Aty ku ka politikë, aty nuk ka as arsim dhe as shkencë!

Opinione

Aty ku ka politikë, aty nuk ka as arsim dhe as shkencë!

Nga: Agron Shabani Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 23:23
Agron Shabani

Arsimi, shkenca dhe politika janë pole ose "boshte" të kundërta që nuk përkojnë fare njëra me tjetren. Ato ndryshojnë mes veti si nata me ditën. Aty ku hyn politika, aty nuk ka as arsim dhe as shkencë të mirefillët.Ka anarki. 

Arsimi, shkenca ose shkollimi janë epiqëndra ose boshti kurrizorë i edukatës, kulturës, zhvillimit dhe emancipimit të përgjithëshëm të një shteti dhe të një populli ose kombi të tërë.

Pa sistem të mirëfillët shkencor, arsimor, akademik ose pedagogjik, nuk mund të ketë as shtet dhe as pushtet të mirëfillët ligjorë, qytetar, parlamentar dhe demokratikë. Sidomos aty ku liderët ose politikat e ndryshme ditore ose periodike- përzihen ose i fusin duart në punët shkencore, universitare ose pedagogjike. 
Duke i cënuar ose shkelur rëndë integritetin, dinjitetin, ekskluzivitetin dhe autonominë e preferuar shkencore ose akademike. Si dhe duke i dëmtuar procesët dhe vlerat e njohura mësimore ose akademiko-pedagogjike. 

Dhe, kjo përmes privatizimit, klanizimit, fosilizimit, instrumentalizimit, partikularizimit dhe relativizimit të shkollave, kolegjëve ose universitetitë të ndryshme në Kosovë ku shkollat, kolegjët ose univesritetët e ndryshme i udhëheqin ose sundojnë partitë-shtet në shtetin-parti! Dhe, jo kuadrot e specializuara dhe kompetente.

Si pasojë e asaj politike pseudoshkencore ose antipedagogjike, nxënësit ose shkollarët e rinjë të Kosovës doli që të renditën në pjesën e fundit të tabelës së klasifikimit nga "PISA"! 

Se këndejmi, si duket askund me tepër se sa në Kosovë nuk keni analfabet ose gjysëmanalfabet me diploma universiteti?!
Për të mos thënë edhe pedagog ose profesor universiteti...!? 

Mos të flasim këtu mbi analfabetët ose gjysëmanalfabetët e ndryshëm institucional dhe funksional....!!!

Kush i ka në dorë shkollat ose universitetët, ata i kane në dorë ligjet, shtetin, institucionet, shëndetin ose jetën e një populli ose kombi të tërë.

Ndaj, më shumë se sa partitë dhe lideret ose politikanët e tyre, si duket u gëzua qeveria e Isa Mustafës lidhur me ato humbje ose dështime të mëdha që i ka shkaktuar i ashtuquajturi " sestimi pedagogjik"ose " akademik" në Kosovën e pasluftës. Sepse, duke " prodhuar" në menyrë serike analfabet ose gjysëmanalfabet të ndryshëm " shkencorë", "universitar" ose "akademikë", demagogët, hipokritët, analfabetët ose gjysëmanalfabetët e ndryshëm institucional dhe funksional në Kosovë, e shohin të sigurtë ose të garantuar sundimin dhe mbijetesën e tyre pushtetmbajtëse ose politike. Dhe, kjo duke i stisur, rimuar, valorizuar, ekzagjeruar ose glorifikuar të "arriturat" ose "suksesët" e tyre në politikën e brendshme dhe atë të jashtme.

Ndërkohë që edhe ndryshimet ose substituimet e mundshme ose eventuale në kuadrin e atjeshëm universitar ose pedagogjikë, kryeminstri Mustafa dhe bordi (kabineti) i tij, sigurisht se do i bëjnë mbi "formulën" ose "binomin" e njohur të interesave të njohura partiake, pushtetmbajtëse ose politike të të ashquajturit "koalicionit të madh" LDK- PDK! Dhe, jo në interesin e etikës, kulturës, emancipimit dhe disiplinës së njohur shkencore, universitare, akademike ose pedagogjike në Kosovë.

Ata sigurisht se do i pëzullojnë edhe strukturat ose superstrukturat e ndryshme sovrane ose legjitime të universitetit të Prishtinës ose institucioneve tjera arsimore ose pedagogjike...?

Duke i zëvendësuar ata ose ato sipas kutit ose interesit sundimtar, klanor, qeveritar ose partiak me njerëz të përshtatshëm politikisht si dhe me bedel, vasal, poltron, kameleon ose servilë të LDK-se dhe PDK-së. Apo, me drejtor shkollash të mesme ose fillore, dekanë ose prodekanë të ndryshëm politikë ose partiak dhe prol LDK-së dhe PDK-së.

Ndonëse, me rastin e ndryshmit ose ndërrimeve eventuale të stafit akademik ose pedagogjik, me kutin e partive-shtet ose shtetit-parti, mëse tepërmi do pësojnë nxënësit, studentët dhe shoqëria e gjithëmbarëshme shqiptare në Kosovë.

Ndërkaq, do fitojnë Isa Mustafa, Arsim Bajrami, Edita Tahiri, Skënder Hyseni dhe "etërit" ose "baballarët" tjerë institucional dhe funksional.

Sidoqoftë, nesër ose pasnesër, përgjithësinë kryesore për të gjitha dështimet e Kosovës do e bartin sundimtarët e ndryshëm politikë ose partiak. Ndërsa, deri atëherë do vuajnë dhe pësojnë vazhdimisht shqiptarët e Kosovës etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat