Në pritje të këtij janari të acart!

Opinione

Në pritje të këtij janari të acart!

Nga: Ajet Avdyli Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 10:12
Ajet Avdyli

A do të jetë me ngrica, i ftohët, me erëra të furishme. Jeta, fëmijëria në fshat, na ka mësuar të dëgjojmë britmat e ulërimat e ujqve, që të parët tanë na këshillonin që të kemi kujdes se, kur bënë acar, ujqit janë shumë të rrezikshëm.

Por këtë vit, sikur kemi disa paralajmërime, të parakohshme se ky Janar, mund të na sjell befasi, mund të jetë më i acart se të gjithë janarët e tjerë. Andaj kërkohet përgatitje paraprake, veshje e mbathje, dru e zjarr.

Paraprakisht fshatarët po dëgjojnë britma e ulërima ujqish, të cilët sikur, janë të vetëdijshëm, se gjahtarët e kanë zbulua strofullin e tyre, andaj presin që në Janarin e acart t' i godasin.

Nëse vërtet gjahtarët do t'a godasin këtë hordhi ujqish, pranvera që do të vije do të jetë më e mirë me që blegtorët do të ndihen më të rehatshëm me kopenë deleve dhe se nuk do të kenë nevojë për qen shtesë për ruajtjen e bagëtisë!!!!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat