Ruajtja e Paqes dhe Stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkan në dëm të Shqiptarve!

Opinione

Ruajtja e Paqes dhe Stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkan në dëm të Shqiptarve!

Nga: Skender Jashari Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 11:21
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Ruajtja  e Paqes dhe Stabilitetit si  teori dhe praktikë lindi që në Kongresin e  Vjenës të  vitit 1814-1815, e  cila edhe  sot  ende  aplikohet! Ky kongres, i mbledhur, për të  restauruar  ndryshimet  që ishin  bë në  luftrat  rreth  25 vjeçare që Napoleon Bonaparta kishte  shkaktu në  mbarë Europën, duke  ndryshu rrënjësisht   hartat gjeografike të Europës. Në këtë  kongres shquhej  Pentarkia( Franca, Anglia, Prusia, Rusia dhe Austria) që u morën  vesh për ta  respektu një parim, me të  cilin mendonin që  do  vehet  një paqe  më e qëndrueshme sesa ishte.

Në vazhdim, ky  parim :"Ruajtja e Paqes dhe Stabilitetit”( e ca herë i emërtuar me  emërtime si: “balancim i fuqive të mëdha” etj) është  shfrytëzu  jo pak herë, madje kujtoni  luftrat  e shekullit të XIX,  ku në  shumicën e  tyre, është vënë  në jetë! Derisa ky parim, është  tejet  i dhimbshëm  e gjymtues sidomos  për  Trojet tona Shqipëtare, që  coptoi  duke  lënë   jashtë shtetit  Amë, më shumë sesa  gjysmën  e  territorit dhe të popullsisë( 64% të  popullsisë)! Thelbi i bishtërimit të këtij  parimi, bëri që të  funksionojë një  “paqe e  kufizuar”, e  cila ishte  në  interes  të  atyre palëve që  kishin aleat dhe ishin të  dëmshme për  palët që nuk kishin  aleat! Bishtrimi konsistonte  që shtetet e tilla duke  kërcënu verbalisht, e  ca  herë edhe  ushtarakisht, një  shtet tjetër më të  dobët në   aleanca ( e  veçmas pa  aleat), bënte  që  shteti  kërcënues të impononte  ndryshim kufijsh, ndërsa shtetet  tjera të jenë të interesuara që të ruajnë  paqën pa marrë parasysh katastrofat që mund të jenë  shkaktu për   palën  humbëse!

Historia jonë  Kombëtare, është   treguesi më  i mirë, që  ilustron  humbjen e  Trojeve  tona, shkaku  i  tregtimeve  që janë  bë, në  emër të  ruajtjes së Paqës dhe Stabilitetit jo vetëm në  Ballkan, por edhe  më  gjërë( në Europë!).

Në Kongresin  e Berlinit, Luftën e  I dhe të  II Ballkanike, Luftën e  I Botërore, Luftën e II Botërore, e veçmas i kemi të  freskëta me rastin  e  shpërbërjes së ish-jugosllavisë( i njohur  sidomos tashmë  si “Komisioni  i Badinterit” i udhëhequr nga  juristi  francez Robert Badinter, prej 29 nëntorit 1991 deri 13 gusht 1993, me 15 mendime të  cilat do  kenë  ndikim në  të  ardhmen  e qytetarve brenda ish-jugosllavisë!), pastaj në  Marrëveshjen e  Paqes së Dejtonit(  të  14 dhjetor 1995).

Komisioni i Badinterit, specifikonte  në opinionin  1( shpërbërjen  e RSFJ-së),  opinioni 2( Vetëvendosjen), opinioni 3 ( kufijt), opinioni 4( Bosnje dhe Hercegovina), opinioni 5 ( Kroacia), opinioni 6 ( Maqedonia), opinioni 7( Slovenia), opinioni 8( kompletimi i procesit të shpërbërjes së  RSFJ-së), etj.  Por askund nuk trajtohej  çështja  e shqiptarve  në  ish-Jugosllavi, duke  mbetur kjo një  rrënjë e fortë  për  jostabilitet rajonal-Ballkanik në të  ardhmen!

Marrëveshja e Dejtonit, po ashtu do trajtojë çështje të   cilat kishin të  bënin  me të  tjerët si me  Bosnjën, Kroacinë, Serbinë,  por aspak  nuk trajtonte  çështjen  Shqipëtare! Madje  në këtë rast, u pranu si pal edhe  një  entitet kriminal, siç ishte  Republika  Sërpska,   vetëm  e  vetëm  që  të  vendosej  një   paqe dhe stabilitet, pa përfillur gjasat që në të  ardhmen  po këto lëshime  do jenë  shkaktar të problemeve  të  mëdha, jovetëm  rajonale por edhe më gjerë! Shih në  aneksin 1 B të kësaj  Marrëveshje të Dejtonit, siç vërehet që Stabiliteti  vendoset si  kapitull i  dytë!

Me këtë tregohet  që  faktori ndërkombëtar, ka një interes “ Paqen dhe stabilitetin” pa shiku se mbi çfarë  bazash-themelesh, të  qëndrueshme a jo të qëndrueshme, kriminale a jo kriminale( gjenocidale), të drejta a jo të  drejta etj, mund të  arrihet ajo! Kjo ishte  e pandryshueshme  si   në fillet e  saj, ashtu edhe  në ditët e sotme!

Ruajtja e  Paqës dhe  Stabilitetit në  Europë, e  veçmas në  Ballkan,  është  kryekëput  problem  i lindur me  lindjen  e  Rusisë, e cila  tentonte hegjemonin e  saj në Ballkan, duke  e shkëputur këtë  pjesë nga  kultura, influenca Euro-perëndimore! Nga  Pjetri i Madh si Car i Rusisë, ku më  1715, tregon  aspiratat  anti-europiane, me theks të  veçantë  zbritjen  deri në Ballkan e po ashtu edhe   në pjesë tjera të  Europës, e që  ndërsa  gjatë   viteve  më pas e deri në  vitet 1989 me  rënijen  e   BRSS,  vazhdimisht   shkaktoi  trazira të rënda,  e në të  gjitha rastet  të  dëm të   Kombit tonë! Ndërsa  Rusia, është  duke  tentu të  ringritet  sidomos kjo pas  agresionit  në  Gjeorgji, e në  vendet  tjera.  Sa më e  dobët  Rusia,  aq më mirë qenësia e Kombit tonë, si dhe e  popujve  të tjerë  viktima të  këtij shteti ( Rusisë)!

Me Çlirimin e  Kosovës, nga kolonializmi serbë, në të u vendos  Paqja dhe Stabiliteti- mirëpo kjo paqe dhe ky stabilitet është  duke  u minu me privilegjim të paligjshëm të   minoritetit serbë( që nuk i njihen  asnjë   minoriteti tjetër në botë!). Ndërsa Paqja dhe Stabiliteti në Ballkan, absolutisht nuk  është    vendosur ende, sepse  para 100 vitesh u prish  Paqja dhe Stabiliteti, kur sllavët  pushtuan  Trojet Shqipëtare! Derisa gjyshërit tanë, nën  verbërinë  e   ideologjisë  islamike( të mbjellur nga Perandoria Osmane- veçmas  xhon turqit), kaluan në  anën  e  gabuar të historisë( u bashkuan  me   armikun  e tyre!), duke   humbur edhe  aleatët  e pakët  Europian si dhe  rrethanave  tejet  të favorshme  ekspansioniste  sllave  në Ballkan! Paqja dhe  Stabiliteti në  Ballkan, vendoset në  çastin  e  qetësimit-shërimit të  plagëve  Shqipëtare, Hungareze( Vojvodina), Bonje dhe Hercegovinë(  problemet me  Republikën  Sërpska) etj!

Republika  e Kosovës,  duke u  minu  me   minoritete që pretendojnë edhe me 2-5 %, që të jenë   vendimmarrëse, apo  sadopak më të  privilegjuara sesa pakicat tjera,  jo vetëm në  vend, por edhe  në vendet tjera, shkakton motivime, interesime, dëshira por edhe  nevoja  që edhe   të tjerat minoritete  të kërkojnë-aspirojnë   statuse   të  tilla!

Ndërsa të gjithë  tashmë  e thonë, që  Pavarësia e Kosovës,  sjell forcimin  e Paqes dhe Stabilitetit edhe në  Ballkan, gjë  që  s’mund të  quhet  si e vërtetë plotësisht! Kjo sjell Paqe dhe Stabilitet  në Kosovë dhe padyshim  ndikon edhe  në Paqen dhe Stabilitetin rajonal ( Ballkanik), por  duke  patur  kujdes, që mos të   privilegjohet minoriteti  Serbë, më shumë sesa  çdo minoritet tjetër dhe më  shumë  sesa  parashohin aktet ndërkombëtare për minoritetet( si për gjuhën, simbolet, kulturën, qeverisjen lokale, të drejtat themelore e të tjera), ngase çdo privilegj i tillë, do kërkohej edhe nga  pakicat-minoritetet tjera, të cilave Serbia nuk dëshiron t’ua njohë( hungarezve, gjermanve, bullgarve, rumunve, e mbi të gjithë  Shqiptarve  në Luginë dhe Sanxhak)!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat