Mjerë i ligu, po i fortë qenka

Opinione

Mjerë i ligu, po i fortë qenka

Nga: Islam Fejzullahu Më: 11 janar 2017 Në ora: 07:32
Ilustrim

Fund viti 2016 dhe fillim viti 2017 mua personalisht me gjeti në vendlindje,në acarin e pa parashikuar natyror, por edhe në acarin e planifikuar politik me një  rrymë euforike dhe të tensionuar në përditëshmerinë kosovare! Çdo ditë e me tepër sikur politika ditore bëhej ma e zëshme dhe  kundërthënëse në mes subjekteve politike(pozitë-opozitë) deri në atë masë sa edhe ajo një fije etike njerëzore erdhi deri në pikën kritike sa të këputet, deri ne atë masë sa edhe nuk shifej dallimi ne sytë e disave se me kë përplasej apo ballafaqohej tek disa ndikohej leverdia personale e tek të tjeret interesi kolektiv (debati politik i deputetve).

Çështja delikate për veteranët disi sikur u vu në vend dhe rend nga pozita me kundërshtimin e opozitës( me miratimin e ligjit per veteranet),mbeti plagë e pa shëruar çuarja e drejtësisë në vend për rastin Dehari dhe të tjerëve të ngjajshem. Me pastaj ra nga qielli si bombë ftesa e një personaliteti aktual(lideri i AAK-së)për pjesëmarrje në inaugurimin e presidentit amerikan, kundërthëniet moren dheun sikur të ishte bombë për një mori politikajsh në krye me presidentin e vendit(nga gjelozija se nuk është i ftuar nga suita e presidentit, pasi nuk ishte i ftuar personalisht)!

Gjatë rrugëtimit të të ftuarit për në SHBA i Ramush Haradinajt plasi bombë ndalimi i tij nga pushteti francez e me pastaj arrestimi i tij nga po i njëjti shtet (iu ndërpre rrugëtimi për SHBA  për të shkuar presidenti nga llogarit e bashibozukve të tij jo i ftuar nga suita e presidentit amerikan), rast ky që zgjoi kërsherinë ndërkombëtare si rast senzacional.

Fletarresti kundër tij qenka lëshuar nga shteti serb kinse nga viti 2004 ( sikur nuk qenka ai fletarrest qe nga koha e Millosheviqit) jo vetëm për të por edhe per një shumicë shqipëtarësh të cilët në atë kohë suita e Millosheviqit me retorikën gënjeshtare nëpër botë i trjatonte si terrorist thuaja edhe fëmijët në djep të nënave shqiptare në trojet e veta. Franca një shtet në mesin e 112 shteteve tjera  që njohu pavarësinë e Kosovës ( e shpallur me 17 shkurt te viti 2008), kësaj radhe u tregua shum e dobët dhe u turpërua me agjendën e vet politike karshi Kosovës të cilën e njohu si shetet, por u dëshmua bindëse se kur është në pyetje aleati dhe miku i vjetër( së bashku me servilet dhe bashkëpunëtoret e vet) nuk mërzitet përse lëpin atë qe kishte pështyrë!

Franca edhe njëherë dëshmoi se kur është në pyetje aleati i vjetër sikur në periudhën e bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe që kryenin gjenocid dhe shfarosje mbi popullatën e pa mbrojtur civile jo serbe në Kosovë jo vetëm që sabotonte bombardimet, por edhe disa gjeneral francez u zbuluan se spiunonin tek millosheviqi për planet e NATO-së.

Franca kur është në pyetje aleati i vjetër jo rastësisht vendosi forcat  veta ushtarake në kuadër të KFOR-it pikërisht ne pjesën veriore të Kosovës(regjionin e Mitrovicës) me ç’rast që nga ajo kohë tretmani i këtij regjioni dihet-ndarja, copëtimi,kantonizimi teritorial i Kosovës. Kjo pikërisht në bashkëveprim me servilet e saj të brendshem shqiptar( për llogari të aleatit të vjetër- Serbisë).Vallë kjo nuk i gjason sikur edhe kjo e fundit ndalimi pastaj arrestimi i Ramush Haradinajt se kur është në pyetje aleati i vjetër gjithçka Franca fut në lëvizje.

Kundërthëniet si mbrenda në agjendën politike e Kosovës, ashtu edhe jashtë në atë ndërkombëtare ky rast nuk po kalon me lehtësi dhe po shifet sikur po sprovohen forcat e reja, duke iu bashkangjitur këtij rasti tani edhe trumbetimet e shtetit serb se lista e të akuzuarve shqiptarë nga shteti serb sa vjen e shtohet, në anën tjeter edhe diplomatet serb(ministri i jashtem serb Dacic) po vazhdon retorikën psikopate millosheviqiane planifiko akuza të ndyra, pastaj ka kryerë veprimet dhe qëllimet e veta, sikur doli me akuzën e re gjoja se citoi: Diaspora shqiptare po planifikon marrjen  e një ambasade serbe, rast i ngjajshëm  me të  Millosheviqit të vitit 1998 rasti ”PANDA” në Pejë kur me urdhër të Millosheviqit u vranë 5 të rinj serb me pretekst se i vranë shqiptaret në mënyrë që të fillojë masakrat mbi popullatën shqiptare, kur dihet botërisht sikur edhe  vetë pushtetaret serb e kanë pranuar publikisht se Millosheviqi me regjimin e tij vrante serb për qëllimet e tij.

Përfundimisht seanca e kuvendit të Kosoves për rastin Haradinaj dëshmoi se ndarjet dhe përqarjet mbrenda për mbrenda spektrit politik shqiptar në të gjitha trojet e posaqërisht në Kosovë se akoma vuajmë nga sindromi i quajtur: Mjerë i ligu po i fortë qenka, sepse sot u vrejt se Haradinaj u viktimizua sikur edhe shumë vite më parë me ç’rast në dy gjykimet e tij në Gjykatën ndërkombëtare të Hages(që zgjati 6+2 vjet) nga po të tilla akuza serbe u shpall i pafajshëm dhe dëshmoi pafajsinë, dëshmoi për luftën e drejtë çlirimtare të luftëtarve të UÇK-së. Kjo seancë e sotme që u mbajt për rastin Haradinaj,  mund ta quaj sikur një arenë e shthurur e forcave të pa barabarta te cilat nuk dinë as qëllimin e as arsyen e daljes në atë arenë duke u akuzuar e fyer e mes veti të zgjedhurit  epopullit sikur Haradinaj dikujt nga mbrenda pushtetit po i prishë planet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat