Pyetje të sinqerta e aspak tendencioze, BDI-së?

Opinione

Pyetje të sinqerta e aspak tendencioze, BDI-së?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 11:01
Sulejman Mehazi

A e dini, ju të nderuar të BDI-së, se kur e mori, kaploi, gllabëroi e keqja partinë e Thaçit, a e dini momentin  kur popullata shqiptare s'donte të dëgjonte  për PDSH-në, atëherë kur tërë votuesit e morën mëri këtë parti? Me siguri e dini, po shtireni se nuk e dini, ndoshta  ju ka verbuar pushteti e keni harruar. Ua përkujtojmë, sepse e kundërta e harresës suaj është përkujtimi jonë! Ngjarjet tmerruese e vrastare në fshatin e vogël malor të Brodecit rural.

E atëherë si mund t'ju duan juve, të BDI-së, kur gjatë qeverisjes suaj ndodhën shumë më shumë ngjarje të trishtueshme e vrastare edhe atë në qytetin e madh, urban të Kumanovës, ku 10000 banorë kishin rrezikshmëri permanente, pandërprerë 48-orëshe. Po Mostra e Sopoti, po burgosjet, rrahjet e grave, nxënësve, po skandalet korruptive e seksuale të zbuluara me anë të bombave mistike telefonike?

Po sikur ngjarja tragjike 48 orëshe me të gjitha armët e sofistikuara luftarake të kishte ndodhur në vendbanimet tuaja, ju atëherë a do ta kishit dashur partinë shqiptare në pushtet? Ama, ju lutem, tregoni drejt e bëhuni të sinqertë! Prandaj s'keni të drejtë t'u hidhëroheni kumanovarëve, po duhet me urgjencë kërkuar falje popullatës së këtij qyteti të Karadakut! Gjërat e shëmtuara e të frikshme nuk harrohen shpejt, ata janë të freskëta,  më të freskëta se lufta e 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat