Ligji për Obiliqin dhe "shkopi magjik"

Opinione

Ligji për Obiliqin dhe "shkopi magjik"

Nga: Prof.Dr.Zeqir Veselaj Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:06
Zeqir Veselaj

U gëzova shumë që qytetarëve të Obiliqit m? në fund u adresohen shqetësimet, vuajtjet dhe dëmet përmes ligjit. Ata patën dhe kanë fatin të jetojnë në zonën më vitale për Kosovën, por edhe fatkeqësinë që të jenë vendi më i ndotur aktualisht në Kosovë. Edhe fëmijët në gjithë Kosovën sinonim të emrit Obiliq e kanë pasur një vend me tymtar dhe tym. 

Përgëzime për deputetët e të gjitha subjekteve që me apo pa kalkulime partiake e elektorale votuan për ligjin.

Ky ligj në radhë të parë është rezultat i vuajtjeve të qytetarëve, por edhe i angazhimit të pandërprerë e të palodhshëm të një numri të madh ambientalistësh që punuan e lobuan që këtyre njerëzve tu njihet sakrifica jetësore dhe tu mundësohet një jetë më e dinjitetshme.

Janë ambientalistët ata që më së miri e adresuan alarmin se si është të jetosh në mjedisin me ajër, ujë dhe tokë të kontaminuar dhe atë jo me ditë, javë e muaj por me dekada. Përveç deputetëve, edhe këta meritojnë mirënjohjen e qytetarëve të vendit më të ndotur të Kosovës.

Por ky ligj nuk është shkop magjik. Nuk dua të jem euforik për ligjin, por as tingëllojë skepktik.

Mirëpo lutem që ky ligj të mos ketë fatin e shumë ligjeve tjera që i shtohen vargut legjislativ. Me rëndësi jetike është zbatimi, sepse sipas gjithë mekanizmave matës vendor e ndërkombëtar, Kosova nuk ka problem me numër ligjesh cilësore por me zbatimin e tyre. Mos të harrojmë se projekti "Hadja e Re" i aprovuar nga po ky Kuvend dhe qeveritë e kaluara para më shumë se një dekade, është pjesë e Obiliqit.

Rezultatet e Hades dihen dhe nuk janë referencë e mirë pavarësisht arsyeve dhe arsyetimeve. Qytetarë të Obiliqit, i gëzofshi rezultatet e Ligjit më shumë se sa ligjin e aprovuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat