Aty ku as Zoti dhe as populli nuk harrojnë kurre....!

Opinione

Aty ku as Zoti dhe as populli nuk harrojnë kurre....!

Nga: Agron Shabani Më: 29 shtator 2016 Në ora: 19:44
Agron Shabani

( Preludim) 
....!

...Njerëzve dhe dhe popullit (kombit) tonë shqiptarë në Kosëvë dhe gjetkë, asokohe u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i thellë i robërisë së gjatë në fyt.

Populli ( kombi) dhe atdheu ynë ndodhëshin nën prangat dhe zinxhirët e hekurt të Millosheviçëve, Daçiqëve, Joviqëve, Graçaninëve, Sheshelëve ose " Drazhë Mihajlloviçëve të rinjë" serbo-çetnik që po shkrehnin plumb e hekur mbi Kosovën dhe shqiptarët e pambrojtur dhe duarthatë!

Nuk durohej më nën serbin. Jo.

Nën sundimin dhe tiraninë e egër serbo-pansllaviste, vjeshta dhe dimri ishin si të thuash "stinët" me të shpeshta dhe frekuentuese në jetën dhe botën individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Kosovës dhe të hapësirave tjera nën sundimin ose jurisdiksionin e dikurshëm serbosllav.
Ndërsa, pranvera dhe vera atëbotë vinin shumë rrallë. Mbase, vetëm si përftim, vetëtimë ose një " vegim i vogël" drite dhe shprese në universin dhe horizontin e përgjithshëm të shpresave dhe ëndërrimëve tona shumëshekullore që po lindnin dhe fillonin nga aty e nuk u dukej fundi.

Ishin kohë të rënda vrasjësh, burgosjësh, arrestimësh, përndjekjësh dhe intërnimësh të egra dhe tepër sadiste të shqiptareve nga trojet e veta etnike dhe historike në Kosovë dhe në viset tjera nga ana e regjimit ushtarako-policor te Beogradit...Kohë burgosjesh, arrestimësh, izolimësh, vrasjesh, shikanimësh dhe internimësh të tmerrshme dhe tepër makabre të atdhetarëve ose intelektualëve me të njohur shqiptar.

Kohë të rënda të genocidit (gjenocidit), kulturocidit, urbanocidit, etnocidit, ksenofobisë dhe urrejtjes kolektive të kolonëve ose ardhacakëve ndaj shqiptarëve autokton dhe etnikë në Kosovë. 

Kohë Njerke dhe Djalli! Të rënda plumb si morti ose nata e fundit mbi tokë.

Kohë ndjekjësh morbide dhe tepër sadiste të jetës së njeriut (shqiptarë) nga trupi dhe nga shpirti nga ana e atij vargu të zgjatur shovenësh dhe animalësh të tërbuar prej Karpatëve! 

" Me mirë të vdekur, se sa nën robërine dhe tiraninë e egër serbomilitariste!" Do thonin askohe shqiptarët e pambrojtur dhe duarthatë. 

Linja të zgjatura tensioni të përgjithëshëm dhe depresioni që ecnin tutje, tutje....!

Aty ku gjithëmonin shkonin xhandarët ( policët), militarët ose paramilitarët e ndryshëm serbo-çetnikë, aty vazhdimisht ndodhte dicka e keqe, e rëndë ose ugurzezë për Kosovën dhe shqiptarët. Të hante nata si " Jozefin" e franc Kafkës!

Serbët vazhdonin t´i mbanin peng, gjegjësisht, nën ankth dhe tension të thellë trupin, shpirtin dhe ndjenjat e njohura liridashëse dhe patriotike të njerëzve dhe popullit (kombit) në Kosovë dhe gjithandej. Edhe në atë " anën tjetër" të "kufirit" shqiptaro-shqiptarë.

Në "anën tjetër" të " murit" ose "kufirit" të Kosovës, ndërkaq, me tërë pejzazhin, potencialin, vitalittetin, ekskluzivitetin, bukurinë, dashurinë, hyjninë dhe profecinë e saj njerëzore, natyrore, fizike, organike, historike dhe gjeografike: Ishte Shteti ynë Ëmë! Shqipëria....! Vendi i dashur dhe aq i bekuar i një populli (kombi) të lashtë dhe të pashuar kurrë si feniksi dhe flaka e njohur olimpike. Atmëmëdheu i të gjithë shqiptarëve. 

Shqipëria Legjendare dhe Gjergj Kastiotike së bashku me trimat e sajë dhe lisat e gjatë si "femijët" ose të "lindurit e parë" në natyrën dhe tokën e zjarrtë shqiptare! Ndonëse, të ngritur dhe e fortifikuar dikund lartë e thellë në shpirtin, zemrat dhe idealet tona kombëtare dhe patriotike.

Aty ishte edhe 28 Nëntori i lavdishëm dhe historik...Dita e  bekuar e flamurit dhe pavarësisë shqiptare që u bënte dritë dhe shkëlqim të përgjithshëm të të gjitha rrugëve, aspiratave, interesave, idealeve dhe vizioneve tona shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera. 


Aty ku as Zoti dhe as populli nuk harrojnë...!

Me 28 nëntor se këndejmi, lindi për të mos vdekur kurrë komandanti legjendar i UÇK-se, z.Adem Jashari!

Ndërkaq, me rastin e Luftës së lavdishme çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë dhe në hapësira të tjera etnike dhe historike: Njëherë e përgjithmonë dhe me bukur se kurrë do i çelin dhe hapin sytë liria, bashkimi, pavarësia; sovraniteti dhe integriteti  i shumëpritur shtetëror dhe nacional i popullit ose kombit tonë në të gjitha sferat ose segmentët e mundshme të jetës.

Të falur nga Zoti dhe të rritur e mëkuar nga qumështi i bardhë i nënlokëve tona shqiptare si dhe nga uji i ftohë dhe ata damar të ndezur gjaku të tokës së zjarrtë shqiptare! Të mësuar, edukuar dhe burrëruar mes ninulash, mitësh, eposësh dhe legjendash t´ shumëta nga babëgjyshi plak, stërgjyshi ose katragjyshi. Të mbështur për gjoksin dhe ato shpatulla vigane dhe titanikë të tokës së bekuar shqiptare! Do lindin trimat (heronjtë) dhe trimëreshat ( heroinat) e lavdishme të UÇK-së! Lulëkuqet e njohura të lirisë dhe shqiptarizmës. Lulet me të bukura dhe me krenare në kopshtin tonë shtetërorë dhe nacional që nuk vyshkën as veniten kurrë në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari.

Ata pra që armiqve gjakatar serbian, u morën ( u muarën) gjak mbi vetulla! Për Kosovë, për liri, pavarësi dhe shqiptari! Duke ua kthyer kështu njëherë e përgjithmonë, popullit (kombit) dhe atdheut tonë, lirinë, nderin, krenarinë dhe dinjitetin e munguar dhe nepërkëmbur për shumë vite ose dekada me radhë.

Përpara tyre.. nepër frontet e ndryshme të luftës së lavdishme dhe heroike, atëbotë ishin toka dhe atdheu i etur për lirii dhe pavarësi. Respektivisht, Kosova, liria dhe pavarësia e saj që ishin brumosur në shpirtë, fortifikuar në zemër dhe qendisur në gjakun, palcën dhe limfën e njohur kushtrimtare dhe kryengritëse të luftëtarëve të lirisë. Ajri dhe flladi i freskët i tokës së lashtë atërore dhe stërgjyshore që luftëtaëve trima po ua mbushnin dhe flreskonin shpatullat (krahërorët), zemrat, mushkëritë dhe shpirtin e tyre liridashës dhe patriotik.

Ndërkohë që detyra dhe obligimi i shënjtë përpara popullit ( kombit) dhe atdheut të sulmuar dhe në robëri! Atëbotë ishin shkrirë, ngjeshur, brumosur dhe bërë bashkë me besa besë si dhe me betimin e dhënë para flamurit tonë kombëtar-nën emblemën e lavdishme të UÇK-së dhe luftës së lavdishme për liri!

Për t´i bërë kështu akoma me të bukura , me të dashura, me të madhërishme, me sublime dhe me krenare lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës.

Në këtë kontekst, nepër frontët ose fushëbetejat e shumëta të luftës së lavdishme për liri dhe pavarësi.Respektivisht, në horizontin dhe sipërfaqet e njohura të luftërave dhe fitorëve të lavdishme të Ushtrisë tonë Çlirimtare dhe Heroike: Me lumej gjaku dhe sakrifica të shumëta epike dhe titanike të djemve dhe vashave me të mira të kombit! Njëherë e përgjithmonë dhe me bukur se kurrë, u shkrua historia me e re dhe ( ndofta) edhe me lavdishme e popullit ( kombit) dhe atdheut tonë- pas Gjergj Kastriot- Skënderbeut.

Lufta dhe përpjekjet tjera çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit tonë në një hark të gjatë kohorë dhe hapësirorë, në menyrën me të shkëlqyer dhe kuptimplote u sublimuan dhe kurorëzuan me rastin e Shpalljes ( Deklaratës) historike të Parlamentit (Kuvendit) të Republikës së Kosovës  me 17 Shkurt të vitit 2OO8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat