit dhe korrupcioni. Iu deshen gadi 10 vite që të korigjohet. Luftimi i korrupcionit filloi pasi që u arrestu ish Kryeministri i ati shteti. Këta faktor do të bëhen barijera edhe në rrugen e procesit integrues të Kosoves. Nuk jam i sigurt se në arenen ndërkombëtare, proceset e demarkacionit dhe dialogut janë më aktuale se korrupcioni, se numri i migruesve, se shkalla e papunësis, se legjislacioni e sidomos gjendja e tregut të lirë etj. Këta janë faktor NGA TË CILET VARET EDHE LIBERALIZIMI I VIZAVE dhe shum gjëra tjera e jo demarkacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat