Objekti tendencioz fetar në hapësirën e UP-së duhet të rrënohet

Opinione

Objekti tendencioz fetar në hapësirën e UP-së duhet të rrënohet

Nga: Adnan Pacolli Më: 20 shtator 2016 Në ora: 20:02
Adnan Pacolli

Objekti në hapësirat e UP-së nuk duhet të kualifikohet si kish,por si një objekt godinë e cila është ndërtuar në mënyrekriminale dhe ilegale dhe si i tille duhet të trajtohet.


Kisha është shtëpi e zotit ku njerëzit kryejnë ritet e tyre fetare, ku bëhen lutje ku lidhet direkt njeriu me krijuesin e tij. Po ky objekt që nga fillimi është nisur me tendenca kundër dhe si provokim për shqiptarët nga koha e regjimit të Millosheviqit. Ky objekt edhe kur vendi ishte i okupuar nuk ka qenë i funksionalizuar dhe kurrë nuk ka shërbyer dhe nuk ka ofruar atë qa në të vërtet  duhet të ofroj një kishe apo një xhami.

Qe nga fillimi ky objekt pos pamjes së tmerrshme që ka dhe që e ka shëmtua qytetin ka shërbyer si strehimore për qenetendacak, për narkomanët e herë - herë në mungesë të tualetevepublike është përdor ky objekt nga kalimtaret e rastit për nevojat e tyre fiziologjike

Kërkesa nga autoritetet e kishës serbe për funksionalizimin e objektit si kishe në tentativë është provokim i rëndë përshumicën e qytetarëve të Prishtinës. Se mbas kësaj kërkeseqëndron politika serbo-sllave nuk ka asnjë dyshim, dhe nuk është larg mëndësh që shumë shpejt ky objekt të jete temëdiskutimi në Bruksel në mes të dy qeverive përkatëse, urojë që kjo të mos ndodh!

 Ky objekt që është ndërtuar ilegalisht brenda kampusit të UP-së asnjëherë nuk ka shërbyer si objekt lutjeje e hapësirë e ritualit fetar. Dhe çfarë do ndërtim me karakter fetar, etnik dhe politik brenda hapësirës së UP-së është shkelje e autonomisë e universitetit.

Ky objekt pos që është ndërtuar në mënyrë ilegale dhe pakurrfarë baze ligjore para lufte ,ajo tani  kur kishte mundësi të aplikonte për legalizim të objektit këtë nuk e beri. Edhe ky objekt si të gjitha objektet tjera do të trajtohet në mënyrë të njëjtë, në bazë të ligjit për legalizim.

Ligji për trajtimin e objekteve pa leje përcakton që të gjitha objektet që nuk janë të regjistruara në Regjistrin Shtetëror të Ndërtimeve pa Leje do t’i nënshtrohen rrënimit.

Për këtë objekt nuk duhet të bëhen pazare dhe llogari politike, po vetëm duhet te zbatohen ligjet në fuqi.

Pse ky objekt në formë të kishës të mos e ketë fatin e xhamisë sërrënuar në lagje Mati, apo xhamisë në lagjen Emshir? Pse u dashka të zbatohet ligji për rrënimin e xhamive pa leje ndërsa tëhezitohet për këtë objekt. Nuk duhet të përdorën standarde tëdyfishta, ligji duhet të zbatohet për të gjithë njësoje.

 Të gjitha objektet pa leje të cilat nuk i janë nënshtruar procesit të legalizimit duhet te regjistrohen në listën e objekteve përrrënim, këtë fat duhet të ketë edhe ky objekt në formë të kishësortodokse!

Kërkesa për rrënimin e këtij objekti nuk duhet të kuptohet si nxitje e urrejtjes fetare, mostoleranc  e përçarje të popullatës, por si thirrje për zbatim të ligjit  në funksion të shtet ndërtimit dhe shtetit të së drejtës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat