Çmimi i madhështisë është përgjegjësia

Opinione

Çmimi i madhështisë është përgjegjësia

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 14 tetor 2016 Në ora: 07:01
Shefqet Avdimetaj

Katër letrat e Hashim Thaqit,janë letra pa vlerë,fare pa vlerë. Në vendë që të tregojë madhështinë e një burri të Drenicës ai tregon hipokrizinë dhe fytyrën e tij prej njeriut finok. Kush i di më mirë se, si dhe kush i  bëri  ato vrasje gjatë dhe pas luftës se sa Hashimi me shokë?

Aleksander Lumezi, jo,jo ato i dijnë më së miri Thaqi,Veseli dhe Haliti.Këtu nuk përjashtohet edhe ndonjë kameleon i LDK-s, që për interesa vetiake ka bër pakt me satanin.

Dinakëris së tij dhe shokëve të tij po ju vie fundi.Këto letra Thaqi i përdorë vetëm si mekanizëm mbrojtës, për të fajësuar të tjerët.

Edhe Thaqi si të gjithë njerëzit tjerë ,si qenie njerëzore është i pajisur me mekanizëm mbrojtës.Psikoanalistët na mësojnë se mekanizmat mbrojtës aktivizohen nga idetë për të manipuluar,shtrembëruar ose mohuar një realitet ashtu që personi mbrohet nga ankthi.

Sipas psikologëve Karlsson dhe Pelkonen mekanizmat e tillë mund të shëndrrohen në mekanizma patologjik, nëse individi i përdorë në mënyrë kontinuele dhe si pasojë personi i tillë ka sjellje që jan largë me realitetin dhe nuk përkasin fare me situatat siq kërkohet.Veqori kjo që shumë lehtë vërehet te Thaqi si individ dhe kjo vjen si pasojë e transormimit fiziologjikë që ka pësuar Thaqi.

Projeksioni psikologjik është një nga format kryesore të mekanizmave mbrojtës-fajësimi i tjetrit(me e gjuajt gurin e me e mëshefë dorën, thot populli).Në momentin kur mekanizmi mbrojtës si projeksion psikologjik shëndrrohet në patologji-individi bëhet narcisist.

Ajo që është më keqja kur një person i tillë si Thaqi ,ka pushtet ose është udhëheqës politik,atëherë  ai posedon një arrogancë dhe e vlerëson vetëveten-mbivlerëson.Karl Abraham konkludon se personi i tillë ka tendenca që të ekzagjrojë të arrituarat e tij.

Personi i tillë nuk mbanë përgjegjësi për asgjë, tipk Thaqi.

Unë konsideroj që Thaqi si individ ka tipare të tilla dhe si narcisit është i dashuruar në imazhin e vet, i dashuruar në pamjen e tij,në idetë e tija,por Thaqi duhet të mos harrojë që Narcisusi vdiq duke shikuar vetën e tij në ujë.

Thaqi mund të dergojë letra sa të dojë dhe ku të dojë për të q`fajsuar vetën por kot e ka...! Ai e di,shokët e tij të ngusht e dijnë se kush i ka vra njerëzit e dëshmuar,intelektualët të  cilët me pendë dhe pushkë kontribuan për Lirinë e vendit tonë.  Mashtrohen  Thaqi dhe shokët e tij nëse mendojnë që populli i Kosovës ha bari...jo,jo zotërinjë,buk ham edhe ne.

Prandaj edhe një her Hashim bëhu burrë drenice,mos i ik përgjegjësisë.

Dyshimet mund të largohen vetëm me vepra konkrete (U. Churchill)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat