Urimet më të përzemërta për 28 Nëntorin

Opinione

Urimet më të përzemërta për 28 Nëntorin

Nga: Frank Shkreli Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 16:56
Frank Shkreli

Gëzuar Ditën e Flamurit – Ditën e Festës së Madhe Kombëtare të 28 Nëntorit.  U bashkohem urimeve që sot Shqiptarët kudo që janë ndajnë me njëri tjetrin – Gëzuar dhe për shumë vjetë Dita e Pavarësisë Kombëtare.  

Njëkohësisht, në këtë ditë të shënuar, i lutem të Madhit Zot për një bashkim, dashuri, pajtim dhe mirëkuptim sa më të madh midis shqiptarëve kudo që jetojnë, e sidomos atyre në Shqipëri, Kosovë dhe anë e mbanë  trojeve shqiptare shekullore në Ballkanin Perëndimor, por edhe të gjithë mërgimtarëve, “gjakut të shprishur”, të përhapur anë e mbanë botës.

Kalofshi sa më mirë këtë Ditë të Madhe.

Me përshnetje dhe urimet më të përzemërta nga Amerika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat