Ismail Kadare “Nobeli” i kombit shqiptar

Opinione

Ismail Kadare “Nobeli” i kombit shqiptar

Nga: Nijazi Halili Më: 16 tetor 2016 Në ora: 12:27
Nijazi Halili

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare edhe këtë vit është në mesin e pretendentëve kryesor për çmimin Nobel. I lindur në Gjirokastër, ai nuk mungon në asnjë listë të agjencive të ndryshme që bëjnë parashikimet e tyre për kandidatët.  Gazetat e njohura botërore; ‘La Repubblica’, Affaritaliani.it, swissinfo.ch, ‘Wyborcza’, ‘Rai News’ dhe ‘Daily Mail’ kanë publikuar këtyre ditëve listat me kandidatët e mundshëm.

 “Pse duhet dhënë Kadaresë çmimin Nobel? “Natyra e ka ditur të na nderon me gjeniun e madh, të përzgjedhur nga mëshira e tij, që t`i tregon botës se jemi  një popull që ende frymon që nga lashtësitë mijëravjeçare.  Kadareja  është fati historik i një mburrjeje kombëtare.” Të ngritsh zërin pro Kandidatit për Çmimin Nobel, do të thotë të ngritsh zërin pro një populli të tërë, pro popullit tonë e që fatbardhësisht Kadareja është “Nobeli” i kombit shqiptar. E neve kurrë më  tepër se sot nuk na u është dashur ky Kadare.

 Duhet të mblidhen te gjithë shqiptarët e botës; të gjithë me një mendje pa dallim feje, pa dallim bindjeje politike, pa dallim vetë-urrejtjeje, pa dallim nga veprimet komb vetëvrasëse të intrigave dhe intrigantëve, pa dallim të qëllimeve të njerëzve tanë  që vuajnë nga” vetëm për inat”, pa dallim moshe ,gjinie”. Kadare është gjeni i letrave shqipe dhe se është në mesin e pak shkrimtarëve më të lexuar dhe vlerësuar bashkëkohor.  “I përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, laureat i shumë çmimeve prestigjioze letrare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat