Faj kemi të gjithë ne?!...

Opinione

Faj kemi të gjithë ne?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 15:31
Dibran Demaku

Lajmi se nxënësit e Kosovës kanë dalur keq në një sondazh vleresimi të diturisë së tyre tregon se një alarm i keq është ndezur per ne.Kur them për ne e kam fjalën për ne si komb,për ne si vend për ne si Kosovë.Dhe ky alarm i ndezur duhet të ua djeg tabanët e këmbëve sidomos atyre që sot ndodhen në krye të arsimit në Kosovë,por njëkohësisht edhe mësuesëve,arsimtarëve,profesorëve…

Thënë të drejtën arsimi në Kosovë ka marrë në thua që një kohë të gjatë.Tash një çerek shekulli ai zhvillohet vetëm sa për të thënë! Dhe nëse në pothuajse dhjetëvjeçarin e parë të këtij çerekshekulli,mungesat në arsim edhe do të mundtë arsyetoheshin disi (Serbija kishte nxjerrë nxënës dhe arsimtarë nga objektet shkollore) dhe ne kishim vazhduar mësimin në Shtëpi-shkolla.

Autorittë këtij shkrimi i është ngulitur në mendje një bisedë që kishte bërë me një mikun e tij mësues,në ato ditët e para që sa kishin filluar të ashtuquajturat shtëpi-shkolla:-„Ne vetëmsa po e mashtrojmë vetën me vazhdimin e mësimit në këto shtëpi-shkolla, sepse aty nuk bëhet mësim siç duhet!-kishte filluar bisedën ai.-Si t`i thuhet klasë mësimi një dhome ku nuk ke as banga ku do të ulen fëmijët,ku nuk ke as karrige ku të ulet mësuesi?!

Si do të nxëjë dije një nxënës i ulur këmbëkryq dhe i ndrydhur nga shoku apo shoqja e tij,sepse dhoma është tejet e ngushtë?! Kështu vetëm po e mashtrojmë vetën,por edhe po i marrim fëmijët në qafë! Nëse vazhdon kështu vetëm një vit,arsimi ynë do të pësojë aq shumë saqë për t`a kthyer në binarët e rregullësisë do të duhen vite e vite“!...

Mësimi nëpëe shtëpi-shkolla nuk kishte zgjatë vetëm një vit siç kishte shpresuar miku i autorit,por pothuajse një dekadë të tërë.Gjatë asaj dekade kishin dalë me diploma të ndryshme shumë të rinj që nga shkolla fillore e deri në Universitet?!

Dhe realisht ata të diplomuar në ato kushte nuk kishin asnjë faj…Nëse ata kishin dalur me dije të cunguar fajin e kishin organet qe merreshin me drejtimin e arsimit në atë kohë si dhe mësimdhënësit?!...Ata të diplomuar në atë kohë sot mund të jenë pothuajse në të gjitha institucionet e vendit qofshin ato politike apo kulturore!...

Dhe kur u besua se arsimi do të ngritej në këmbët e veta(pas luftës) ata që erdhen në pushtet nuk u kujdesën fare për të,por lejuan që të vazhdonte ashtu në mënyrë stihike! Për më keq akoma paslufta arsimit në Kosovë i shtoi edhe të këqija të tjera siç ishin: Hapja vend e pa vend e shumë kolexheve private,hapja vend e pa vend e shumë Universiteteve private,në të cilat u „diplomuan“ shumë e shumë të tjerë që së bashku me ata të paraluftës bëjnë një armatë të tërë të“diplomuarish“ me dije të cunguar?!

Nese apriori do të mendonim se që të gjithë të diplomuarit në kohën e shtëpive-shkolla si dhe atyre të pasluftës janë me dije të cunguar,do të bënim një gabim të pafalshëm,por që mjerisht ata me dije të cunguar janë shumica?!

Dhe të tillët sië e cekëm edhe më lartë sot ndodhen nëpër të gjitha institucionet e mundshme shtetërore qofshin ato institucione politike qofshin ato institucione shkollore apo kulturore?! Dhe kur të tillët(shumica e tyre) drejtojnë institucionet në fjalë atëherë domosdo që do të dalim të fundit në çdo sondazh të jetës që do të bëhet?!...

Kur para ca vitesh kryeministri i atëherëshëm Hashim Zhaqi do të hapte me dekret kryeministror tri universitete në një ditë(?!) kryeparlamentari i atëherëshëm Jakup Krasniqi publikisht dhe nga foltorja e Parlamentit pat thënë:-„Deri tash kemi nxjerrë analfabete me shkollë të mesme,ndërsa nga sot e tutje do të nxjerrim analfabetë me Universitet?!“,ndërkaq kryeministri Thaqi do të shtonte:-„Unë i kam premtuar elektoratit se do t`i hap ati Universitete dhe do t`i hap?!“…

Dhe kështu do të vazhdojë edhe më tutje derisa në krye të arsimit në Kosovë do të jenë „analfabetët me universitet“ me përjashtime natyrisht?!...

Se arsimi në Kosovë eshtë në grahmat e fundit para shuarjes e tregon edhe refuzimi i mësimdhënësve për të bërë testin e diturisë së tyre?! Derisa mësimdhënësit i frikësohen një testi krejt rutinor,lind pyetja çfarë dije do të kërkosh nga ata.Të kërkosh dije nga ata që nuk kanë për vetën e tyre si do të ëndërrosh pastaj se nxënësit do të jenë më të mirë se mësuesit e tyre?!

Edhem ë keq mësimdhënësit e Kosovës kanë kërcënuar ministrinë e arsimit se nëse ajo tenton që ta bëj një test të tillë ata do të hidhen në grevë?! Çështje tjeter është ajo kur mësimëdhënësit e Kosovës ankohen për rroga të vogla e shumica prej tyre në procesin mësimor i kanë vetëm nga dy apo tri orë në ditë?! Askund në botë mësimdhënësi nuk merr rrogë të plotë me dy apo tri orë pune në ditë,përveq në Kosovë?!

„Ra ky mort e u pamë“ e ka titullin një libër i njohur i Kadaresë.Ne do tështonim:“Ra ky mort e u pamë se ku ndodhemi?! Ra ky sondazh e u pa se ku ndodhemi ne me arsimin?!

Ra ky sondazh e u pa se të gjithë e kemi nga një pjesë të fajit?! Dhe faji do të trashet poqese nuk e ngrisim zërin dhe të ndalojmë këtë të keqe(nga shumë të tjera) që na ka përfshirë?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat