Objekt fetar-minë me sahat!...

Opinione

Objekt fetar-minë me sahat!...

Nga: Dibran Demaku Më: 20 shtator 2016 Në ora: 14:19
Dibran Demaku

Në verën e vitit 1995,atëherë kur Ushtria kroate,pas aksionit të suksesshëm ushtarak kundër të ashtuquajturës“Republika Srpska krajina“,po bënte spastrimin e teritorit të çlituar kroat, nga  bandat e pse jo edhe  civilët serbë, që për vite me rradhë kishin vrarë kroat të pafajshëm dhe të tjerët duke i larguar me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe që tash kishin marrë ikën para Ushtrisë në fjalë,shumë shtete të Bashkimit europian i kishin bërë thirrje kreut të shtetit kroat që mos të bënte sipas tyre „spastrim etnik“,përndryshe shteti kroat do të ballafaqohej me sanksione ekonomike.

Dhe derisa ushtria e shtetit në fjalë po bënte punën e saj,ashtu siç ia kishte caktuar kushtetuta e atij vendi,Kryetari i shertit kroat,Dr.Franjo Tuxhman do të mbante një fjalim në Parlamentin kroat,në të cilin fjalim në mes të tjersh thuhej:-„Ushtria kroate po bën spastrimin nga mbetjet e bandave dhe të disa civilëve serbë,të cilët për vite me radhë kanë mbajtur të akopuara pjesë të caktuara të shtetit kroat.

I bëj thirrje ushtrisë kroate që të lajë hesapet me mbetjet banditore dhe me ata civilë serbë që për vite me radhë kanë vrarë e terrorizuar qytetarë kroatë,faji i të cilëve ishte sepse ata dëshironin të jetonin në shtëpië dhe pronat e tyre.Në të njejtën kohë i bëj thirrje ushtrisë dhe popullit kroat që të ketë kujdes për civilët e pafajshëm serbë,të cilët duhet të jetojnë edhe më tutje nëpër shtëpitë dhe pronat e tyre në shtetin kroat.

U bëj thirrje…por,kush mund ta ndalojë në këto raste ushtarin kroat,që të mos hakmerret ndaj atyre që me vite ia kanë vrarë babain, nënën,vëllain,motrën.apo që ia kanë dhunuar tokën e të parëve,që ia kanë dhunuar,mbase në sytë e tij nënën,motrën,vajzën!Atë nuk ka forcë njerëzore që ta ndal e të mos hakmerret!“…Pas kësaj deklarate të Kryetarit kroat,shumë shtete europiane që e kishin kërcënuar me sanksione ekonomike,kishin heshtur sepse e kishin kuptuar se shteti dhe populli kroat ishte në të drejtën e tij…

Ditë më parë,priftrinj serbë me mjekrra të gjata,u panë nëpërekrane televizive,duke pastruar kthinat e brendshme si dhe të jashme të të objektit kishtar të ndërtuar në kohën e Millosheviqit,në hapsirat e Universitetit të Prishtinës.Së bashku me priftërinjtëserbë,u panë edhe shumë politikanë serbë të Kosovës!Ata pastronin ambientet e jashtme dhe të brendshme të objektit në fjalë,sikur ai të ishte në oborr të shtëpisë së tyre dhe pa u penguar nga askush!Kur ti si qytetar i Kosovës i shihje ato skena,ku priftrinjt serbë me mjekrra të gjata,të përkrahur nga politikanët serbë të Kosovës,në mesin e të cilëve ishte edhe zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës nga komuniteti serbë, nuk kishe si të mendoje tjetër,pos të konkludoje se e tëra kjo punë bëhej me lejen dhe tumirjen e organeve më të larta të shtetit të Kosovës!Kështu do tëvazhdonte edhe në ditën e dytë dhe priftërinjtëserbë me mjekrra të gjata,të pa penguar të bënin punën e tyre,e cila siç do të dilte në ditën e tretë,ishte krejt ilegale dhe pa leje dhe tumirje,qoftë të pushtetit lokal qiftë atij qendror të Kosovës!

Tek në ditën e tretë,dikujt nga pushteti lokalë do t`i binte në mend dhe do të reagonte,në mënyrë të butë,duke i lutur priftërinjtë serbë,që të ndalonin punën e tyre derisa dikush qoftë nga pushteti lokalë apo qendror të ua jepte lejën!Priftërinjtë serbë do ta ndërprisnin punën tashmë pothuajse të kryer dhe do ta mbyllnin objektin e papërfunduar të kishës millosheviqiane,të bindur se së shpejti jo veç që do ta përfundonin atë objekt,por se së shpejti në të do të organizonin edhe ceremoni fetare ortodokse?!...

Pas ikjes së priftërinjëve serbë me mjekrra të gjata,filluan debatet në mes të shqiptarëve,qoftë të politikës,të shoqërisë civile,të analisteve të ndryshem etj etj,për këtë objekt fetar!Shumica nga debatuesit këtë objekt fetar e shohin si një të keqe që na e la Millosheviqi dhe sistemi i tij diktatorial! Ndërkaq unë do të thoja se ky nuk është Objekt fetar,por një Minë me sahat,Minë kjo që mund dhe do të pëlcas sa herë që t`u duhet priftërinjëve serbë dhe politikës serrbe.

Përndryshe,lind pyetja se përse e zgjodhën pikërisht këtë moment priftërinjtë serbë,në veçanti dhe politikanët serbë qofshin në institucionet e Kosovës apo politikanët serbë të Serbisë në veçanti,që t`a pastronin këtë objekt fetar?! Përgjigja do të ishte:sepse pas pak ditësh Asambleja e kombeve të bashkuar mban takimin e saj vjetor dhe serbëve kjo u duhej që të bënin zhurmë,sesi në Kosovë u mohohen edhe liritë fetare?!...

Zhurma dhe vaji serb do të shqetësojë miqtë e tyre të shumtë nëpër botë dhe ajo zhurmë dhe vajë do të zejë vend edhe në foltoren e Kombeve të bashkuara?!Moment më të rëndësishëm politik për vajin e tyre,sesa në sesionin vjetor të Organizatës së kombeve të bashkuara,serbët zor se do të gjenin?!Aty,ata do të ngrisin zërin dhe do të akuzojnë shtetin e Kosovës(edhepse në fakt ata as nuk e njohin Kosovën si shtet) se si po ua cungon edhe të drejten fetare?!...

Për objektin fetar ortodoks të ngritur nga Millosheviqi,në hapësirat universitare të Prishtinës,foli e dha mendim edhe Kryetari i tanishëm i Kosovës! Ai në mes tjerash paska thënë se shteti i Kosovës do t`I mbrojë të gjitha objektet fetare të të gjitha religjoneve në Kosovë!Paska thënë se shteti i Kosovës do ta mbrojë edhe Objektin e kishës ortodokse serbe,të ndërtuar në hapsirat e universitetit nga ish regjimi millosheviqian?!Kështu së paku japin informacione mjetet e ndryshme të informimit?! Nëse Kryetari aktual i Kosovës në fjalën e tij ka thënë në mënyrë decidive se shteti i Kosovës do ta mbrojë edhe objektin fetar në hapësirat universitare,duhet te themi se ai vërtetë ka gabuar?!

Kur u nis ndërtimi i këtij Objekti fetar,Kryetari aktual i Kosovës,atëherë student,duam të besojmë se atë ndërtim e ka kundërshtuar,por në mënyrë të heshur,ashtu siç e kishim kundërshtuar të gjithë ne shqiptarët! Ishte koha kur ne shqiptarët në Kosovë kishim mbetur pa asnjë grimë pushteti,ndërkaq Serbia udhëhiqte në Kosovë me kërcnimin e hurit dhe të kërbaqit,dhe eja atëherë e kundërshto publikisht,apo bën demonstratë kundër atij objekti fetar!

Ishte koha kur pushteti i armatosur serbë i kishte armatosur pothuajse edhe të gjithë serbët e Kosovës,të cilët ishin të gatshëm të vrisnin në rrugë secilin shqiptar që e takonin,pa ju bërë fare vonë dhe pa e shfaqur as më të voglë dhimbjeje njerëzore!I vetmi njeri që atëherë e kishte kundërshtuar publikisht fillimin e ndërtimit të këtij objekti fetar në hapsirat universitare të Prishtinës,ishte Dr.Ibrahim Rugova,kryetar i Lidhjes demokratike të Kosovës,i cili si lider i shqiptarëve,vizavi pushtetit serb gëzonte një imunitet të pakët,për vetë faktin se si një Lider i një populli kishte bërë emër edhe jasht hapësirës së Kosovës,por edhe të Serbisë,apo Jugosllavisë së atëherëshme që kishte filluar të jepte shpirt!...

Nëse kryetari aktual i Kosovës,për pozitën shtetërore që mban.në njëfarë mënyre do të duhej të prononcohej edhe për Objektin fetar-Minë me sahat,të cilën na e la Millosheviqi dhe koha e tij si dhuratë,mbase do të duhej të thoshte atë që e kishte thënë dikur Dr.Ibrahim Rugova se: Një Objekt fetar të ngritur në hapsirat universitare,shqiptarët kurrë dhe në asnjë rrethanë,nuk do t`a njihnin si të tillë!“Nëse kryetari aktual do ta thoshte një prononcim të tillë,përveq që do të qetësonte shpirtrat e shqetësuar të një kombi,do të ia bënte me dije edhe faktorit ndërkombëtar se Objekti fetar në hapsirat universitare,në qendër të Prishtinës,nuk ishte i tillë,por do të ishte një Minë me sahat,që mund të pëlciste në çdo rast!Dhe jemi të bindur se edhe faktori ndërkomëtar do të ishte në anën e tij!...

Se ky Objekt fetar është një Minë me sahat,I vendosur nga regjimi millosheviqian,por që edhe sot përkrahet nga të gjithë serbët,tregon qartë se kombi serbë,as nuk e ka lëshuar rrugën millosheviqiane dhe as që e ka ndërmend që t`a lëshojë?! Sikur të ishte e kundërta e kësaj,atëherë nuk kishin përse të mirrnin pjesë politikanët serbë të Kosovës së bashku me priftërinjtë serbë mjekrrosh në pastrimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të Objekti fetar kishtar-Minë me sahat! Dhe këtë Minë me sahat(nëse do të mbetet edhe më tutje si e tillë) do ta ndezin serbët sa herë që u shkon përshtati atyre!

Nëse ky objekt fetar funksionalizohet(mos o zot)gjatë ndonjë liturgjie fetare vetë serbët do ta aktivizojnë këtë Minë dhe fajin do të ua lënë shqiptarëve!Sepse është vërtetuar katërcipërisht,se serbët si komb nuk ngurrojnë të vrasin dhe të vriten,në ndonjë çast të rëndësishëm historik,që atyre u shkon për shtati!

Ky Objekt fetar-Minë me sahat, sa më parë që të çmontohet do të jetë më mirë.Përndryshe nëse lihet si i tillë,do të pëlcas në ndonjë kohë të më vonëshme dhe pasojat do të jenë katastrofale,qoftë për vendin apo për kombin!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat