Ja pse kemi këtë vlerësim nga PISA për arsimin në Kosovë

Opinione

Ja pse kemi këtë vlerësim nga PISA për arsimin në Kosovë

Nga: Leutrim Sahiti Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 21:53
Leutrim Sahiti

1. Diplomat blihen me shumicë në treg;

2. Provimet kalohen me skripta;

3. Pyetjet në provime në shumicën e rasteve janë të njejta në secilin afat;

4. Shumica e Profesorëve Universitar pensionohen dhe ende nuk kanë asnjë liber të botuar;

5. Pranimi në Universitet me korrupsion e nepotizëm;

6. Studentët mbushin muret dhe tavolinat me përgjigje të testeve;

7. Bibliotekat të zbrazura e kafiteritë të mbushura me studentë;

8. Përzgjedhja e mësuesve, arsimtarëve e profesorëve bëhet në bazë të përkatësive partiake;

9. Ekonomisti ligjeron drejtësinë, filozofi psikologjinë e biologu gjeografinë;

10. Një profesor mbanë 5 vende pune njëkohësisht;

11. Mësimdhënësi iu thotë nxënësve lexojeni mësimin e në fund të orës e perseritni nderkohë ai del jashtë apo luan me telefon;

12. Të jesh student i mirë, i humb gjasat me hy në punë pasi ke mbikualifikim;

13. Diplomen në xhep e kazmen në krah;

14. Mësim e jo edukim;

15. Punë praktike në minimum;

16. Shit-blerje të notave;

17. Ngacmime dhe kushtëzime seksuale;

18. Vlerësim i mirësjelljes e jo dijes( hajt një 5-she se i urtë është);

19. Droga e pasiguri në Shkolla;

20. Numër masiv i studentëve në ligjerata;

21. Nxënësit duan nota, jo dije;

P.s Pa tendenca gjeneralizuese.

Kosova ky shtet i dijes!

Autori është Sociolog dhe Politolog

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat