Lëtyra Kaç’ Islami

Opinione

Lëtyra Kaç’ Islami

Nga: Arben Llalla Më: 25 shtator 2016 Në ora: 12:23
Arben Llalla

Është megjithë mend i çuditshëm reagimi i Kastriot Islamit ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, i cili shkoi ndesh deklaratës së ambasadores greke në Tiranë, Eleni Sourani. Kjo e fundit pretendon se çështja e kufirit detar midis Greqisë dhe Shqipërisë është zgjidhur me marrëveshjen e 2009 dhe se Çështja Çame zgjidhet vetëm në gjykatat e Greqisë. Të vjen ndot nga reagimi i padëgjuar i deputetit që ulet në çdo prehër, vetëm për të ruajtur mandatin e ligjvënësit.

Kaç’ Islami foli me një fjalor prej rrugaçi duke fyer rëndë përfaqësuesin e qeverisë shqiptare për politikën e jashtme, duke mbrojtur me fanatizëm deklaratën e diplomates greke Sourani. Por, përse reagoi me ofendime dhe arrogancë kundër Ditmir Bushatit Kaçi, deputeti i Lulit? Kastriot Isalmi është shembulli më i keq i deputetit dhe ministrit të jashtëm shqiptar që kemi njohur këto 25 vitet e fundit. Kaçi nga ekstremist socialistë u shndërruar në ekstremist demokrat për interesat e tij ekonomike. Kjo tregon se çfarë soj karakteri, dinjiteti ka ky njeri mashtrues, gënjeshtar, i pafytyrë. Kastriot Islami i thotë vetes profesor, por çfarë profesori mund të jetë ai, çfarë mund t’u mësojë studentëve?

Asgjë! Ai është një tartabiqe, një parazit i politikës së tranzicionit shumë vjeçar politik. Kastriot Islami njihet nëpër qarqet e gazetarëve dhe politikanëve si njeri që i çon informacione ambasadës greke prej vitesh, njihet si antishqiptar dhe pro serb. Këto veprime të tij duke mbajtur korrespondencë me ambasadën greke dhe serbe janë ndoshta çelësi përse ju rezervua një vend i lirë për t’u zgjedhur deputet në listën e PD-së. Gjatë kohës që Kastriot Islami ishte ministër i jashtëm i Shqipërisë 2002-2004, me ngjyrat e PS, pati rrjedhje informacioni nga MPJ të Shqipërisë në drejtim të Serbisë dhe Greqisë. Kaç’ Islami nënshkroi një dokument bashkëpunimi me Serbinë, ku deklaronte zyrtarisht se Shqipëria nuk e njihte Republikën e Kosovës. Atë periudhë për këtë skandal të tij diplomatik u fol gjatë sa u akuzuar për tradhti kombëtare ndaj Çështjes së Kosovës..

E çfarë të tjera duhet t’i themi opinionit për paçavuret pa doganë që nxjerr nga goja Kastriot Islami. A është vërtetë ky njeri me ideologji socialiste apo demokrate? Sjellja, gjestet, veprimet e tij prej një politikani të rëndomtë që lëviz sa majtas e djathtas, duke i shërbyer shpesh herë Serbisë dhe Greqisë në dëm të politikave kombëtare, janë anë të brendshme të tij. Ato i kanë rrënjët në vetëdijen prej një njeriu të dobët në karakter. Ky karakter i politikanit të pështirë i Kastriot Islamit vjen si pasojë i dëshirave të tij të parealizueshme që burojnë nga thellësia historike njerëzore, e dështuar për të dalë në sipërfaqe, në shenjë mosmirëkuptimi me shoqërinë dhe natyrën që e rrethojnë atë.

Në reagimin e tij njeriu që mban titullin “profesor”, Kaç’ Islami nuk solli ndonjë argument kundër ministrit Ditmir Bushati, por ngiti vetëm akuza politike partiake. Kjo është një metodë klasike për t’ju kyçur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Kastriot Islami u bë jo vetëm zëdhënës i ambasadës greke, por edhe i organizatave ekstremiste greke që propagandojnë aneksimin e Jugut të Shqipërisë, duke përdorur një fjalor prej arroganti, me fjalë fyese që nuk i shkojnë për shtat një politikani të vjetër, një deputeti dhe i një ish-ministri të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat