Pse rrejnë politikanët??

Opinione

Pse rrejnë politikanët??

Nga: Faton Mehmeti Më: 17 tetor 2016 Në ora: 15:38
Faton Mehmeti

Rrena apo gënjeshtra , është një lloj mashtrimi në trajtën e një të pavërtete të shprehur me qëllim mashtrimin, shpesh me qëllim të mëtejshëm mbajtjen e një sekreti apo namit (famës), apo për të shmangur një ndëshkimin.

Gënjimi është shprehja e diçkaje kur njeriu e di se është e rremë me qëllim që të pranohet si e vërtetë nga dikush tjetër. Shpesh njerëzit gënjejnë për të arritur një përparësi apo për të mbuluar një gabim apo një veprim të ndaluar me qëllim shmangien e kritikës apo dënimit. Gënjehet poshtu edhe nga mirësjellja, turpi, frika, në mbrojtje të përsonave të tjerë apo për të asgjësuar planet e kundërshtarit.

Genjeshtra si një nocion filozofik duhet të përfaqësojë të kundertën e sinqeritetit apo të vërtetës sipas konceptit te gjithësecilit. Genjeshtra përfaqëson dobësin e karakterit të përsonit ose përben elementin mbrojtës ndaj një pasigurie të çastit. Kemi degjuar të flitet për gënjeshtra të bardha që do të thotë të mira dhe genjeshtra të zeza që do të thotë të këqija.

Gënjeshtrat është e lidhur me politikën si mishi për ashtin, sa për të lehtësuar politikanët po themi se politikanët shqiptarë i takojnë gupit të rrenës ( gënjeshtrës ) së bardhë, që nënkupton se ata gënjejnë për tu pasuruar dhe jo për t’i bërë keq dikujt, që tek rrena e zezë nënkupton më të pavërteten jetësore që mund t’i kushtonte dikujt me jetë.

Pavarësisht kësaj politikanët tanë janë gënjeshtarë patologjikë, kjo me kujton  vitet e 90, kur propaganda  komuniste përdorte gjerësisht gënjeshtrën për të arritur qëllimet e veta, Bashkimi Sovjetik në atë kohë mundohej me të gjitha mënyrat për ta bërë gënjeshtrën "të vërtetë" ose të paktën të jepte kredibilitet. Mënyra me e favorshme ishte ajo e konspiracionit. Teori të hedhura për konsum për publikun paraqiteshin si një e vërtetë e parë në një këndvështrim tjetër.

Tashmë kjo gjë ka ndryshuar, sot mjeshtrit e propagandës nuk mundohen aspak të vërtetojnë ate "gënjeshtren" që hedhin për konsum. Përkundrazi, as nuk kerkojnë falje për këtë. Ata mundohen ta mbajnë publikun në ankth e të tërhequr pas gënjeshtrës, sa më e zgjuar dhe e frikshme aq më popullore bëhet.

Më  shqetësues është fakti që genjeshtra jo vetëm ka marrë legjitimitet por edhe e veshtirë për tu përballuar, sidomos kur ballafaqohesh me njerëz tërësisht të manipuluar nga gënjeshtra dhe të pa aftë për tu përballuar me debatin.

A i ka genjeshtrat këmbët e shkurta? Jo, gënjeshtra tashmë mund t’i zgjasë këmbet, ka madhësi të ndryshme dhe mund të jetë e frikshme apo edhe e bukur. Ajo mund të rrotullohet në gojën e çdokujt pa marrë përgjegjësi dhe fare mirë mund të manipuloj lehtë edhe ata që nuk janë genjeshtare. Gënjeshtra është droga e re e shoqërive, ajo është perfekte dhe efikase.

Kufiri midis saj dhe te vertetës ( ose siç disa e quajnë realitetin) tashmë është holluar, aq sa është shumë e veshtirë ta dallosh. Piramidat e gënjeshtrës janë krijuar mbi kurrizin e të ndershmeve,  duke shkeluar mbi parimet dhe vlerat e njeriut., sot politikanët janë shëndrruar në mbretër të popullit më të varfër në evropë dhe me gjerë. Shqiptarët po infektohet nga imunizimit i gënjeshtrave, ndonëse shpresa për jetë më të mirë po vdes bashkë me të vërtetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat