Letër publike

Opinione

Letër publike

Nga: Haki Bunajku Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 13:10
Haki Bunajku

I nderuar ministër Lutfi Zharku! Së pari më falni që po ju drejtohem me këtë Letër publike!

Për këte shkrim shtysë është domosdoshmëria e asaj rruge që ka mbetur të ndjell ogur trishtues.

I sëmuri përplaset gjithkah për doktorë e për barna, por nuk bën kundërvajtje, sepse nevoja e detyron.

Unë lexova në internet se nga vullneti i mirë kishit investuar mjaft mirë në infrastrukturën rrugore. Dhe, kjo është për lavdi, mirëpo, buxheti fort qenka shpërnda për rrugët dytësore, ndonëse edhe ato duhet të jenë funksionale.

Mirëpo, para se të kalohej në to ka qenë dashtë të kryhet  asfaltimi i rrugës nacionale:  Shipasnicë e Epërme- Desivojcë, në një gjatësi prej 13 km-trash. Asfaltimin e nisën në vitin 2012-13, derisa Thaçi ishte Kryeministër.

Mirëpo, në mbarim të km. të dytë punët u ndërprenë. Keq boll.Tash ajo rrugë i ngjet një shkretire, që ndjell trishtim.

Hapjen e trasës dhe shtrurjen në zhavor e kanë bërë banorët e atjehit, nën udhëheqjen e artikullshkruesit.

Nuk dimë dhe nuk na është thënë arsyeja pse u ndërpre asfaltimi i kësaj rruge, por e di se kësaj kajdje nuk i vie erë e mirë.

Ju mund të hallakatni e mësoni për këtë ndërprerje të punës, respektivisht për këte prerje në besë.

Sipas mundësisë, futne në agjendën e vazhdimit të asfaltimit, që është shumë më e dobishme sesa të na i shpjegoni shkaqet e sabotimit.

Në anën tjetër kamionat e Bijanocit e Vrajës, duke u shërbye me mjete ndihmëse; bolduzher e bager e shkretëruan, jo vetëm rrugën, por më shumë Rrafshultën buzë Lumit të Desivojcës, duke e dhunuar bukurinë e natyrës.

Andejpari kanë hapur edhe puseta të rrezikshme dhe nuk çajnë kokën për të.

Është mirë dhe me interes të dihet pronari i shfrytëzmit të zhavorit,në mos për asgjë tjetër, bile për tatimin në pronë.

Ju falemnderit për mirëkuptim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat