Me qeverinë e pushtetin, apo me popullin e miletin?

Opinione

Me qeverinë e pushtetin, apo me popullin e miletin?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 1 shtator 2016 Në ora: 07:05
Sulejman Mehazi

Përsëri s’ka zgjidhje problemesh në Maqedoni, tash mashtrimet politike na vijnë jo nga “Klubi i Selanikut” i Andon Zako Çajupit, por nga “Klubi i Deputetëve” maqedonas, nga katër të dyshuar kryetarësh partish’ politike maqedone-shqiptare, persëri debakëll politik i shqiptarëve, si çdo herë na mashtrojnë që nga Marrëveshja e Ohrid,

Përzhino e deri te klubi fatkeq i sotëm i Deputetëve. Pse e themi këtë? E themi se na vjen inati sesi këta më të dobëtit politikanë të Ballkanit na mashtrojnë neve aq lehtë me një çmim të ulët, po dhe shumë nënçmuas.

Po çfarë zgjedhjesh, ore, do mbahen me 11 dhjetor pa regjistrimin e popullsisë të këtij shteti të shkretë, pa mos e ditur fare se sa votues do votojnë, e sa jo, sa meshkuj, e sa femra, sa fëmijë, e të vdekur nuk votojnë, (apo ndoshta me anë të grupeve magjistare politike mund të votojnë edhe këta), si mund të dilet në zgjedhje parlamentare pa mos e ditur numrin e saktë të popullsisë në këtë Republikë të pavetëdijshme.

Po si mendoni ju të dashur udhëheqës politik shqiptarë të dilni në votimet të shkapërderdhura në gjashtë njësi zgjedhore, a përsëri bëheni axhami politikë para maqedonasve, e çfarë mendoni se do fitoni më tepër se 25 deputetë, asgjë, a prapë i lejoni partitë politike maqedonase të marrin 80 deputetë?

Mosni kështu ju lutemi sinqerisht! Pse ju të BDI-së e PDSH-së nuk kërkoni me këmbëngulje dhe kokëfortësi politike të ketë vetëm një njësi zgjedhore në tërë teritorin e Republikën së Maqedonisë që mos t’ju digjen votat shqiptare, apo ndoshta kështu ju këndja për të shpëtuar veten dhe partitë tuaja.

Po dhe juve opozitë shqiptare, Bilall Kasami dhe Zijadin Sela ju pyesim sinqerisht nëse fitoni në këto zgjedhje parlamentare me gjashtë njësi zgjedhore a mund të merrni më shumë se 25-27 deputetë, jemi të bindur plotësisht se jo.

Po dhe ju njëlloj si ata të pozitës BDI do luftoni për pushtet, e pushteti do t’ju detyronte që 25-27 deputetët komplet t’ua jepni koalicionistëve pushtetare maqedonase. Pra, kuptimi logjik i të gjitha partive tona politike është se “MË MIRË TË JEMI ME QEVERINË E PUSHTETIN SE SA ME POPULLIN E MILETIN”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat