Mendim i sinqertë dhe dashamirës

Opinione

Mendim i sinqertë dhe dashamirës

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 14:43
Fahri Dahri

Nuk di nëse shprehem qartë, mbasi realisht, në gjykimin tim, kjo nuk është temë për tu zhvilluar, sepse është e tejkaluar, prandaj mirë bëhet, që askush që e mendon se mund të ndryshojë mentalitetin, bindjen dhe ndërgjegjësimin e shqiptarëve, kudo ku janë, për të spjeguar se na paska komb shqiptar dhe komb kosovar, apo broçkulla të tilla, jo vetëm që gabon, por pa mëdyshje i shërben vetëm sjelljes (prurjes) të së keqes për etninë shqiptare dhe historikisht do të gjykohet si i “përdalë”, apo spurdhjak.

Fenomeni që qarkullon është një fatkeqësi, e cila po trashet çdo ditë dhe del nga goja e atyre që absolutisht nuk duhet të dalë. Nëse janë emocione, apo mendësi, që kjo është pjesa ime dhe ajo është pjesa jote, të jenë të sigurtë se nuk kanë pjesë të ndara dhe as që do arrijnë të ndajnë vëllazërimin etnik të kombit shqiptar, por janë “zgjedhur” për kohën, që të mbajnë qendrime serioze ndaj vendve ku ndodhen dhe njerëzve që shanset u a kanë sjellë për ti drejtuar, apo udhëhequr.

Veprime të tilla krejtësisht të pa pranuara dhe të pakonceptuara, të jeni të sigurtë (jo se jemi mësuar të themi armiku, armiku, armiku...etj, por në shërbimin e këtij fenomeni, është pa asnjë dyshim “vërtet armiku, veprime të qarta armiqësore”, dhe më e habitshme dhe kryesore është të vetqënurit armik i “etnisë dardano-arbëroro-epirote”. Dikur Heroi kombëtar Gj. Kastrioti, kërkonte dhe porosiste popullin e etnisë së tij, se të bashkuar si komb etnik do të jemi më të fortë ndaj çdo fenomeni natyror apo shoqëror.

Për fenomenin që po trajtohet, dëshiroj të këshilloj, që të punohet për rritjen e numurit të shteteve për njohjen e shtetit të Kosovës dhe të dy drejtuesit e shteteve të realizojnë premtimet e dhëna gjatë elektoratit përkatës në drejtim të zhvillit ekonomik, social, kulturor, ushtarak, etj. në forcim të paqes dhe bashkëpunimit me shtetet fqinje dhe më gjërë. “Cic-micet”e djaloshare, apo të adoleshencës nuk vlejnë për nivele të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat