Ryshfetet e doktorit dhe heshtja e gjithë qytetit

Opinione

Ryshfetet e doktorit dhe heshtja e gjithë qytetit

Nga: Kreshnik Spahiu Më: 28 gusht 2016 Në ora: 18:54
Kreshnik Spahiu

“Doktor Muharremi më ka marrë ryshfet por ja bëj hallall se më ka shpëtuar jetën e ……” Këtë fjali e dëgjoj nga goja e çdo dibrani. Prej tre javësh kam pirë me qindra kafe në çdo bar të Peshkopisë.

Të gjithë flasin për zgjedhjet dhe dibranëve i duket sikur gjithë bota rrotullohet rreth qytetit tyre. Në të vërtet s’kanë faj sepse në 25 vite asnjë herë Peshkopia nuk është okupuar nga kaq shumë qeveritar. Debate dhe thashetheme pafund. Disa lavdërojnë Sherefedinin por disa edhe Muharrem Ramën.

Demokratët fillimisht kishin 100 kandidatura dhe çdo dibran i PD kishte iluzion kandidimin deri sa nga qendra u vendos një kandidatirë politike e nivelit lartë për të sheshuar konkurencën brenda llojit.

Nga kampi socialist baza ka më shumë disiplinë pavarësisht se kandidati u zgjidh jashtë radhëve. Me synimim e vendosjes një figure kredibël në qytet, socialistët vendosën që të kandidojnë një mjek.

Sarajet e vilës Rama hedhin shtat në mes qytetit dhe duket qartë që çdo tullë e saj është me ryshfetin e çdo pacienti. Mijëra dibran e shohin çdo ditë dhe në fund heshtin. Çdo banor thotë që një familjar i tyre ka kaluar në “briskun” e kirurgut Muharrem Rama.

Rama e kandidoj Ramën por një Zot e di nëse Dibra e mijëra pacientëve do ia quaj hallall apo haram ato ryshfete të marra nga pacientët e sëmurë. Le të shpresojmë që nga kjo epidemi nuk është sëmurë për vdekje i gjithë qyteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat