Nipi i shokut Husni dhe shefi i kuadrit

Opinione

Nipi i shokut Husni dhe shefi i kuadrit

Nga: Arben Llalla Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 23:11
Arben Llalla

Diku nga fshatrat e Kolonjës ishte një grua e përdalë në gjuhën popullore i thonin k… . Zonjës i kishte shkuar mosha dhe nuk është se i shkonte më njeri që t’i trokiste në derë për ndonjë shërbim. Duke e parë veten të rënë nga vafti, gruaja e përdalë merrte nëpër gojë të gjitha zonjat e fshatit dhe i quante k… . Kjo është arsyeja që katundit i mbeti emri “fshati i k…”, megjithëse kishte patur vetëm një syresh, asnjë më shumë.

Nga kjo rrëfenjë e thjeshtë mësojmë që nëse ngulmon në një gënjeshtër, ajo shpesh mund të shndërrohet në një sterotip, i cili padyshim është një nga çelësat kryesorë të komunikimit publik. Këtë strategji ka ndjekur Hitleri me hebrenjtë apo Enver Hoxha me ballistët dhe kulakët. Është e njëjta strategji që ndjekin tre musketierët dhe Dardajani në News 24. Për të shtënë urat e sherrit mes koalicionit qeveritar, ku ka ka më mirë se të rrëfesh një histori me tregun çam, ish-doganierë dhe ta prekësh mysafirin (Ilir Metën) në telat e vanitetit; “Si mund të barabitet LSI me PDIU-në?”

Image

Dhe këtu na dalin pastaj betejat elektorale të Dibrës, drejtoritë e marra në Kolonjë dhe fantazi të tjera që i shkojnë atij katundit që përmenda pak më lart.

Në fakt, koalicionet politike kanë ligjësi të tjera dhe Ilir Meta i kupton më mirë se katër hetuesit që po i përkëdheleshin si macja nën këmbët e të zotit pranë oxhakut dimëror.

Nejse, këta zëra pa kurrfarë peshe, të cilët kanë gjithë jetën që marrin rrogën me parimin “dy orë pas gardhit” kaq kanë mundësi kaq bëjnë. Njëri është nipi i shokut Husni, i cili deri dje syrin dhe kolonjarin e konsideronte thjesht “kat’nar”, kurse tjetri vuan nga sindroma e Stokholmit dhe nuk e përmbante dot ngazëllimin që kishte përballë një shef kuadri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat