Çfarë loje po luan Kuvendi i Kosovës?

Opinione

Çfarë loje po luan Kuvendi i Kosovës?

Nga: Haki Bunjaku Më: 9 janar 2017 Në ora: 07:18
Haki Bunjaku

Në fatkeqësinë e R.Haradinajt; groteskë, vodvil apo……?

Shtetet e Shëngenit, nuk ia varrin, nuk ndijnë për vendimet qesharake që merr Kuvendi i Kosovës, sepse ato nuk po respektohen brenda në këtë mbetje të cunguar të Kosovës e dil më jashtë.

Është Qeveria, është Ministria e Punëve të jashtme, është komisioni për marrëdhënie me botën e jashtme. Prandaj këta, në këtë rast duhet ta thonë fjalën e tyre dhe ta arsyetojnë detyrën për të cilën janë përcaktuar.

Te këto organe duhet Hashim Thaçi të ushtrojë ndikimin e vet, por si duket, nuk e dëshiron lirimin e R.Haradinajt, të cilin e trajton si oponent serioz.

Kuvendi i Kosovës ka mëse gjysmë viti që nuk ka qenë në gjendje të marrë kurrfarë vendimi, sepse kështu turbullt i konvenon kryetarit +& të tij, që të mos hallakatën kriminelët, të cilët i ka marrë në mbrojtje kryekrimineli.

Kuvendi, së pakut ,duhet të jetë korrekt dhe të mos tallet me zotëriun R.Haradinaj, çështja e të cilit nuk është tash në juridiksionin e tij.

Ramushi është luftëtar trim dhe atdhetar, por në politikë ka bër gafa të pandreqshme, dhe këtë posa u kthye nga Gjykata e Hagës.

Nëse ka këshilltarë politikë, posa të kthehet krejt duhet me i fshi rrëmet, sepse asgjë pozitive nuk e kanë këshillue.

Që të vijë në pozitë për ta dhënë kontributin për komb e Kosovë, duhet të lidhet me rugovistët e LDK-së e ta mposhtin kryetari udbist e të rrejshëm në LDK dhe pastaj të të fillohen punët si në kohën e presidentit profet, Ibrahim Rugova.

Në këtë mënyrë dhe vetëm kështu zgjidhet lëmshi i politikë keq të ngatërruar në Kosovë.

Rambo!

Shpejt do të lirohesh që të nisesh për celebrimin e presidentit në Amerikë dhe pastaj kështu do të shohim ty në Kosovë, vetëm mbahu politikisht fort e pa lajthitje.

Nëse është e nevojshme, angazho një këshilltar nga jashtë?!

Gjithsesi te ne duhet të ndërrohet kursi politik dhe ky ndërrim mund të realizohet vetëm me angazhimin tënd serioz në politikën e Kosovës.

Rambo!

U pafshim shpejt në liri!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat