Vlerat e Luftës nuk mbrohen më rezolutë

Opinione

Vlerat e Luftës nuk mbrohen më rezolutë

Nga: Milazim Maraj Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 09:17
Milazim Maraj

Luftëtari i vërtetë respekton dhe mbron ligjin e shtetit për të cilin ka sakrifikuar.

Vlerat e luftës nuk mund të i cilësoj një kuvend ku fjalët krim dhe kriminel përdorën në vend të fjalës koleg, i nderuar dhe zotëri.

Nuk cilësohen këto vlera të shenjta aty ku ka fyerje, sharje dhe kërcënime.

Nuk mund të mbrohen vlerat e luftës nga përfituesit e pasluftës.

Nuk mbrohen vlerat e luftës  nga ata që shkatërrojnë buxhetin e shtetit ,pasuritë natyrore të vendit dhe detyrojnë  popullin të ik nga atdheu i vet.

Nuk mbrojnë vlera ata që nuk shohin lumturinë tyre në mes të popullit të tyre të lumtur.

Tani është devalvuar  edhe fjala vlerë e luftës. Në seancën e fundit në Kuvendin e Kosovës u fol shumë për vlerat e UÇK. UÇK-ja është vlerë këtu pajtohemi të gjithë. Vlerë sublime përsëri po pajtohemi të gjithë. Por a është vlerë kur nocioni UÇK përdoret  si istikam  për të strehuar krimin e organizuar, dhunimet,korrupsionin, reketët, uzurpimet, vrasjet e shqiptarëve, frikësime etj këtu besoj që nuk pajtohemi të gjithë. A duhet tani Kuvendi i Kosovës të nxjerr një ligj për të mbrojtur pasurinë e tyre të fituar kundërligjshëm?. Çdo njeri duhet ta kuptoj së e drejta e tij përfundon kur fillon e drejta e tjetrit. 

Çdo luftëtarë i UÇK duhet të mbrojë vetën dhe devotshmërinë e çlirimtarit, më shembullin e tij personal.

Ushtari i UÇK-së nuk guxon të bëjë vepra kriminale si më poshtë: Të vras civil të kujtdo qofshin ata. Të vras zyrtarët e vet dhe sulmoj institucionet e veta.

Të dhunoj sikur kanë dhunuar ushtarët serb vajzat shqiptare.Të vras bashkëkombësit e  vet. Të uzurpoj toka, banesa shtëpi.

Të plaçkitë familje të qytetarëve të vet. Të kërcënoj qytetaret, të lavdërohet dhe thirrën në luftën e tyre. Duke përcjell kuvendin vërejta së fjala kriminel përmendej  dhe aludohej shumë më shpesh së fjalët koleg, i nderuar apo zotëri. Në fund fare  doli një përfundim më dy kuptime jo të çarta. U mbajt kjo seancë për të mbrojtur vlerat e UÇK apo për të tubuar material për Gjykatën speciale.

Tani mendoja si i kanë ruajtur vlerat ushtritë e mëdha. Mu kujtua një tregim për  ruajtën e vlerave të luftës në Francë; Në luftërat e Napolon Bonapartes tregohet një tregim për  “Përmendoren e Këmbës”. Gjatë një lufte të gjatë, shquhet një ushtar i thjeshtë për shkathtësi,guxim, përpikëri,patriotizëm kondicion , vigjilencë dhe gatishmëri për sakrificë. Këtë ushtarë komanda e ushtrisë franceze e gradon gradualisht deri në gradën Gjeneral.

Pak para përfundimit të luftës gjenerali i ri, humbë këmbën, në një minë. Shteti dhe ushtria ndjejnë dhembje për gjeneralin dhe vendosin të i ndërtojnë një përmendore për  këmbën e tij.  Përmendorja ishte  e  praruar në ari. Pranë kësaj përmendoreje bënin roje nderi  4 ushtarë 24 orë. Por gjenerali i ri tani pa njërën  këmbë filloj të behët i keq.  Në vend të vlerave të luftës instaloj lakminë për pasuri më çdo kusht. Tregohet i uritur, madje i pa ngopshëm. Përgatit grupe kriminale për rreket, korrupsion,vrasje të kundërshtarëve të vet, gazetarëve, polic  francez, etj. Këto grupe i themeloj më shkathtësi dhe shpejtësi në tërë vendin.  

Kështu Franca kishte shumë humbje. U vranë shumë njerëz. Ekonomia po bije më shpejtësi. Imazhi në botë po humbej për çdo ditë. Shtetet fqinjë ankoheshin më të drejt ndaj Francës, tani më; të zhytur në krime. Shteti vendosi ta arrestoj gjeneralin. Krimet ishin shumë dhe të rënda. Gjykata për krimet e bëra kishte vendosur dënim më vdekje. Forma e ekzekutimit ishte më varje. Trekëndëshin e kishin vendosur afër “Përmendores së Këmbës” tani Gjykatësi po lexonte vendimin dhe arsyetimin;  Për Gjeneralin dikur të nderuar e tani i pa ndehur. Të gjithë qëndronin në këmbë.

I pa ndehur; për shkathtësi, guxim,përpikëri,patriotizëm  dhe sakrificë nga ushtari i thjesht Franca të gradoj  dhe të ngriti  në  gradën gjeneral. Për humbjen që e pate në luftë Franca  më respekt ngriti përmendore për këmbën tuaj.  Për herë të parë në botë u ngritë përmendore për një gjymtyrë. Për krimet e bëra dhe dëmin që i solle Francës pas lufte dënohesh më vdekje. I hoqën kërrigën. Ky është një shembull  i mirë për ruajtën e vlerave të luftës.!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat