Trekëndëshi i krimit

Opinione

Trekëndëshi i krimit

Nga: Hidajet Ahmeti Më: 16 tetor 2016 Në ora: 13:07
Hidajet Ahmeti

Emancipimi e progresi shoqerorë  ndodhin si  shkak i revolucionit në të menduarit e rrjedhimisht  në të vepruarit. Instalimi i një fryme e logjike të mbrapsht  nga njerëz të papergjegjshëm e të pandergjegjshëm e ka sjellë Kosovën në këtë gjendjë të mjerueshme . Pushteti gjithherë ka dhunuar me të drejtat dhe liritë e qytetareve përmes politikave të mbrapshta që ka implemnetuar ,  ku në mënyrë të drejtëpërdrjta ka varfuruar qytetarët e ka pasuruar veten.

 Çdo iniciativë për të protestuar nga opozitarët e qoftë nga shoqëria civile, përshkak të revoltës qytetare  protestat kanë  eskaluar në dhunë, kështu së paku është konsideruar dhe vlerësuar nga pushteti i dhunshëm dhe kriminal. Nëse shtrohen pyetje logjike, rrjedhimisht pa analizuar thellë,  konform realitetit na  japin një përgjigjje logjike se, dhuna e shkaktuar nga revolta qytetare  është produkt  i pushtetit kriminal, që ka  ngulfatur demoklracinë që nga paslufta e jo e qytetarëve e protestustusve të varfër e të dhunaur. Si mund të heshtë një i ri i cili ka perfundu master e punon kamarier, si mund te heshtë një ish luftarë i UÇK-së i cili ka luftu  për këtë ditë e sot është anashkaluar totalisht nga institucionet, si mund të heshtë një kryefamiljare i cili nuk ka çfare t’ju sjelle fëmijeve për të ngrënë, si mundë të heshtë një pensionisti i cili pensionin që merr nga shteti nuk i mjafton as për barna, si mundë të heshtë një i papunë i cili merrë njëfarë llojë social nga shteti e nuk  i mjafton as për qumshtin e fëmijëve, si mundë të heshtë një fermer i  cili me gjithë angazhmin dhe kontributin  familjar për të prodhuar kultura bujqësore  e shitja e tyre nuk mbulon koston e shpenzimeve, dhe me e keqja kur bujku i mjerë paguan derivatet për makinat bujqësore njejtë sikur makinat e luksit që vozisën qeveritarët .

 Në Kosovë ka ndodhur një  degradim në të gjitha institucionet, ku duhet punë për ta kthyer në normalitet, e kjo logjikë e mbrapsht qeverisëse jo që nuk ka për ta rimëkëmbur vendin, por është duke e shtyrë  në humnerë , e cila dita ditës po ja shkatrron të ardhmën qytetarëve të saj.

Akumolimi i problemeve të shumta shoqerore domosdo qytetarët i  qon në dhunë. Nuk mundë të pritet që një protestë qytetare të mos jetë e dhunshmë kur njerëzvë ju ka humbër shpresa  në këtë vend,  pikërisht nga kjo kalsë politike e cila në vazhdmsi përmes metodave të sofistikuara mundohet të heshtë zërin qytetarë dhe të ngulfatë jetën e tyre. Revolta qytetare është produkt i  klasës udhëhqëse të pasluftës. Barazia si parim themelor i demokracisë në Kosovën e pasluftës nuk ka gjetur vend, në të vertetë konkurrenca në kuptimin pozitiv është anashkaluar në totalitet. Në Kosovë drejtësia, barazia  dhe liria si parime bazë të demokracisë kanë qenë në anën e të fortit e në këtë rast në anën e pushteteve të pasluftës.  Njërëz të sojit Grabovci kanë ngulfatur demokracinë si sistem e barazinë e drejtësine si parim të saj. Kosova gjithçka mund të konsiderohet por jo si shtet me demokraci , barazi e drejtësi, por si shtet me vlera klienteliste, nepotioste e partikake.  Qytetarëve të Kosovës, edhe ajo pak shpresë ju ka humbër  pikrisht nga soji Graboci,Veseli e Thaqi.Trekëndëshi arkitektonik i krimit ka ngulfatur shtetin e Kosovës. Ky trekëndësh përfaqson krimin, korrupsionion, shantazhin, kërcnimin, linqimin,  kontrabandën  me një fjalë vrasjen  e demokracisë si vlerë univerzale.

Absurdi dhe pardoksi me i madhe ndodhë kur këta   njerërz që përfaqsojnë trekëndëshin e krimit, korrupsionit, shantazhit e linqimit pa fije turpi dalin e flasin për parimet e demokracisë, duke u munduar të hedhin hi  në sy qytetarëve të varfër e të dhunuar . Kjo është më e keqja e me të këqijave, ky është kulmi i turpit,  kur këta njërëz që përfaqësojnë këtë trekëndësh dalin e manipulojnë më ndjenjat e qytetarëve të varfër e të dhunar nga pushteti i tyre kriminal. Qyetarët e Kosovës, historikisht kanë sakrifikuar  në forma të ndryshme që idealin e tyre ta qojnë në vend, edhe tash dijnë që përmes rrugëve demokratike  t’i  japin një goditjeve të fortë njerëzve të cilët kanë vrarë të ardhmen e tyre dhe gjeneratave  pasuese.

Fundi i njërëzvëe  që përfaqsojnë këtë trekëndësh  dhe të tjerët që kanë përkrahur në rrugën e krimit  do të jetë i dhimbshëm. Bashkëqeverisja me kriminin është zgjatja e jetës së krimit dhe bashkëpjesmarrje në krim,  këtu nuk amnistohen as njërëzit e sojit Mustafa, Beqiri e Hamiti, sepse po këta njerëz kanë  zgjatur rrugën e krimit. Historinë e re të Kosovës e kanë shkruar këtë njerëz për të keq, që do të jëtë mësim për gjeneratat e ardhshme që mos të përserisin këtë histori.

Binomin e  trekëndëshit  të krimit Thaqi, Veseli, Graboci, Mustafa, Beqiri Hamiti dhe njerëzit servilë të tyre që i kanë përkrahur në rrugën e krimit   do t’i mallkojnë  edhe shumë gjenerata pasuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat