Do meshkuj të kqij...

Opinione

Do meshkuj të kqij...

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 21:26
Kimete Berisha

1. Çohet mashkulli i keq, çorod, që s'ka ku shkon më çorod, dhe s'ka tjetër gajle, pos e ka rrok gajla e zheleve dhe e 'shminkave' të tij, dhe kishe po du me kall veten flakë para Kuvendit të Shqipërisë pa i ba kush kurrgjë.

Kur e pyetën policia, po çka dreqi pate që deshe me ba veten shkrumb e hi, tranvestiti i Tiranës që e quan veten 'Anxhela' tha se me tentim-kallje deshti ta sensibilizojë qeverinë dhe shtetin kah problemet e tranvestitëve. 
E çfarë problemi kanë tranvestitët përveç m'u vesh si gra....
po kush po ju ndal m'u vesh si gra, m'u ly e m'u ngjy, e m'u çky, e mos rreni se s'është kush kah ju pengon juve.

Me ja pa ftyrën 'Anxhelës' për gjynah, i kish lshu llajneri deri te veshtë, lapsi i i zi i syve vadë i shkojke faqeve, vetullat futë si kërrpesh i lagtë, 'senka' e gjelbër ia kish përshku kapakat e syve, ish përshklli i tëri, karmini all ia theksojke mjekrën pa rru, në qafë e kish kafshu dikush t'shkretin' pa rahmet...plus lypke respekt shtetëror për karikaturën e tij.

2. Drejtori i burgut të Prizrenit (zhvilla) si duket kish fansa edhe në 'Bregun e Diellit'. 
Kur u ktheva nga puna në shtëpi, thuajse e kam pas të lidhur para derës naj kali t'Banatës, një kubik shurrë të nxehtë (të sapo derdhur) e kish ba dikush para derës së banesës sime. 
Për me kalu shurrën si lumin nuk e pata lehtë.
Kur hyra brenda, s'dita çka me ba, puna e parë i tregova nanës në telefon. Ajo, pa e kry unë mirë fjalën, i filloi mallkimet e saj gjigante në viber, filloi nga rrënja e organit gjenital të kriminelit e deri te qelizat më të mbrama të trupit të tij, me kërkesën që t'i 'vdesin' ato pa çel mirë sabahu. 
Mos i paqa borxh.

...duhet nesër m'i vendos kamerat para derës së hyrjes, se për shkak të kuantitetit të shurrës që e pashë jam e bindur se krimineli nuk ka me lënë veç me shurrë, pa u kthy edhe m'u dhje nuk i thonë vetes njeri.

3. Dhe kështu, duke menduar se sa shumë meshkuj të kqij sheh femra, dhe sa pak meshkuj të mirë kanë mbetur, m'u kujtua Hazreti Sylejmani. 
Sikur mos të kishim pasur punë me njerëz të kqij (e që kemi punë me ta kah të rrotullohemi), do të kishim jetuar gjatë, sa Adami.

Me fjalë të kqija, me gjeste dhe me grimasa, me heshtje dhe me mllef të fjetur, me urrejtje, me indiferencë dhe me neveri, ne të gjithë i mbysim dhe na mbysin për çdo ditë nga pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat