Vetëm Parlamenti dy dhomësh është shpëtim.

Opinione

Vetëm Parlamenti dy dhomësh është shpëtim.

Nga: Nexhat Bexheti Më: 28 tetor 2016 Në ora: 14:17
Nexhat Bexheti

Sa më shumë u afrohemi  të ashtuquajturave,  zgjedhje demokratike të Dhjetorit. Në kohën kur afrohet të na vijë edhe Baba dimri,me dëshirë se do ti sjellë, dhuratë edhe rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

Partitë poltike Shqiptare, para kohe e kanë nisur kampanjën parazgjedhore,nga frika se mos kanë ngelë pas, me qëllim që sa më parë të futen nëpër dyert e parlamentit. Nga buron kjo dëshirë e flaktë që me çdo kushtë të marin pjesë në këtë Prlamentë,kur dihet se mu në këtë Parlamentë të R.M.  Janë votue ligje dhe norma tjera juridike me të cilat janë kushtëzua,dhe janë cungua të drejtat e Popullatës Shqiptare në R.Maqedonisë.

Ofertat ,gjegjësishtë opsionet e ofruara nga kampusi i Partive Shqiptare, munden të na duken të pëlqyera, Ridefinim, Federalizim. Këto janë oferta nga Partitë jashtëparlamentare.Sikur në humor të heshtur e pranojnë Partitë Parlamentare Shqiptare,të cilët sa vite nuk bënë gjë në këtë drejtim.Deputetët e këtyre Partive më shumë e luajtën rolin e Mumies.

Po aktualishtë të nxitur nga ofertat e Partive Jahstparlamentare, në popullatë gjenden edhe intelektualë apartiakë, si ekspertë të drejtave Kushtetutare, të cilët më në fundë filluan të ngallzohen, të mos rijnë  inferiorë dhe tu drejtohen publikisht,me qëllim të mirë tu tregojnë, se si munden të bëhen ndryshimet kushtetuese. Se ky Parlamentë me këtë format nuk do ti lëvizë nga vendi avancimin e drejtave të Shqiptarëve,sepse ndryshimet realizohen me votimin e 80 deputetëve ( prof.Dr Osman Kadriu). Këtë si do ta sqarojnë Partitë e opsioneve për ndryshim rrënjësorë, kur dihet që tash sa deputetë munden të fitojnë partitë shqiptare. Popullata është e stërmbushur me iluzione,dhe pikërisht për atë nuk del në zgjedhje mbi 35%.

Në këta zgjedhje,si dhe zgjedhjet e kaluara, Shqiptarët vazhdimisht dalën në opozitë, si Popull Opozitarë,kjo nuk është praktikë në Botën Demokratike dhe demokracia nuk i pranon këto anomali. Këtë vazhdimësi, që nga fillimi nuk duhet ta pranojnë Partitë Shqiptare,dhe nuk duhet të marën pjesë në këto zgjedhje me tretmanin e Popullit Opozitarë.Historia do të përsëritet.

Partitë Politike Shqiptare i kanë të gatshme analizat paraprake, kur dihet se Popullata Shqiptare ka shtrirje gjeografike kompakte në pjesën veriperëndimore,dhe numër të konsiderueshëm në përbërjen Demografike të shtetit (sipas statistikës së UE-së dhe KFOR-it se mbi 40%, e përbëjnë Shqiptarët). Po ashtu edhe numër të madhë kryetarë komunash në këtë pjesë gjeografike.

Normat juridike të OKB-së,në të cilën merë pjesë edhe R.Maqedonisë dhe është nënshkruese e akteve me të cilat garantohet shprehja e vullnetit të lirë e qytetarëve të shtetit.

Partitë Politike Shqiptare me të drejtë të arsyeshme, munden të mos marën pjesë në këto zgjedhje, pasi që munden të shpallin,së pari zgjedhje për Parlamentin dy dhomësh. Vullneti i Popullatës do të kënaqet,sepse 25 vite kaluan të dështuara për shtetin, dhe për shtetasit e R.M. Me politika të gabuara dhe të një anshme,vazhdimisht, kjo politikë shtetërore, ka reprodukuar jo stabilitet,tensione ndër etnike të manifestuar me konflikte, të mbrendshme. Nuk  sëndërtoi stabilitet ekonomiko social për të mirën e qytetarëve. Plaçkitja e një anshme e buxhetit të shtetit nga udhëheqësit e partive Maqedonase,nuk është e pranushme për Shqiptarët sepse,Shqiptarët, dhe remitanca e Shqiptarëve në mënyrë të barabartë e mbushin arkën shtetërore,nëpër mes TVSH-së dhe taksave tjera Buxhetore. Edhe shqiptarët duhet të ndihen pronarë të parave shtetërore.Deri më tani janë anashkaluar nga pjesmarja në ndarjen e buxhetit shtetërorë.

Nëse partitë Politike të Shqiptarëve arijnë koncesus për shpalljen e zgjedhjeve për Parlamentin dy dhomësh,do të arijnë ta shpëtojnë vetë shtetin dhe plotësimin e dëshirës së vullnetit të Shqiptarëve,që të ndihen të barabartë dhe bashkarishtë të kontribuojnë për zhvillimin e shtetit.

Ky është i vetmi opsion për të dalë nga kriza e sedimentuar disa dekada.Opsionet tjera determinojnë  vetëm Utopi dhe hudhje hi syve të Shqiptarëve, mos të ushqeni iluzione të kota, se përsëri do të vendrrotulloheni,dhe do ti arsyetoni mos suksesin e partive  praprake pjesmarëse në Parlamentin e R.Maqedonisë.

Shqiptarët masovikishtë do të marën pjesë në zgjedhjet për Parlamentin dy dhomësh sigurisht mbi 90%. Popullata Shqiptare që moti e pretë këtë ofertë. Duhet të niset nga një pikë kritike drejtë ndryshimit të realtë të pranushëm për Shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat