Tungjatjeta zotëri, Fatmir Limaj!

Opinione

Tungjatjeta zotëri, Fatmir Limaj!

Nga: Haki Bunjaku Më: 28 tetor 2016 Në ora: 20:42
Haki Bunjaku

Nuk më shkon që t`u shkruaj të mëdhenjve, por kësaj radhe vendosa, edhe përtej vullnetit. Si jeni me shëndet i nderuar?

Si shumë ju pat rritë tërrshana!

A mbani mend kur ju vërsulët truprojës së I.Rugovës, por mirë që pate „hallën“ me vete sa për ders.

Në kuvend, ti me Jakup Krasniqin e Hasim Thaçin ia kini pasë thi bolet me kritika Dr.Ibrahim Rugovës.

Ty të çuen në Hagë dhe mu pate dhimtë. Edhe kur të muer gjykata e Euleksit, ndjeva dhimbje.

Po kjo tash me dy shqiptarë të vrarë nga dora jote, si do të komentohet?!

U ndave nga Hashimi, për të cilin ke leh ditë e net dhe tash themelove, bashkë me kupon, Nismën, por jo do të jetë nisma e jetës mbrenda grilave. Kupa nuk ka megjall te të ndihmojë.

Para dy vitesh, në hyrje të Kuvendit u natërrove me policin e rendit dhe nuk deshte të nderosh rregulli,por polici me akademinë policore ishte në nivel detyre.

Po çka bëri kapriçi yt?!-Ia monove një proçes imoral,që pastaj i dhe dy vite suspendim. Hej Fatmir “drrzhava”, këte polic e kam pasë nxënës shembullor dhe e njoh mirë familjarisht, ku imoraliteti kurrë nuk ka qenë në pyetje.

Këtu e ke bër punën bërllog,për të mos thën ndryshe.

Ky polic,ka kulturë familjare,ka akademinë policore e besa tash edhe me jura ta ka shkue!

Thotë populli ynë:

-Kadal beg se ka hendek!

Buzë tij je, por që nuk më gëzon ky fakt dhe as nuk ndjej dhimbje.

Secili berr le të varret për këmbë të vetën!

Thonë:-Burgu është për burra (Unë them:-për burra të ligjë)!

Je i obliguar moralisht e kombëtarisht që këtij polici, djalë shumë i formuar, t`i kërkosh falje me shkrim!

Arroganca është taksirati njeriut. Ti u ndodhe në këtë vijë.

Ke lën edhe gjurmë imoraliteti, të cilat një ditë do të komentohen publikisht, por jo prej meje. Tung!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat